Aktorja sharmante Rose McGowan ka bërë të ditur se është - TopicsExpress



          

Aktorja sharmante Rose McGowan ka bërë të ditur se është fejuar me të dashurin Davey Detail. Çifti, i cili ka filluar romancën vitin e kaluar, ka konfirmuar se së shpejti edhe do të martohen. Thashethemet për fejesën e tyre kishin filluar të qarkullojnë pasi McGowan është fotografuar me unazë në gishtin e fejesës dhe tani zëdhënësi i tyre e ka konfirmuar se ata janë fejuar dhe ndjehen shumë të lumtur. Edhe vetë aktorja më pas në Twitter ka shkruar: “Ju falënderoj për urimet tuaja”. Është interesant se kjo është fejesa e tretë për aktoren, ndërsa asnjëherë nuk ka arritur të martohet. Të shpresojmë se kjo të jetë treta e vërteta.
Posted on: Thu, 25 Jul 2013 09:01:31 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015