Aktualitet Artistët dhe ish të përndjekur, me pensione të - TopicsExpress



          

Aktualitet Artistët dhe ish të përndjekur, me pensione të posaçme! Në mbledhjen e djeshme, Qeveria ka akorduar pensione të posaçme për disa personalitete dhe figura të njohura të fushës së artit, sportit, historisë, mjekësisë apo shkencës shqiptare. Shumë prej tyre janë emra që kanë vuajtur dhe janë përndjekur nga regjimi i egër komunist dhe që në dy dekadat e fundit kanë dhënë kontribut të çmuar në mbrojtje të vlerave të demokracisë dhe të të drejtave të shtresës së të përndjekurve politikë. Vendimi Emra si Pali Kuke, Ndoc Tusha, Adem Allçi, Luan Myftiu, Flamur Shehu etj., janë vlerësuar për kontributin e dhënë këto vite në fusha të ndryshme, duke marrë në këtë mënyrë vlerësimin e punës së tyre shumëvjeçare nga qeveria shqiptare. Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e djeshme vendimin për “dhënie shtesë pensioni të posaçëm shtetëror”, disa prej personaliteteve të artit, kulturës, historiografisë e mjekësisë shqiptare. Disa prej tyre janë ende shumë aktivë dhe vazhdojnë të japin kontributin e tyre në fushat përkatëse, pavarësisht moshës dhe rrethanave. Ka mes tyre regjisorë të shquar si Pali Kuke, mjekë si Flamur Tartari, kompozitor si Flamur Shehu, artist si Ndoc Tusha etj. Pali Kuke Një nga regjisorët e njohur të kinematografisë shqiptare dhe botës së spektaklit televiziv, vlerësohet nga qeveria (me pension të posaçëm)për kontributin e dhënë ndër vite në realizimin e filmit shqiptar, dhe në përgatitjen e brezave të artistëve të rinj. Ndoc Tusha Artisti shkodran i aplikacionit me kashtë thekre. Gjatë gjithë karrierës së tij është shfaqur gjithsej në 21 ekspozita, por që të gjitha janë hapur në Zelandën e Re. Ai pikturon, jo me penel, por me fije kashte e thekër. E ka nisur këtë zanat 55 vjet më parë dhe është i mendimit që ky lloj punimi i portreteve me “qëndisje kashte” është unikal në botë. Fillesat e artit të tij janë një gjysmë shekulli më parë në qelinë e burgut. Ndoc Tusha është një nga viktimat e regjimit të egër komunist. Adem Allçi Është simbol i qëndresës dhe i rezistencës antikomuniste, jo vetëm me trimërinë e tij, por pas rënies së komunizmi, ka një kontribut të gjerë në mbrojtje të vetë demokracisë dhe të të përndjekurve politikë. Është qytetar nderi i qytetit të ‘Bajram Currit’, dekoruar edhe nga Presidenti i Republikës. Burgu i Burrelit mbanë emrin “Adem Allci” i cili qëndroj në burgjet e vendit për 28 vite dhe arriti të thyej burgun e Burrelit duke sfiduar diktaturën. Aktualisht ai drejton shoqatën Mbarëkombëtare të të përndjekurve politikë dhe është njëherazi president Nderi i “Ligës së Djathtë”. Flamur Shehu Është një nga kompozitorët më të njohur shqiptarë. Ai vlerësohet për kontribut të shquar në fushën e muzikës e të këngës së lehtë shqiptare; në studimin e promovimin e folklorit si dhe në organizimin e drejtimin e institucioneve kombëtare kulturore të vendit. Flamur Shehu ka marrë pjesë në të gjitha aktivitetet më në zë të këngës shqiptare ne Festivalet e Këngës dhe Koncertet e Pranverës, si fitues i shumë çmimeve, për muzikën dhe ritmet kushtuar vendit të tij. Emri i tij është njehsuar me këngën e lehtë shqiptare, me zërat tanë më të mirë, që prezantuan kontributin e tij në lëmin e muzikës, në plot 500 këngë të krijuara në 40 vite karrierë. Pak kohë më parë ai publikoi edhe albumin muzikor: “Një jetë nga jeta ime”, një përmbledhje me këngët më të mira. Flamur Shehu, është nderuar edhe nga presidenti, Bamir Topi me Urdhrin Mjeshtër i Madh. Flamur Tartari Kryetar i Shoqatës së Urologëve Shqiptar, fama e të cilit i ka kaluar kufijtë e vendit tonë. Dr.Flamuri është autor i mbi 150 punimeve mjekësore, shkencore dhe publicistike, si brenda, ashtu dhe jashtë vendit. Eshtë autor i disa librave mjekësor për urologjinë, ku ka dhënë përvojën e tij të gjatë dhe të pasur mjekësore. Në vitin 1969, duke parë seriozitetin, kulturën por dhe talentin e tij, e emërojnë pedagog në Katedrën e Kirurgjisë të Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë. Më pas specializohet për kirurgji dhe anesteziologji po në Tiranë dhe më tej shkon për specializim për kirurgjinë urologjike në Francë, Hungari, Holandë, Itali e Zvicër. Është pedagog në Shërbimin e Urologjisë në Qendrën spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në vitin 1987 ka fituar titullin Docent dhe në vitin 1992 ka mbrojtur doktoraturën dhe tani është Profesor në Urologji. Në vitin 2005 ka themeluar Institutin Kombëtar të studimeve e kërkimeve shkencore mjekësore e të mjedisit “Fillonid Durrachieni”, ai është edhe kryetar i shoqatës së miqësisë Shqipëri–Holandë. Nikolla Profkola Emër i njohur në sport. Ish/basketbollisti është nderuar me Urdhrin “Mjeshtër i Madh” “Për kontributin dhe vlerat e paraqitura në aktivitetet e basketbollit, si lojtar, trajner dhe specialist i mirënjohur me merita të jashtëzakonshme.” Me pension të posaçëm, shtetëror është nderuar edhe mjeku veterinar dhe doktori i shkencave Filip Meshi, si dhe Sajmir Maloku, Reshat Kripa, e Luan Myftiu të cilët njihen dhe vlerësohen për kontributin e tyre të çmuar në përmbysjen e diktaturës dhe ardhjen e demokracisë. Pensioni Vendimi për pensionet e posaçme hyn në fuqi menjëherë. Masa e pensionit që do të përfitojnë këto personalitete, është sa dyfishi i pensionit maksimal. Kjo nuk është hera e parë që qeveria ndërmerr një iniciativë të tillë, duke u kujtuar herë pas here për atë brez artistësh e shkencëtarësh, që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontributin e tyre në fushat përkatëse. Pension i posaçëm për: Pali Kuke Ndoc Tusha Luan Myftiu Adem Allçi Filip Meshi Reshat Kripa Nikolla Profkola Flamur Tartari Flamur Shehu Sajmir Maloku cl 77news.al
Posted on: Sat, 07 Sep 2013 07:53:37 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015