Akuzat për evazion, Barça: Po dëmtohet reputacioni i - TopicsExpress



          

Akuzat për evazion, Barça: Po dëmtohet reputacioni i Messit Tashmë që Lionel Messi akuzohet zyrtarisht për evazion fiskal, në lojë hyn edhe klubi i Barcelonës që e cilëson sulmin ndaj lojtarit me numrin 10 si mediatik. Nëpërmjet një komunikatë zyrtare, klubi katalanas thekson se e respekton vendimin e gjykatës për të nisur një hetim, por shton se gjithçka po bëhet për të ndikuar drejtëpërdrejtë te lojtari. “Ne e respektojmë sentencën dhe jemi plotësisht në krah të drejtësisë për të zbardhur të vërtetën por na vjen keq që në këtë mes vihet në diskutim reputacioni i lojtarit tonë që e respekton rigorozisht legjislacionin spanjoll, prandaj ne besojmë në pafajësinë e tij. Kemi gjithashtu besim se drejtësia di të zbardhë të vërtetën për një kohë të shkurtër për t’i dhënë fund kësaj situate presioni ndaj lojtarit tonë”. Sipas raportit të hartuar nga organi i akuzës, familja e futbollistit argjentinas ka vepruar kundër ligjit spanjoll, duke tentuar të fshehë të ardhurat pasi shumën e fituar e ka futur në një bankë uruguajane dhe në një tjetër bankë në ishujt Belize. Në hetimin e saj, prokuroria ka shkuar edhe më tej duke zbuluar se Messi dhe babai I tij kanë bashkëpunuar me disa shoqëri me qëndër në Britaninë e Madhe dhe Zvicër, për të evituar lënien e gjurmëve në sistemin fiskal spanjoll.
Posted on: Sat, 22 Jun 2013 08:56:37 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015