(Albanisch) Gogoli -1- Me shpirt ndër dhëmbë e tru të - TopicsExpress



          

(Albanisch) Gogoli -1- Me shpirt ndër dhëmbë e tru të mpitë zbukurohet skamja mbi puseta të zeza. Fustanin gri-zi e ka qelbur pak nga pak me durim ideal atëherë, kur ajo ende kish shpresë të ndërronte emër. -2- Po sot është dita e saj e festës !! Edhe nesër, edhe pasnesër, edhe vitin tjetër!!! -3- Për të dalur n’rrugë t’madhe ajo fërkohet tokës që flokët t’ i shpupurisen e fytyra t’ i marrë ngjyrën e dheut, ndryshe s’ shkon! -4- Po ti pse rrudh vetullat? Edhe lajmet e kobshme kanë ngjyrat e zakonet e tyre unike ... -5- Skamja ëshë lajm i keq me dy këmbë që varavitet me këpucë gojëshyqera rrugëve të asfaltuara me tangërllëk fyes. -6- Ajo është gogol jetëngrënës me një ushtri të çorganizuar sistematikisht ! Askush s’ i vë vesh... Po ajo ofshamën e lëshon. -7- “E kush po ka kohë për të në orarin më të mirë, kur dramat zgjidhen o nesër në t’ njejtën orë o me një buton telekomande: off ?!” -8- Armadat e lypsarëve me klithje të mbytura tellallin vënë cdo ditë Perëndie. Ka dhe nga ata që ngrijnë netëve të ftohtit, po puna duhet çuar deri në fund! Ashtu e do zakoni! Dhe skamja është punëtore! -9- Dhe sfilata e saj e shëmtuar Eshtë bërë traditë klasike, po kujt po i duhet ky fakt i rëndomtë? Rrugëve, skamja të turpëron kur duart t’ i zgjat e me zgavrat e thella deri në fund të shpirtit, e pashpirt të zhbiron. -10- Ka shikime ... që duhen shmangur patjetër, po qe se preferon mbijetesën tënde... Kush ma mori prapë telekomandën ? FUND Tetor 2013 ©Arlinda Brühl
Posted on: Sat, 26 Oct 2013 17:41:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015