Aldo Bumçi thellon skandalin me Jugosllavinë e Madhe: Serbët na - TopicsExpress



          

Aldo Bumçi thellon skandalin me Jugosllavinë e Madhe: Serbët na bënë presion, ja pse i fsheha takimet sekrete në Mal të Zi Aldo Bumçi thellon skandalin me Jugosllavinë e Madhe: Serbët na bënë presion, ja pse i fsheha takimet sekrete në Mal të Zi Projekti i fshehtë serbo-rus, për ringjalljen e Federatës së Jugosllavisë, me Shqipërinë dhe Kosovën nën ombrellën e saj, ka revoltuar dhe provokuar shqiptarët e të gjitha trevave. Firmosja e traktatit nga Sali Berisha, në mënyrë të fshehtë, në Mal të Zi, qëndrimi i dyzuar i mazhorancës së re qeverisëse dhe pjesëmarrja e kryediplomatit shqiptar Ditmir Bushati në takimin e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në Nju Jork, duket se janë vetëm maja e ajzbergut. Disa ditë pas skandalit, ka reaguar ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi, i cili mashtroi hapur për projektin e rrezikshëm për Shqipërinë. Pasi ka dërguar përfaqësues në dy takime sekrete, (informale siç i quan ai), Bumçi tha se qeveria Berisha ishte kundër nismës. E vërteta është se Bumçi dhe Berisha, të blerë nga qarqet e serbe, e kanë dhënë pëlqimin e tyre në dy takimet e fshehta për këtë çështje, ndërsa kanë pranuar zhvillimin e një takimi tjetër në nivel ministrash në OKB. Bumçi ishte përgatitur për të firmuar kalimin e Shqipërisë nën ombrellën e Serbisë në OKB, por fatmirësisht Berisha u rrëzua nga pushteti me 1 milion shuplaka dhe shqiptarët nuk lejuan të çonte deri në fund tradhëtinë e radhës. Megjithatë, Bumçi, tashmë nga një pozicion tjetër, akuzon qeverinë e re për marrëveshjen. Por ai nuk iu përgjigj pyetjes se pse nuk i bëri publike dy takimet e para për ringjalljen e Jugosllavisë së Millosheviçit. “Çështja ekziston, por mënyra se si është paraqitur në publik që qeveria e djathtë ka qenë pro saj, është pavërtetë, jemi shprehur absolutisht kundër. Për herë të parë, ky propozim është bërë në samitin e Ohrit, i cili dështoi prej vetos që Serbia i vuri pjesëmarrjes së Kosovës dhe po në këtë moment u propozua nisma nga Mali i Zi që përfshinte 6 vende. Ne u shprehëm kundër. Ne e kundërshtuam për tre arsye, ka shumë nisma rajonale. Më e rëndësishmja është SECP, nisma më e rëndësishme që lejon pjesëmarrjen e Kosovës. E dyta, Serbia nuk mund t’u bëjë bisht detyrimeve që burojnë nga marrëveshja Serbi-Kosovë. Dhe e treta është se kjo nismë lë jashtë në mënyrë të pakuptueshme Kroacinë dhe Slloveninë, vende anëtare të BE. Presioni Bumçi ka deklaruar se Serbia dhe Mali i zi kanë ushtruar presion për ta pranuar me nxitim këtë projekt. “Ka patur një nxitim nga ata që kanë propozuar nismën, një nxitim të pakuptueshëm. Nisma u hodh në samitin e Ohrit, në mënyrë informale dhe u diskutua në korrik në nivel drejtorësh të vendeve. Pra, nisma u hodh po atë ditë në atë samit që dështoi. U hodh në mënyrë informale. U diskutua në nivel drejtorësh në korrik, ku ne shprehëm qëndrimin tonë se nuk ka nevojë për një nismë të tillë”, ka theksuar Bumçi. Deputeti demokrat ka akuzuar qeverinë e re se po e mbështet dhe e mban të fshehtë nismën. Ai deklaroi se qeveria Berisha nuk e ka pranuar projektin, por ndryshe pohuan autoritetet malazeze. “U zhvillua takimi në Neë York mes ministrave të Jashtëm. Në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme doli njoftimi që, Ministrat e Punëve të Jashtme të rajonit do të takohen edhe një herë tjetër për mundësitë që ofron nisma dhe rakordimin e kësaj nisme me nisma të tjera. Pra, çdo të thotë kjo? Që nismës i është dhënë drita jeshile?! Diskutimi ka qenë në nivel formal dhe drejtorësh. Ne jemi shprehur se kjo nismë është e panevojshme dhe nuk shton asgjë të re në bashkëpunimin rajonal. Pse është ngritur ky debat sot? Të kërkojnë një alibi që qeveria e mëparshme pranoi vendimin. Qeveria e mëparshme nuk e ka pranuar nismën. Qeveria e re duhet të shprehet në lidhje me këtë nismë. Ne mendojmë se nuk i shërben as bashkëpunimit rajonal interesit të Shqipërisë”, tha Bumçi. Eneida Jaçaj
Posted on: Wed, 02 Oct 2013 02:32:29 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015