Alfred dë Myssé ZONJUSHËS Po, gra, është fatal - TopicsExpress



          

Alfred dë Myssé ZONJUSHËS Po, gra, është fatal pushteti juaj, Kjo duhet pranuar pa diskutim. Me një rrudhje vetullash, ju e bëni burrin të vuaj, E me një buzëqeshje i dhuroni gëzim. Po, me dy fjalë a një gjest të studiuar, Me një shikim që di ta bëjë vetëm një femër, Ju mund t’i jepni burrit të dashuruar Një goditje thike në zemër. Po, ju duhet të jeni shumë krenare, Sepse, për shkak të makutërisë mashkullore, Asgjë nuk barazohet me forcën tuaj tinëzare, Përveç dobësisë suaj natyrore. Por në këtë botë shter çdo fuqi, Kur me të abuzimi teprohet. Dhe kur burri di të vuaj në heshtje e vetmi Largohet nga ju i përlotur, por s’pendohet. Ciladoqoftë dhimbja që ai përballon i vetmuar, I përshtatet më mirë roli i tij i trishtuar. Ndërsa unë e dua edhe më shumë torturën mashkullore. (Shqipërimi im)
Posted on: Mon, 09 Sep 2013 07:20:19 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015