Altin Qerkezi Fitneja e prindërve mosbesimtarë Merreni këtë - TopicsExpress



          

Altin Qerkezi Fitneja e prindërve mosbesimtarë Merreni këtë shembull: në pjesën e parë të kaptinës, Allahu thotë: ʺNe i kemi urdhëruar njerëzit të jenë të mirë ndaj prindërve të tyre. Por, nëse ata përpiqen tëtë bëjnë të më përshkruash ortak, për çka ti nuk ke njohuri, mos i dëgjo! Tek Unë do tëktheheniʺ. [el‐Ankebut, 7] Vëreni sesi disa prindër shkaktojnë fitne dhe përpiqen ta shtyjnë robin të bëjë shirk. A nuk është fitne kjo? Vërtet, kjo është një fitne e pamasë!Dijetarët e komentimit të Kuranit kanë përmendur se ky ajet qe shpallurlidhur me ngjarjet që kishin të bënin me Saʹd ibn Ebi Uekas, kur nëna e tij u përpoq ta kthente në mosbesim. Edhe në këtë situatë, Allahu e urdhëroi tʹi shoqëronte prindërit me mirësjellje, por edhe tʹu bindej atyre.Ai tha: ʺNe i kemi urdhëruar njerëzit të jenë të mirë ndaj prindërve të tyre. Por, nëse ata përpiqen të të bëjnë të më përshkruash ortak, për çka ti nuk ke njohuri, mos i dëgjo! Tek Unë do të ktheheni dhe Unë do tʹju njoftoj për atë çfarë bënitʺ. [el‐Ankebut, 7] Dhe Ai ka thënë në fillim të ajetit: ʺNe i kemi urdhëruar njerëzit të jenë të mirë ndaj prindërve të tyreʺ. Kjo është një fitne e pamasë! E, pra, cila është rrugëdalja nga kjo? Përgjigja është ‐ me të kuptuarit me vend të ligjit të Allahut ‐ se ata sʹduhet dëgjuar, kurtʹju urdhërojnë për mosbesim,për shirk, apo për mosbindje ndaj Allahut. Por, megjithëkëtë, ju duhet tʹi shoqëroni me mirësjellje ata.Ka njerëz që provohen me këtë fitne, dhe ata i shoqërojnë prindërit e vet jo me mirësjellje, por me ashpërsi, dhe në këtë mënyrë bien në të ndaluarën deri në njëfarë mase. Ai që mund të qëndrojë i duruar në një çështje kaq të vështirë, duke i shoqëruar ata me mirësjellje dhe duke mos iu bindur atyre [kur ata e urdhërojnë për mosbindje ndaj Allahut], është ai që ka arrit sukses në ballafaqimin me një fitne të këtillë.
Posted on: Wed, 19 Jun 2013 21:47:19 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015