Amerikanët kundër tendencës së PDK-AAK për të sunduar - TopicsExpress



          

Amerikanët kundër tendencës së PDK-AAK për të sunduar Kosovën pa vota Postuar me | 21.11.2013 Amerikanet mbajnë të mbyllur derën për partinë e kandidatit Shpend Ahmeti, VV-në Amerikanët kërkojnë që zgjedhjet e parlamentare të organizohen gjashtë muaj pasi të ketë përfunduar reforma zgjedhore. Që pa fjalë nënkuptohet se amerikanët janë kundër tendencës së PDK-AAK ose të tjerëve për të sunduar Kosovën pa vota. Amerikanët kërkojnë që zgjedhjet e parlamentare të organizohen gjashtë muaj pasi të ketë përfunduar reforma zgjedhore. Që pa fjalë nënkuptohet se amerikanët janë kundër PDK-AAK ose të tjerëve për të sunduar Kosovën pa vota. Ambasadorja e SHBA-së, Tracy Ann Jacobson, në një intervistë në RTV21ka thënë se zgjedhjet e përgjithshme duhet të organizohen gjashtë muaj pasi të ketë përfunduar reforma zgjedhore. “Do të ishte gabim i madh për Kosovën që të mbajë zgjedhje të përgjithshme pa reformë zgjedhore. BE-ja ka thënë se nuk do të dërgojë vëzhgues nëse këto zgjedhje do të mbahen pa reformë zgjedhore në kohën e caktuar gjashtë muaj para zgjedhjeve. Kemi dëgjuar të thuhet se zgjedhjet do të mbahen në qershor. Nëse është kështu atëherë reforma duhet të përfundojë më së largu deri në fund të dhjetorit”- ka thënë ambasadorja amerikane. Ambasadorja ka folur edhe përse amerikanët mbajnë të mbyllur derën për partinë e kandidatit Shpend Ahmeti, VV-në. Ambasadorja Jacobson: Do të takohem me Vetëvendosjen me një kusht! Nëse Vetëvendosje do të heq dorë nga taktikat e bllokimit të punës së parlamentit dhe e pengimit të kryeparlamentarit për ta bërë punën e tij, atëherë jam e gatshme të takohem edhe me përfaqësuesit e kësaj lëvizjeje, është shprehur ambasadorja e SHBA – ve Tracy Ann Jacobson në një intervistë në RTV21 e pyetur lidhur me mundësinë e takimeve dhe bashkëpunimin me lëvizjen e Albin Kurtit. “Mendoj se nëse Vetëvendosje i tërheq veprimet për të bllokuar Parlamentin ose fjalën e Kryetarit të Kuvendit, nëse ata tërhiqen nga këto taktika, unë do të jem e lumtur të takohem me ta”, tha Jacobson. Duke folur për privatizimin e PTK-së Jacobson u shpreh se ky proces nuk guxon të dështojë pasi do të ishte sinjal i keq për të ardhmen e Kosovës. G. Tërshnjaku Burimi: botasot.info/kosova/252619/amerikanet-kunder-tendences-se-pdk-aak-per-te-sunduar-kosoven-pa-vota/
Posted on: Thu, 21 Nov 2013 11:14:42 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015