Amnestia nuk eshte falje - eshte me shume se aq - ajo perfshine - TopicsExpress



          

Amnestia nuk eshte falje - eshte me shume se aq - ajo perfshine shlyerjen e te gjitha deshmive dhe gjurmeve per krimet e bera. E kete po deshiron ta beje Kuvendi juaj, bashkqytetaret e mi te dashur. Ja shikoni! Sipas ketij ligji amnistohen, si vijon: Të gjithë kryesit e veprave penale në vijim, të kryera deri më 20 qershor 2013: 1.1. veprat penale sipas Kodit Penal të Kosovës (Rregullore e UNMIK-ut 2003/25, datë 6 korrik 2003, Gazeta zyrtare e Kosovës nr. 2003/25) dhe Rregullores së UNMIK-ut nr. 2004/19 mbi ndryshimin e Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës, në vijim: 1.1.1 vrasja e kryer në gjendje të afektit mendor (neni 148); 1.1.2 vrasja nga pakujdesia (neni 149); 1.1.3 vrasja e foshnjeve gjatë lindjes (neni 150); 1.1.4 lëndimi i lehtë trupor (neni 153); 1.1.5 pjesëmarrja në rrahje (neni 155); 1.1.6 shtrëngimi (neni 160); 1.1.7 kanosja (neni 161); 1.1.8 keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrave (neni 164); 1.1.9 cënimi i paprekshmërisë së banesave (neni 166); 1.1.10 kontrollimi i kundërligjshëm (neni 167); 1.1.11 parandalimi ose pengimi i tubimit publik (neni 173); 1.1.12 parandalimi i ushtrimit të së drejtës për shfrytëzim të mjeteve juridike (neni 174); 1.1.13 parandalimi i shtypjes ose i shpërndarjes së materialeve të shtypura (neni 175); 1.1.14 cenimi i të drejtave nga marrëdhëniet e punës (neni 182); 1.1.15 cenimi i të drejtave të punësimit apo papunësisë (neni 183); 1.1.16 cenimi i të drejtave të punëtorëve në pjesëmarrjen në qeverisje (neni 184); 1.1.17 cenimi i të drejtave nga sigurimi social (neni185); 1.1.18 rrezikimi i sigurisë në punë (neni 186); 1.1.19 fyerja (neni 187); 1.1.20 shpifja (neni 188); 1.1.21 zbulimi i rrethanave personale dhe familjare (neni 189); 1.1.22 vjedhja (neni 252) 1.1.23 kontraktimi i përfitimit joproporcional (neni 270); 1.1.24 prodhimi, shitja dhe vënia në qarkullim e materieve të dëmshme për mjekimin e shtazëve (neni 279); 1.1.25 dhënia e ndihmës veterinare në mënyrë të pandërgjegjshme (neni 280); 1.1.26 mosrespektimi i urdhrave për luftimin e sëmundjeve të shtazëve dhe të bimëve (neni 281); 1.1.27 gjuetia e kundërligjshme (neni 286); 1.1.28 shitja ose nxjerrja jashtë Kosovës e trofeve të kafshëve të egra (neni 287); 1.1.29 peshkimi i kundërligjshëm (neni 288); 1.1.30 mosevitimi i rrezikut (neni 296); 1.1.31 mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësitë e trafikut publik (neni 301); 1.1.32 keqpërdorimi i sinjaleve të telekomunikacionit (neni 302); 1.1.33 lajmërimet e rrejshme (neni 306); 1.1.34 shkelja e fshehtësisë së procedurës (neni 311); 1.1.35 rebelimi i personave të privuar nga liria (neni 312); 1.1.36 mundësimi i kundërligjshëm i ushtrimit të profesionit, aktivitetit ose detyrës (neni 315); 1.1.37 mospjesëmarrja në mënjanimin e rrezikut të përgjithshëm (neni 321); 1.1.38 heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave (neni 322); 1.1.39 marrja apo asgjësimi i vulave zyrtare ose i shkresave zyrtare (neni 323); 1.1.40 asgjësimi apo fshehja e materialit arkivor (neni 324); 1.1.41 prezentimi i rremë (neni 325); 1.1.42 ushtrimi arbitrar i të drejtave (neni 326); 1.1.43 mosrespektimi i kushteve të lejes për mbajtjen e autorizuar të armëve (neni 329); 1.1.44 keqpërdorimi i shenjave të rrezikut dhe të fatkeqësive (neni 331); 1.1.45 dhënia e kundërligjshme e ndihmës juridike (neni 336). 1.2. veprat penale të Ligjit Penal të KSAK G. Zyrtare nr. 20/77 lidhur me Rregulloret e UNMIK-ut nr. 1999/24 dhe 2000/59 për ligjin në fuqi në Kosovë, në vijim: 1.2.1 Vrasja e çastit (neni 33); 1.2.2 Vrasja nga pakujdesia (neni 34); 1.2.3 Vjedhja (neni 134); 1.2.4 Vepra e vjedhjes, e shpërdorimit ose e mashtrimit të imtë (neni 142); 1.2.5 Kontraktimi i përfitimit pasuror joproporcional (neni 151); 1.2.6 Mosmënjanimi i rrezikut (neni 163); 1.2.7 Rrezikimi i komunikacionit (neni 165); 1.2.8 Veprat e rënda kundër sigurisë së komunikacionit (neni 171); 1.2.9 Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë (neni 205). 1.3 veprat penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës nr. 19/13 Korrik 2012) dhe atë: 1.3.1 vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore (neni 180); 1.3.2 vrasja nga pakujdesia (neni 181); 1.3.3 vrasja e foshnjeve gjatë lindjes (neni 182); 1.3.4 kanosja (neni 185); 1.3.5 ngacmimi (neni 186); 1.3.6 sulmi (neni 187); 1.3.7 lëndimi i lehtë trupor (neni 188); 1.3.8 pjesëmarrja në rrahje (neni 190); 1.3.9 shtrëngimi (neni 195); 1.3.10 keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike (neni 198); 1.3.11 cënimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve (neni 200); 1.3.12 kontrollimi i kundërligjshëm (neni 201); 1.3.13 cënimi i të drejtave në marrëdhëniet e punës (neni 221); 1.3.14 cënimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë (neni 222); 1.3.15 cënimi i të drejtës në menaxhim (neni 223); 1.3.16 cënimi i të drejtës në grevë (neni 224); 1.3.17 keqpërdorimi i të drejtës në grevë (neni 225); 1.3.18 cënimi i të drejtave nga sigurimi social (neni 226); 1.3.19 keqpërdorimi i të drejtave nga sigurimi social (neni 227); 1.3.20 mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë (neni 256); 1.3.21 dhënia ose përdorimi i çertifikatës së rreme të mjekut apo të veterinarit (neni 269); 1.3.22 shërbimi me pije alkoolike i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet (neni 272); 1.3.23 vjedhja e shërbimeve komunale (neni 320); 1.3.24 lidhja e paautorizuar në shërbime (neni 321); 1.3.25 lejimi i lidhjes së paautorizuar në shërbime (neni 322); 1.3.26 ndryshimi i njehësorit të shërbimeve (neni 323); 1.3.27 lejimi i njehsorëve të ndryshuar të shërbimeve (neni 324); 1.3.28 vjedhja (neni 325); 1.3.29 vjedhja e sherbimeve (neni 326); 1.3.30 marrja në posedim e pasurisë së luajtshme (neni 331); 1.3.31 uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme (neni 332); 1.3.32 keqpërdorimi i sigurimit (neni 338); 1.3.33 dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër (neni 344); 1.3.34 blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale (neni 345); 1.3.35 prodhimi, shitja dhe vënia në qarkullim e materieve të dëmshme për mjekimin e shtazëve (neni 351); 1.3.36 dhënia e ndihmës veterinare në mënyrë të pandërgjegjshme (neni 352); 1.3.37 ushtrimi i kundërligjshëm i shërbimeve veterinere (neni 353); 1.3.38 gjuetia e kundërligjshme (neni 359); 1.3.39 shitja ose nxjerrja e trofeve të kafshëve të egra jashtë Republikës së Kosovës (neni 360); 1.3.40 shitja ose nxjerrja e të mirave natyrore, bimëve ose kafshëve posaçërisht të mbrojtura jashtë republikës së kosovës (neni 361); 1.3.41 peshkimi i kundërligjshëm (neni 362); 1.3.42 mos evitimi i rrezikut (neni 370); 1.3.43 keqpërdorimi i sinjalit të fatkeqësisë apo të rrezikut (neni 371); 1.3.44 mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik (neni 382); 1.3.45 mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik (neni 383); 1.3.46 moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale (neni 385); 1.3.47 moslajmërimi i personit të akuzuar nga tribunali ndërkombëtar penal (neni 387); 1.3.48 lajmërimi apo kallëzimi i rremë (neni 390); 1.3.49 mospërfillja e gjykatës (neni 401); 1.3.50 mospjesëmarrja në mënjanimin e rrezikut të përgjithshëm (neni 413); 1.3.51 heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave (neni 414); 1.3.52 marrja apo asgjësimi i vulave zyrtare ose i shkresave zyrtare (neni 415); 1.3.53 asgjësimi apo fshehja e materialit arkivor (neni 416); 1.3.54 prezentimi i rremë si person zyrtar (neni 417); 1.3.55 vetëgjyqësia (neni 418). 2. Personat nga paragrafi 1 i këtij neni të cilët për herë të parë në formën e prerë janë dënuar me dënim me burg deri në (3) tre muaj lirohen në tërësi nga ekzekutimi i dënimit me burg. 3. Personat nga paragrafi 1 i këtij neni të cilët për herë të parë në formën e prerë janë të dënuar me dënim me burg prej (3) tre deri në (6) gjashtë muaj lirohen nga ekzekutimi 50% nga dënimi i shqiptuar me burgim. 4. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, personat të cilët në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji kanë mbushur moshën 65 vjeçare, lirohen nga ekzekutimi 25% i dënimit të shqiptuar me burgim.
Posted on: Tue, 02 Jul 2013 15:36:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015