Ana filozofike e psikozës së luftës: Shumë filozofë që nga - TopicsExpress



          

Ana filozofike e psikozës së luftës: Shumë filozofë që nga Platoni, kanë vleresuar aftesinë e njeriut për dije, si karakteristikë themelore për ta dalluar atë nga kafshët. Nëse dikush pyet se çfarë është dija, ai futet në problemin themelor të njërës prej fushave të filozofisë, epistemologjisë. Por dija ka edhe një aspekt të rëndësishëm psikolgjik, dhe ky është rasti kur filozofia e mendjes bëhet relevante. Shpesh herë thuhet se të njohësh diçka është njëlloj sikur ta besosh atë se është e tillë, dhe natyra e besimit shtrihet qartazi brënda provincës së filozofisë së mëndjes. Përderisa një person nuk humbet besimin kur ai nuk është i vetëdijshëm gjatë ndjekjes së tij, rruga për tek besimi që favorizohet më tepër në ditët e sotme është ta trajtosh atë si një predispozitë, e cila si gjithë paragjykimet del hapur vetëm në raste sporadike. Fenomenet e tjera psikologjike që i takojnë fushës së dijes janë edhe vëmëndja, perceptimi ndjesor, kuptimi, memorja, aresyetimi, dyshimi. Pikëpamja se secila nga këto kërkon një eksperiencë personale, është kundërshtuar me shumë efektivitet në shkrimet e Ludwig Wittgenstein (strukturalist), një nga mendimtarët më me influencë te Analizave Linguistike. Duke mbajtur mend se furra është ende e ndezur, shkruan ai, nuk konsiston në ndonjë gjë, por debati i zjarrtë në një bisedë, dhe nderkohë fikja e furrës së ndezur, e gjitha kjo energjikisht dhe me vijim të bisedës, kjo është treguese. Por ende nuk është e qartë përse ky proçes quhet 'mbajtja mend se furra është e ndezur'. Ndoshta më e mira që mund të thuhet është se ka analogji midis shfaqjes së memorjes dhe shfaqjeve të vetëdijes perfundon ai. Është detyra e filozofisë së mendjes t’i egzaminojë, klasifikojë dhe analizojë marrëdhëniet midis fenomeve të tilla. Por kohë më parë, ishte Bacon, i cili e lidhi dijen me pushtetin, dhe qe i dha vlerën e tij Makiavelit, dijes pragmatiste të tij. Makiaveli na tregoi si ecën dhe si është bota, ndryshe nga dijetarët e mëparshëm që na kanë treguar se si duhet të jetë ajo. Në këtë labirinth e gjejnë veten politikanët, ushtarakët dhe masat e popullit të kthyer në turma nën efektin drogues të nacionalizmave, ideologjive politike dhe fondementalizmave gjithngjyrëshe në kushtet përgatitore të shpërthimit të konflikteve ose me rrenimin e legjitimitetit të qeverisjes.
Posted on: Wed, 07 Aug 2013 20:26:08 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015