Analisti i çështjeve politike, Shpend Kursani, i ka thënë - TopicsExpress



          

Analisti i çështjeve politike, Shpend Kursani, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se projektligji për amnisti i cili buron nga Qeveria e Kosovës, ka dalë si kërkesë e Serbisë për amnistimin e pjesëtarëve ilegal të sigurisë në veri dhe pjesëtarëve të strukturave tjera ilegale ën këtë pjesë të vendit, të cilët e kanë thyer ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës. Por, sipas tij, zgjerimi i amnistisë edhe për kriminelët në jug të vendit, do të jetë, siç thotë ai, gjëja më e keqe që i ka ndodhur Kosovës deri më tash. “Qeveria e Republikës së Kosovës, me projektligjin për amnisti, po bën që ta zgjerojë këtë amnisti edhe për kriminelët në jug të vendit, që normalisht, janë pjesë edhe të bizneseve dhe shumë partive politike në Kosovë. Pra, që kanë raste edhe në gjykate dhe të cilët kanë qenë të implikuar dhe janë të implikuar në krime, në korrupsion". "Unë mendoj që ky ligj për amnisti, në qoftë se kalon në Kuvend, është gjëja më e keqe që i ka ndodhur Kosovës, madje edhe më e keqe se vet marrëveshja me Serbinë, që ka dalë si rezultat i saj”, tha Kursani. .... Ndërkaq, Kursani ka theksuar se bazuar në projektligjin për amnisti, nuk do të lirohen vetëm kriminelët politik por edhe ata që merren me biznese, të cilët i kanë ikur tatimeve, kanë kontrabanduar përmes doganave, madje edhe vjedhësit e faturave, si dhe një varg veprash të tjera penale. Po ashtu, sipas tij, nëse ligji për amnisti miratohet, atëherë do të lirohen edhe mjekët që nga pakujdesia kanë mbytur foshnje apo kanë bërë vepra penale të tjera. Kursani ka thënë se miratimi i ligjit në format ekzistuese, është grushti më i madh që mund t'i jepet drejtësisë në vend dhe raste të ngjashme në botë nuk ekzistojnë. "Kësi ligji për amnisti nuk ka askund, ku lirohen të gjithë kriminelët njëzëri. Drejtësia ka për qëllim që të jetë ‘fer’ ndaj qytetarit, ndërsa kjo është qasja më ‘jo fer’ që është e mundur përballë një qytetari". "Pra, me këtë ligj, po barazohet krimineli me qytetarin e ndershëm dhe tani mund të themi se nuk kemi kriminel në mes nesh, por, në fakt, kemi qytetarë në mes të kriminelëve. Ky është efekti që do ta ketë ky ligj, nëse kalon kështu”, tha Kursani.
Posted on: Wed, 03 Jul 2013 14:48:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015