Analiza politike - historike Realpolitika e Ibrahim - TopicsExpress



          

Analiza politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës ( 7 ) A e ka ditur Ibrahim Rugova rrugën që të çonte kah çlirimi i Kosovës dhe si e survejonte Zyra e LDK-së në Tiranë veprimtarinë ”terroriste” të UÇK-së në Shqipëri?! Shkruan: Sheradin BERISHA / 13. 05. 2008 A e ka ditur Rugova rrugën që të çonte kah çlirimi i Kosovës?! Ibrahim Rugova, politikën e vet paqësore, të mosveprimit e të ndejtjes rahat, e konsideronte si të paalternativë, dhe duket se nuk ka menduar asnjëherë seriozisht në përgatitjen e popullit për çlirim edhe në rrugë tjera. Në të vërtet ai gjatë kontakteve me personalitete të huaja ka marrë edhe mendime të prera se si mund të çlirohet Kosova nga Serbia. Ta zëmë, Kristina Fon Kohl, në librin e saj ”Ballkani faktor qëndrueshmërie apo pështjellimi në Evropë” shkruan: “Pothuajse menjëhere mbas shfuqizimit të së drejtës për autonomi, disa politikanë kosovarë, midis të cilëve dhe Ibrahim Rugova, kërkuan mendimin e ekspertit austriak të të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare, Feliks Ermakora (Felix Ermacora). Ata donin të dinin se cilat ishin mundësitë në rrafshin e së drejtës ndërkombëtare për një përkrahje ndërkombëtare të "luftës" së tyre kundër pushtimit serb… Feliks Ermakora, pas një shoshitjeje të thelluar dhe shfletimit të materialeve të ndryshme, u përgjigj me keqardhje: ”Sa kohë që në Kosovë nuk do të derdhet gjaku, në rrafshin ndërkombëtar nuk do të angazhohet askush“ - përfundon citati. · Lexo këtu më tepër për Felix Ermacora + Literaturë nga z.Felix Dhe kështu ka ndodhur, sepse lufta e lavdishme e UÇK-së dhe gjaku i derdhur i mijëra dëshmorëve… futi në lëvizje diplomacinë ndërkombëtare dhe forcën veriatlantike të quajtur NATO…! Nga kjo mund të kuptojmë se Ibrahim Rugova, qysh në fillim të karierës së tij politike, si shef i LDK-së dhe i “alternativës kosovare“ e ka ditur shumë mirë, se cila ishte rruga që të çonte kah çlirimi përfundimtar i Kosovës ! Çka u bisedua në Takimin e Luganos në mes Xhavit Halitit dhe Ibrahim Rugovës ( 1991 ) ?! Ndonëse realpolitika e Ibrahim Rugovës për “çlirimin” e Kosovës niste dhe përfundonte me konferencat e të premteve me gazetarë, kjo nënkuptonte padiskutueshëm edhe mosbashkëpunimin e Rugovës me të gjithë ata që ishin të gatshëm ta përgatisin popullin për luftë çlirimtare. Xhavit Haliti-Zeka, njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një intervistë dhënë gazetës “Zëri i ditës”, kujton një takim që ka pasur me Ibrahim Rugovën në vitin 1991 në Lugano të Zvicrës, ku e ka njoftuar atë lidhur me përgatitjet që po bëhen për luftë të armatosur. Xhaviti thotë: “Me Rugovën jemi takuar në Lugano. Kjo ishte një ndejë miqësore, në të cilën ishin të pranishëm edhe kryetarët e degëve të LDK-së. Dhe, të nesërmen, pas asaj darke shoqërore, kërkova të bisedonim veç me Rugovën. I sqarova atij se ne po përpiqemi që të bëjmë diç në këtë drejtim dhe e informova se jemi duke futur armatim në Kosovë”. Në vijim z. Haliti nënvizon: “Biseda ishte normale, pa tension, shumë miqësore. Në fund, Rugova më tha: ‘Unë nuk i futem kësaj veprimtarie. Unë s’mund t’ju pengoj, por mos i thoni kujt se jeni marrë vesh me mua, sepse unë nuk dua të kem punë me këtë çështje!”- përfundon citati. (Lexo më shumë në gazetën “Zëri i ditës”, datë 8 shkurt 2001 faqe 11) · Foto: Xhavit Haliti – Zeka në mes të dy miqëve · Lexo: Kush është Xhavit Haliti sot - kliko faqen zyrtare të kuvendit Ibrahim Rugova ( edhe pse nuk ka dasht të merret me këtë çështje) nga ky takim ka mësuar se si po bëhen përgatitjet për luftë të armatosur, duke u futur armatimi në Kosovë. Se Ibrahim Rugova ka ditur për përgatitjet që po bëheshin për luftë të armatosur, e pohon edhe Adnan Merovci, njëri nga njerëzit më të afërt të tij për dhjet vjet rresht. z. Merovci kujton një takim që ka pasur në Tiranë me Avni Klinakun, njërin nga veprimtarët e strukturave ilegale ushtarake. Merovci deklaron: „Avni Klinaku “erdhi në vilën ku banonim në Shqipëri, u takuam në oborrin e vilës, bëmë një ndejë në kafene një kohë të gjatë dhe, me një besim shumë të madh, ai ma bëri me dije që ekzistojnë grupe të armatosura në Kosovë, grupe të cilat janë të gatshme për luftë. Më tha se kemi nevojë për komunikim dhe bashkëpunim. Ai më obligoi t´ia përcillja këto informata z. Rugova. Tani, thotë z.Merovci,- nuk mund të themi se nuk është ditur asgjë, sepse kemi ditur që ka pasur grupe të armatosura dhe që ka pasur armë.”-përfundon citati. (Lexo librin “Pa protokoll”, Bisedë me Adnan Merovcin, Zëri - Prishtinë 2003, fq. 88.) · Foto historike: Adnan Merovci + polici serb = truproja të Rugovës! · Foto: Avni Klinaku ish drejtues i LKÇK-së Se Ibrahim Rugova ka ditur për krerët e UÇK-së dhe aksionet e kryera në Drenicë, Dukagjin, Llap etj., këtë e pohon edhe znj. Edita Tahiri njëra nga bashkëpunëtoret më të afërt e tij. Në një intervistë të botuar në librin „Libri i lirisë“, fq.224, në pyetjen për aksionet e sinkronizuara të UÇK-së dhe se çfarë është biseduar për këtë gjë në Kryesinë e LDK-së, Edita Tahiri përgjigjet: “Ne e kemi ditur se nga vijnë këto arsione. Kemi pasur kontakte me Sali Çekun, i cili ka qenë udhëheqës i aksioneve që janë zhvilluar në pjesën e Dukagjinit. Pastaj me kontaktet e pjesëve të tjera të Kosovës, kemi qenë të njoftuar për aksionet që zhvilloheshin në Drenicë, Llap dhe në pjesë të tjera, si dhe është ditur për Adem Jasharin, Zahir Pajazitin e për figura të tjera që kanë qenë bartës të këtyre aksioneve” - përfundon citati. · Foto: Edita Tahiri Nga këto fakte sa i vuna në pah, mjafton të konkludoi se Ibrahim Rugova e ka ditur saktësisht se kush qëndronte pas aksioneve të armatosura ndaj objekteve dhe forcave policore-ushtarake serbe, (gjatë viteve 1994 - 1998), dhe përkundër dijes së tij të plotë, nuk hezitonte të hidhte baltë mbi njerëzit e sakrificës, e të akuzonte UÇK-në, si: ”dorë e zgjatur e Serbisë”; ”Krijesë e shërbimit sekret serbë”, “individ të frustruar”, e çkamos tjetër. Pavarësisht nga këto deklarime të Ibrahim Rugovës, UÇK-ja tashmë ishte realitet dhe hapi një faqe të re në arealin politik-ushtarak shqiptar, dhe këtë fakt e ka pohuar zëshëm edhe analisti i njohur anglez Tim Judah *. z. Judah në librin e tij “Kosovo – war and revange” shkruan: “Më në fund u bë e qartë për të gjithë se UÇK-ja është realitet e jo, siç insistonte Rugova, formë e vazhdimësisë konspirative të Serbisë”. * Tim Judah is a journalist, author, and ISN Security Watch’s senior international correspondent. Based in London, Mr. Judah continues to cover the Balkans for the Economist and the New York Review of Books and other publications. In recent years he has also reported from Iraq, Iran, Afghanistan, North Korea and Africa. He is the author of "The Serbs: History, Myth and the Destruction of Yugoslavia" and "Kosovo: War and Revenge". Click here to send email · Lexo këtu disa nga librat e analistit Tim Judah Si e survejonte zyra e LDK-së në Tiranë, veprimtarinë “terroriste” të UÇK-së në Shqipëri?! Ibrahim Rugova tashmë e ka ditur mirë se kush është Xhavit Haliti - Zeka, me çka merret ai në Zvicër dhe në Shqipëri, e ka ditur madje se në Shqipëri përfaqëson Lëvizjen Popullore të Kosovës dhe se është njëri nga njerëzit më përgjegjës për fuqizimin dhe armatosjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës etj. Ibrahim Rugova e ka ditur edhe kush është Avni Klinaku dhe cilës organizatë ilegale i takonte. Pra, Ibrahim Rugova i ka ditur të gjitha zhvillimet rreth përgatitjeve të UÇK-së për luftë të armatosur, i ka ditur sepse për këtë punë është përkujdesur Shërbimi Informativ i LDK-së (dorë e zgjatur e UDB-së) gjithandej nëpër Kosovë, ndërsa në Shqipëri çdo gjë e ka mësuar përmes zyrës së LDK-së në Tiranë, e cila më vonë u shndërrua në Përfaqësi të Kosovës për tu mbikqyruar edhe nga “kryeministri” në exzil Bujar Bukoshi. Fillimisht shefa të kësaj zyreje ishin Ali Aliu, Mehmet Kraja, Anton Kolaj etj. Kjo përfaqësi e Kosovës përpos punëve rutinë, në qendër të aktivitetit të saj ka pasur edhe survejimin e veprimtarisë së atyre që e quanin veten UÇK. Për të argumentuar këtë gjë, me këtë rast po i referohemi një dokumenti sekret të Shërbimit Informativ të Shqipërisë (SHISH) i cili shpalon një bisedë të inspektorit A.K të SHISH-it me shefin e përfaqësisë së Kosovës në Tiranë, në periudhën kur Sali Berisha ishte president i Republikës së Shqipërisë (1996). Në dokumentin e skeduar nën numrin AT 317/ b të datës 21 janar 1996, e të protokolluar tri ditë më vonë (24 janar ´96), lartë në cepin e majtë të tij, është vënë shënimi i zëvendësshefit të SHISH-it: “Të kalojë për informim në presidencë…” ( është fjala për presidencën në Shqipëri) Në këtë dokument thuhet: ”Në një informacion që ka paraqitur një inspektor i Shërbimit Informativ të Shqipërisë, A.K, pas bisedës në përfaqësinë e Kosovës, në Tiranë, mes të tjerave, shefi i tij ka nënvizuar: “Mendimi i zyrtarëve të Prishtinës (Lexo: Kreut të LDK-së me Ibrahim Rugovën në krye) është se kemi të bëjmë me njerëz të organizuar mirë dhe që kanë disa baza në Shqipëri, sidomos në Tiranë, Durrës – plazh, dhe në Tropojë. Veprimet e deritanishme të saj, që e quan veten UÇK, kanë qenë të përqëndruara në Drenicë dhe në rajonin e Dukagjinit, që mund të përkufizohej në vijat Prizren – Shtimje dhe në rrugën Pejë – Mitrovicë. Tash, me aksionet që janë zhvilluar para pakë ditësh, zyrtarët e Prishtinës mendojnë se ajo po vepron në një hapësirë krejt tjetër, që është më e gjerë. Gjithnjë sipas tyre, UÇK-ja është në tri zona, mirëpo nuk kanë dijeni të sakta se cilat janë shtrirjet e zonave, vetëm se, më parë, zoti A.A (Ali Aliu), u kishte thënë se zona e dytë është në Maçedoni. Në takimin që ka pasur njeriu i tyre, R.GJ (Rexhep Gjergji), me një përfaqësues të qeverisë serbe është pasur parasysh se aksione terroriste duhen pritur edhe në të ardhmen. Mendimi i tyre ëshët se fjala vjen për disa njerëz të veçantë, që mblidhen në organizata ilegale e që duhen survejuar, sidomos në Tiranë. Disa prej tyre nuk duhen lejuar të veprojnë në Shqipëri. Pas kërkesës sime, zyra e Kosovës do na paraqes një listë të emrave të njerëzve që dyshojnë se fshihen pas kësaj organizate terroriste”. (Burimi: B.Islami “Enigma e një vrasje të trefishtë”, Focus, Prishtinë, 2007, faqe.129) Çdo koment rreth këtij dokumenti duket se është i tepërt. Disa ditë pas dhënies së këtij informacioni, zyra e përfaqësisë së Kosovës në Tiranë, SHISH-it ia ka dorëzuar një listë me emra të personave që mendohet se janë bartës të UÇK-së dhe që kryejnë veprimtari “ilegale subversive” në Shqipëri. Atë periudhë, disa nga të dhënat që i ishin dorëzuar SHISH-it, do të prezentoheshin edhe në një informacion të përgatitur nga ish - Shërbimi i Sigurimit ushtarak jugosllav me emrin e quajtur KOS, në të cilin janë shtuar edhe disa karakteristika të tjera, si gjendja shoqërore e atyre që e përbëjnë Grupin e Drenicës në krye me komandantin legjendar Adem Jashari, arsimi i tyre, vendndodhja, karakteristikat e zonës etj etj. Këto argumente flasin qartë se njëshi i “institucioneve të Republikës së Kosovës” Ibrahim Rugova së bashku me “institucionet e Republikës së Serbisë”, e kanë përcjellur në vazhdimësi veprimtarinë e bartësve të UÇK-së në Kosovë, shqipëri dhe në vendet tjera perëndimore. Prandaj, duke pas parasysh të gjitha këto arguente, natyrshëm mund të thuhet se Ibrahim Rugova me institucionet e tija ”fiktive”, me asnjë veprim konkret, nuk ka treguar gatishmëri se është për çlirimin e Kosovës nga Serbia. Kryetari i “Republikës së Kosovës” dhe i një vargë funksioneve të tjera, Ibrahim Rugova, madje ishte edhe kundër demonstratave paqësore që i organizonin studentët e Universitetit të Prishtinës, duke u arsyetuar tashmë me slloganin e shumëfamshëm, se “duhet të jemi të kujdesshëm e të mos e tensionojmë situatën pa nevojë, në mënyrë që të mos e prishim rendin e krijuar demokratik”. (!!!) Po, për cilin rend demokratik e kishte fjalën ky gajlegji i kujdesshëm se ?! Për atë rendin demokratik të krijuar nën sundimin klasik të Kosovës nga regjimi pushtues i Millosheviqit, ku mbretëronte vetëm frika, dhuna e përditshme, ku ndodhnin tmerrshëm burgosjet, persekutimet, vrasjet e shpërnguljet masovike të shqiptarëve nga Kosova etj,
Posted on: Sun, 25 Aug 2013 21:16:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015