Analiza rutinë e urinës Mostra duhet marrë nga porcioni i - TopicsExpress



          

Analiza rutinë e urinës Mostra duhet marrë nga porcioni i mesëm i çurgut të urinës., gjithmonë pas tualetit të sistemit të jashtëm urinar. Kontenieri i preferuar për transport është një tub ose gotë plastike sterile me kapak me vidhosje, që të ruhen elementët e figuruar (kristalet, qelizat ose cilindrat hialine dhe granulare) dhe parandalon alterimin e treguesve biokimikë të shkaktuar nga kontaminimi bakterial i urinës. Hidhet urina në tub ose në gotë, mbyllet në mënyrë të sigurtë, shkruhet në anën e jashtme të kutisë emri mbiemri, mosha e pacientit, ora dhe data e mbledhjes. Transportohet në laborator. Urokultura Përdoret i njëjti kontenier si dhe për analizën rutinë të urinës por që përmban një substancë e cila parandalon rritjen e shpejtë të bakterieve në urinë. Mostra duhet marrë nga porcioni i mesëm i çurgut të urines, gjithmonë pas tualetit të sistemit të jashtëm urinar. Hidhet mostra e urinës në tub ose kontenier dhe mbyllet në mënyrë të sigurt. Transportohet në laborator. Analiza e urinës për kalcium, magnez dhe oxalate Përdoren kontenierë të tipit acid-washed për mbledhjen dhe transportimin e mostrës. Nëse PH i urinës është >4, rezultatet mund të jenë të pasakta. Mos e mblidhni urinën në kontenierë me bazë metali .
Posted on: Fri, 26 Jul 2013 15:46:19 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015