Analizojme pak vendimin e sotem: Kf “ Flamurtari “ per - TopicsExpress



          

Analizojme pak vendimin e sotem: Kf “ Flamurtari “ per deshtim ne permbushjen e pergjegjesive per sigurine e zyrtareve te klubit kundershtar , diskriminim te ekipit kundershtar dhe pergjegjesi per sjelljen e spektatoreve denohet me zbritjen e 3 (tre) pikeve nga klasifikimi i pergjithshem dhe zhvillimin e 4 ( kater ) ndeshjeve jashte stadiumit perkates bazuar ne nenet 57.c , 64.c dhe 65.4 te KDS. Sipas Nenit 57.c te Kodit te Disiplines Sportive, Flamurtari denohet per diskriminim te ekipit kundershtar. Ne kete rast, arbitri i ndeshjes, Kridens Meta nuk ka ndalur ne asnje moment ndeshjen per shkak te te sharave ne kor apo veprimeve/gjesteve diskriminuese ndaj nje personi ose klubit! Dhe sikur te kishte diskriminim te regjistruar nga arbitri atehere duhet qe klubi te marre verejtje fillimisht dhe pas kesaj, nese eshte veprim i perseritur te kaloje ne humbje te ndeshjes 3-0 ne tavoline dhe zbritje te tre pikeve ne klasifikim. Vini re...humbje te ndeshjes dhe zbritjen e tre pikeve! F$HF vendosi vetem njeren prej ketyre, qe perben shkelje te KDS per dy arsye! E para se nuk ishte veprim i perseritur dhe e dyta sepse ose jepet ndeshja dhe zbriten tre pike, ose thjesht jepet gjobe! Ndeshja vazhdon te quhet e fituar 2-1 por ne na zbriten tre pike! Sipas Nenit 64.c thuhet qe duhet garantuar siguria e lojtareve dhe zyrtareve te ndeshjes dhe te klubit kundershtar. Ne kete rast Presidenti i ekipit "Skenderbeu", Ardjan Takaj nuk eshte nje zyrtar i ndeshjes, pasi sipas rregullores se UEFA-s dhe te F$HF-se, zyrtare quhen ata qe kane te drejten te qendrojne ne fushe dhe ne stolat perkates, si dhe delegatet e percaktuar nga Federata! Ne kete menyre, nuk ka shkelje dhe shkelja e vetme eshte mungesa e organizimit te klubit Flamurtari per ruajtjen e qetesise neper tribuna dhe faji per kete i takon Policise per moskompetence dhe mos-ruajtje te rendit ne ambjentet e stadiumit. Sipas Nenit 65.4 thuhet qe Federata dhe Komisioni kane te drejte te vendosin cdo lloj denimi per cdo lloj incidenti qe nuk percaktohet ne kod dhe me kete Nen duket se abuzon Komisioni i çnderuar i Disiplines. Megjithate, ne ato qe percaktohen si shkelje, klubi Flamurtari nuk ka thyer asnjeren prej tyre dhe problemet ne tribunen VIP dhe incidentet mes tifozeve jane teresisht individuale! Pervec kesaj, sipas Nenit 55, Ardjan Takaj, si nxites i braktisjes se fushes duhet te ndeshkohet me 12 muaj pezullim dhe 2 milion leke te vjetra gjobe! POR, ne kete rast F$HF, e shpall z. Ardjan Takaj "jo-zyrtar" te ndeshjes duke e nxjerre jashte çdo lloj ndeshkimi, dhe duke thyer haptazi rregulloren, pasi me lart e quan zyrtar duke na ndeshkuar ne me 4 ndeshje pezullim per shkak te goditjes se nje zyrtari te ekipit kundershtar! Jetojme ne Mbreterine e Absurdit!https:_
Posted on: Tue, 17 Sep 2013 20:04:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015