Ancient Illyria Thenje nga te huajt per Maqedonine e lashtë A. - TopicsExpress



          

Ancient Illyria Thenje nga te huajt per Maqedonine e lashtë A. Milladinov. “Emri i Strugës del nga ilirishtja”, ndërsa Ami Bue ishte i mendimit se emri sllav Bitolla vjen nga emri i vjetër ilir Butelion (i butë – R.N), gjë që e vërteton origjinën ilire të këtij qyteti, kurse M. Pavlloviq, emrin e lumit Dragor të Manastirit e nxjerr nga fjala shqipe dragua, figurë mitologjike shqiptare, emrin e fshatit Gopesh, rreth i Manastirit e lidh me fjalët shqipe rap “dru i fortë shekullor”, duke u bazuar në emrin e mëparshëm të Gopeshit – Rapesh. Ky autor, me rrënjë shqipe i nxjerr edhe emrat e dy çezmeve të Prilepit – Ruklec (rrugë) dhe Zhurka (zhur, rërë) Prof. Dr. Agostino Ribeco: “Të drejtat mijëvjeçare etnografike dhe gjeografike të shqiptarëve shtrihen prej kohërave të vjetëra në Iliri, Maqedoni dhe në Thesali”. Barbara Jelaviç. “Rrënjët etnike të maqedonasve të lashtë janë sipas të gjitha gjasave ilire, megjithëse në atë kohë shtresa e lartë kishte rënë nën ndikimin e kulturës greke”. Braisfold. “Nga rasat që sot jetojnë në Maqedoni, vetëm shqiptarët mund të thuhet se janë autoktonë”. Branisllav Nushiq: “Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat dhe lumenjët”. Përndryshe, Nushiqi gjyshin e ka patur shqiptar me emrin Belo. Dimçe Kocev. Ky historian i shquar, në praninë e studentëve maqedonas, ka thënë se muri që gjendet midis Kalasë së Shkupit dhe Elektrodistribucionit është pjesë përbërëse e qytetit të antikitetit të Shkupit Dardan, kurse për Kishën e ngritur rrëzë Kalasë së Ohrit pohoi se ishte dhuratë e themeluesit të principatës së arbërit – Progonit. Dimitar Gërdanov: Skirtonët ilirë e kanë themeluar Heraklenë e Manastirit para 2500 vjet. (Ata siç duket e kanë themeluar edhe Resnjën e Prespës, gjë të cilën e dëshmon edhe një qytet i vjetër me emrin Skitrina, që është ngritur në të njëjtin vend). dr. Dushko Hr. Konstantinov: Ky historian maqedonas nga Manastiri, në një shkrim të tij, botuar në Muzeun Popullor të Manastirit, nr.1, mars 1966, shkruan se: “Shqiptarët janë banorë më të vjetër në Gadishullin Ballkanik dhe “pasardhës të drejtpërsëdrejtë të ilirëve të vjetër”, të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në Ballkan”. Pas ngjarjeve të v.1981, ky studiues i Manastirit me dy tituj shkencor – dr-dr, nën ndikimin edhe të vëllaut të vet, Millosh Konstantinov, ndryshoi qendrimin ndaj historisë të popullit shqiptar, duke e quajtur bile edhe Kongresin e Manastirit si një mbledhje e rastësishme e disa intelektualëve shqiptar. Autori i këtij shkrimi polemizoi ashpër me të në shtypin maqedonas. Edvin Jasques: “Ilirët dhe shqiptarët këta bijë të paepur ishin luftëtar të shqipes, trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Pirros së Epirit…”.
Posted on: Fri, 20 Sep 2013 18:08:42 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015