Andres Iniesta dëshiron të vazhdojë kontratën e tij me - TopicsExpress



          

Andres Iniesta dëshiron të vazhdojë kontratën e tij me Barcelonën, pasi ka ambicie të pensionohet në Camp Nou. Kontrata e spanjollit skadon në verën e vitit 2015, por ai është i gatshëm ta vendosë të ardhmen e tij me fanellën Blaugrane sa më shpejt të jetë e mundur. “Është ëndërr e imja t’i jap fund karrierës te Barcelona. Asgjë nuk ka ndryshuar në këtë aspekt. Do të shohim se si do të shpaloset kjo, por unë nuk pres të ketë probleme me rinovimin e kontratës time”. “Kur të dyja palët kanë synime të vazhdojnë së bashku, rinovimi duhet të bëhet shumë shpejt. Në situatën në të cilën jam unë, çdokush në botë do të dëshironte të shpërblehet në mënyrë të drejtë. Ju duhet të mendoni mirë dhe të merrni një vendim”. “Kur ne të ulemi dhe të fillojmë bisedat, shpresoj kjo të përfundojë shpejt, pasi ne të dy dëshirojmë të njëjtën gjë”, ka thënë 29-vjeçare
Posted on: Wed, 26 Jun 2013 05:40:31 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015