Annibale Carracci, shembulli i përkryer i barokut - TopicsExpress



          

Annibale Carracci, shembulli i përkryer i barokut italian Annibale Carracci (3 Nëntor 1560 – 15 Korrik 1609) ishte piktor Italian i Barokut. Një ndër përfaqësuesit e asaj shkolle në “bankat” e së cilës u ulën kolosët e penelit dhe daltës italiane të rilindjes. Që prej shekullit 17 mbahet si shembulli i përkryer i piktorëve Italianë, që lëvruan një “rilindje” të traditës së madhe të Raphael e Michelangelo. Artistë si Bernini, Poussin, dhe Rubens lëvduan punën e tij, ndërsa shumë prej nxënësve të tij u bënë ndër artistët më të shquar të dekadave të ardhshme, përfshirë Domenichino, Francesco Albani, Giovanni Lanfranco, Domenico Viola, Guido Reni, Sisto Badalocchio e të tjerë. Në 1609 Annibale vdiq, e u varros sipas amanetit të tij, pranë Raphael në Panteonin e Romës.
Posted on: Thu, 03 Oct 2013 21:06:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015