Arbër Rexhaj sfidon - Mafian e Ramadan Mujës dhe Bandën e Eqrem - TopicsExpress



          

Arbër Rexhaj sfidon - Mafian e Ramadan Mujës dhe Bandën e Eqrem Kryeziut. ? Para këtyre paqartësive të mëdha që po kalon vendi ynë , a duhet të besojmë se nuk ka asnjë lidhje midis mendimit që dikush e ka për pushtetin dhe veprimit tjetër për ta bërë atë për ta braktisur pushtetin. Në lidhje me këtë ka diçka më të fortë se të gjitha ato pushtet të krijuara: dashuria, paqja dhe vizioni për ndërtimin e një qyteti evropian ashtu siç e meriton Prizreni. Prizreni një qytet i bukur që hija e rëndë e bjeshkëve të bënë të marrësh frymë më lehtë, frymën dhe dashurinë që të ofron qyteti i lashtë i kulturës, traditës dhe patriotizmit Kombëtar nuk mund ta ofroj asnjë qytet tjetër. Po si mund ti kthehet e gjithë kjo: frymë, dashuri, kulturë, e Prizrenit tonë të dashur, këtë mund ta bëjnë vetëm ata që duanë frymën e tij dhe dashurinë e tij. Zgjedhjet e 3 Nëntorit për herë të parë në vendin tonë do të sfidohen, me politikat e ndërtuara nga sistemet e kaluara ku trashëgohen pushtetarët ashtu siq ishin trashiguar gjysmë shekulli te Komunizmi, e tash transferimi i njerëzve të njëjtë në demokracinë plural ende nuk është përceptuar me frymën e re. Por për dallim nga heret tjera kësaj radhe do të provohen kandidat që nuk i takojnë asaj pjese të ndërtuar të politikanëve të trashëguar nga e kaluara. Mua më bëri përshtypje kandidati më i ri për kryetar Komune i këtyre zgjedhjeve Arbër Rexhaj i cili me karizmin e tij çdo herë e më shumë po përfiton zemrat e qytetarëve prizrenas, e kjo lidhet me ndërtimin e këtij politikani mbi parimin njerëzor, që poltikani dhe poltika duhet shërbyer vendit dhe qytetarët. Kjo klasë e re politike e cila po lëviz lirshëm duke marrë shembull kulturat e vendeve perëndimore po ndikon pozitivisht edhe tek zgjedhësit të cilët për çdo ditë po vetëdijesohen në ndërtimin e shtetit. Kjo që po thuhet se është e pamundur që të fitohet në Komunat që udhëheq PDK, disponon burim kënaqësie për ta, për shkak të së cilës në një mënyrë apo tjetër lidhet me tendenciozen, këta nuk janë në gjendje të ndajnë me anën e perceptimit, kuptimin e ngushtë të fjalës që lidhet me krimet ekonomike qëi bëjnë tash e 15 vite, por fjalët e tilla shpesh janë shumë të mjera dhe efekti i tyre është baras me zero. Propaganda e partive të trashiguara nuk janë asgjë tjetër, vetëm një lojë e ndyrë dhe cinike që përdorin njerëzit rreth PDK-së kundër kandidatit të LVV, Arbër Rexhajt i cili shihet si i vetmi kandidat serioz që ka kapacitet dhe guxim ta thyej zigjirin e krimit. Të rinjtë e kanë humbur besimin e klasave politike, e para LDK e cila kurrë njëherë nuk mundi ta kthej qytetin e Prizrenit në qendrën e kulturës dhe nuk mundi ti jap pamjen e qytetit që ai meriton të ketë, ish kryetari i komunës Eqrem Kryeziu që udhëhiqi me Prizrenin e bëri ruvin dhe krijoj një qytet të krimit duke përfituar pa ligjshëm dhe duke e bërë qytetin bartës të keqes. Ardhja e Ramdan Mujës e cila në fillim shihej si një shpresë se me PDK-në do të lulëzonte qyteti, shpresat u vyshkën qysh vitin e parë. Ky për ndryshim nga Krasniqi i LDK-së, krijoi një “mafi politike” që filluan edhe të përvetësojnë tokat publike duke u ndarë në mënyrë të paligjshme dhe ndiqet penalisht, e si mund që në këtë një qytetar Prizrenas, të mund të votoj të dy këta kandidat që udhëhoqën me qytetin dhe që të dy bënë të njëjtën gjë. Këta përfituan për interesa të veta dhe të partisë, por në asnjë mënyrë nuk u punua për qytetin dhe qytetarin. Prandaj me të drejtë mund të vijmë në përfundim që gjasat më të mëdha për tu zgjedhur Kryetar i komunës së Prizrenit i ka Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje. Rexhaj do të sillte ndryshimet më të mëdha në historinë më të re tek ne, ku për herë të parë do të votohej për kandidatin i cili premton dhe ka vizion për të ardhmen e qytetarëve të Prizrenit. Gjithmonë është e pëlqyeshme të jesh logjik dhe këtë e ka kandidati i ri i cili shihet se vlerëson çdo problem të qytetarit. Në një fjalim të tij të cilën e ndoqëm nga afër, ai foli për rolin e gruas e cila duhet të jetë aktive në jetën politike, shoqërore dhe kudo gruaja të ketë vendin e merituar, ai foli për ekonomin dhe zhvillimin e saj, pastaj foli për korrupsionin që nuk do të kishte vend po të ishte ai në krye të Prizrenit. Qytetar të dashur mendoj se tani ka vetëm dy alternativa për kryetar komune në Prizren: e para të votohen kriminelët që kanë dëshmuar me qeverisjet e tyre dhe rruga e tyre që qon në terrin e zi dhe rrugën e pa kthim apo alternativën e dytë që është me Arbër Rexhajn që ofron prosperitet, zhvillim, barazi, qytetërim, kulturë, shkollim cilësor, prandaj qytatar të dashur ta zgjedhim të dytën dhe mos lejoni që qyteti histori të bëhet qytet përrall . Prandaj Arbër Rexhaj meriton të jetë i pari Prizrenit Gazmend Islami , autori është gazetar dhe analist politik
Posted on: Tue, 17 Sep 2013 17:21:40 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015