Armata e krimit policor, gjyqësorit dhe prokurorisë - TopicsExpress



          

Armata e krimit policor, gjyqësorit dhe prokurorisë antishqiptare! Çdo vrasje, përsëris, çdo vrasje është një vrasje e paralajmëruar, policia shqiptare tashmë ka damkën në surrat, të kompromisit, kodoshllëkut dhe bashkëveprimit me krimin. Parandalimi, hetimi, qoftë dhe këqyrja e vendit të ngjarjes pa zhdukur, manipuluar ose shitur provat tashmë janë fjalë të huaja në punën e policisë shqiptare. Rezulton pa përjashtim se çdo viktimë ka shkuar paraprakisht në polici, por ajo është injoruar, përdhosur dhe i është dhënë çakallit burrec për ushqim. Por policia shqiptare nuk ndalet me kaq, pasi e flak tutje të mjerën e dhunuar, e dhunon dhe mbas vdekjes. Deklaratat e policisë shqiptare janë dhe ato idiote dhe kriminale njësoj si sjellja e saj. Përherë fajin indirekt e ka viktima, që sipas kësaj policie viktima kish probleme, depresioni, xhelozie etj (me pak fjalë e kish hallall vdekjen). Nuk dua të merrem më me këtë polici pasi personalisht ja kam hequr vizën, tashmë të gjithë shqiptarët janë nën pushtetin e krimit dhe të rastësisë së mbijetesës. Prokuroria dhe gjyqësori shqiptar, e njëjta gjë sa më sipër, të treja janë pjella të një nëne, nënës antishtet, korrupsion dhe vëllavrasje pa ndalim. B. Gjikondi
Posted on: Tue, 16 Jul 2013 13:15:39 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015