Armend, jeni në dijeni për suksesin e Kukësit dhe faktin që - TopicsExpress



          

Armend, jeni në dijeni për suksesin e Kukësit dhe faktin që skuadra shqiptare do të luajë në turin e tretë të Ligës së Europës kundër ukrainasve të Metalurg Donetskut? Po, sigurisht që jam në dijeni të këtij fakti, pasi sot (dje) kanë folur edhe mediat ukrainase. Më bëhet shumë qejfi për këtë arritje të Kukësit. Unë dhe Ahmed Januzi, që luajmë këtu në Ukrainë prej vitesh, do të jemi në stadium ditën e ndeshjes dhe do bëjmë tifo për ekipin e Kukësit. Jam gati të ndihmoj sadopak stafin e skuadrës në lidhje me kundërshtarin. Njoh personalisht drejtorin sportiv Starova dhe disa lojtarë. Pres të më telefonojnë dhe t’i ndihmoj me ato mundësi që kam. Skuadra juaj, Vorskla Polltava, si për koincidencë, luan nesër (sot) përballë kundërshtarit të Kukësit… Po, shumë e veçantë (qesh), madje do ju them diçka interesante. Sot (dje) ekipi i dytë i Vorsklës zhvilloi ndeshjen me Metalurgun dhe ne e ndoqëm. Gjatë takimit, një përfaqësues i klubit të tyre erdhi më takoi. Ai kërkoi të bisedonte me mua, duke ditur që jam shqiptar. Më kërkoi ta ndihmoja klubin e Metalurgut për t’i vënë në dispozicion një përkthyes shqiptar gjatë ditëve të pragndeshjes. Më kapi pak në befasi, por i premtova që do të nisja kërkimet për t’ia bërë të mundur diçka të tillë, edhe pse është paksa e vështirë. Te Kukësi luajnë edhe dy kosovarë, Hoxha e Musolli… Po, i njoh mirë, veçanërisht Hoxhën, me të cilin edhe jam takuar disa herë. Musollin më shumë e kam ndjekur nëpërmjet televizorit. Më bëhet qejfi që edhe ata po japin një kontribut te Kukësi. Ndeshja e parë luhet në Tiranë. Në syrin tuaj, a ka shanse Kukësi përballë ukrainasve? Të jem i sinqertë, diferencat janë të mëdha, por kjo nuk do të thotë se Kukësi nuk ka shanse përballë Metalurgut. Askush nuk e mendonte se një skuadër debutuese si Kukësi do të kalonte dy ture në Ligën e Europës. Ky ekip ka bërë një hap shumë të madh, duke nisur sukseset që në kampionatin shqiptar dhe tani në Europë. Ka pasur edhe fatin me vete në ndeshjet e fundit, por mendoj se ka merituar gjithçka përderisa ka ardhur deri këtu
Posted on: Sat, 27 Jul 2013 13:10:26 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015