Armët kimike opozita siriane i ka importuar nga Turqia Zëri i - TopicsExpress



          

Armët kimike opozita siriane i ka importuar nga Turqia Zëri i Rusisë Prokuroria e qytetit të Adanës (jugu i Turqisë) ka shpallur një akuzë formale kundër disa qytetarëve të Republikës së Turqisë dhe Sirisë, të cilët në maj të këtij viti u përpoqën të blinin në Turqi 10 ton komponentë për prodhimin e armëve kimike. Organi i akuzës mendon se të dyshuarit janë të lidhur me grupet që luftojnë kundër qeverisë siriane si fronti An-Nusra dhe grupi Ahrar Al-Sham, të afërt me "Al-Qaeda". Prokuroria kërkoi masën e dënimit me 25 vjet heqje lirie për shtetasin sirian që akuzohet për blerjen e substancave kimike, ndërsa për 5 shtetasit turq - 15 vjet burg për secilin. Në aktakuzë thuhet se fronti An-Nusra dhe grupi Ahrar Al-Sham u përpoqën të blinin një sasi të madhe të gazit Sarin, i cili shkakton dëmtimin e sistemit nervor, dhe komponentë kimikë që përdoren për prodhimin e substancave toksike. Nga bisedat telefonike të të akuzuarve rezulton se bëhej fjalë për blerjen e 10 ton substancash toksike. Të dhënat e laboratorit kriminalistik dëshmojnë se duke përdorur këto komponentë mund të përftohet gazi toksik Sarin. "Pretendimi se të dyshuarit nuk ishin në dijeni të faktit se me anë të komponentëve që ata u përpoqën të blinin përftohet gazi Sarin, nuk janë të vërteta", - thuhet në aktakuzë. Siriani i akuzuar Haitham Kassap i pranoi akuzat dhe rrëfeu mbi lidhjet e tij me grupet islamike: - Unë jam sirian me prejardhje nga qyteti i Homs-it. Shumë vite më parë, për shkak të faktit se babai im u dënua me vdekje në Siri, familja emigroi në Arabinë Saudite. Unë kam lindur dhe jam rritur atje. Dhe si rrjedhojë pas fillimit të luftës civile në Siri unë fillova të ndihmoj grupet kundërshtare të regjimit. Sipas urdhërit të tyre, unë shkova në Antakia (provincë turke në kufirin me Sirinë) dhe mora një apartament me qira atje. Pas ardhjes sime në Antakjia grupe të ndryshme kundërshtare të regjimit sirian filluan të kontaktonin me mua. Disa prej tyre kërkonin ilaçe dhe ndihma humanitare, të tjerat - materiale për qëllime ushtarake. Olga Halldiz Lexo artikullin e plotë: albanian.ruvr.ru/2013_09_13/Arm-t-kimike-opozita-siriane-i-ka-importuar-nga-Turqia-7839/
Posted on: Fri, 13 Sep 2013 17:49:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015