Arvizu: Berisha kontrollon PD, Basha më premtoi se do mbyllte - TopicsExpress



          

Arvizu: Berisha kontrollon PD, Basha më premtoi se do mbyllte gojën për armët kimike, Topalli manipulatore Ambasadori i SHBA në vendin tonë, Aleksandër Arvizu ka folur sërish për armët kimike. Ai ka lëshuar një mesazh të fortë klasës politike shqiptare. Arvizu kujton ndihmën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë herë pas here Shqipërisë. Ambasadori ka folur më tej rreth çështjes së armëve kimike dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Aleksandër Arvizu për herë të parë ka folur në mënyrë të hapur dhe transparente për këta marrëdhënie diplomatike. Gjithashtu, ai ka folur edhe më gjerë për këta raporte, duke i analizuar sipas vëzhgimit të tij. “Shqipëria po ndryshon diskursin politik. Ajo do të hyjë në Europë e do të ketë tensione sporadike edhe me SHBA-në. Duhet të mësohemi me këtë realitet të ri”, ka thënë ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu. Ai ka folur edhe për të gjithë negociatat që janë bërë për çështjen e armëve kimike siriane. “Kisha një shpresë se do të ikja me një lamtumirë të qetë e të hijshme. U angazhuam për çështjen e armëve kimike së bashku me kryeministrin dhe ishim angazhuar intensivisht. Ndoshta gjithçka ishte një çështje fati. Si një lojë me letra, që të bien në dorë letra të caktuara dhe me ta do luash sa ke mundësi”, është shprehur Arvizu. Ai ka folur edhe për opozitën shqiptare dhe reagimin e saj për çështjen a armëve kimike. Arvizu ka pohuar edhe njëherë se ka folur me Bashën në telefon për çështjen e armëve kimike, ku Lulzim Basha ka rënë dakord dhe shprehet se është çuditur ditën që ka parë provokime nga opozita për këtë çështje. Ndërsa, për Berishën thotë se roli i tij në PD nuk mund të jetë siç është shprehur vetë ai në këto kohë, si i Vali Bizhgës në PS. Në fjalën e tij, ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu ka dënuar edhe foton e përdorur nga “një prej deputetëve të PD”, ku faqja e parë e “Daily Mirror” është manipuluar , duke aluduar se në faqe të parë është folur për një situatë alarmante në vendin tonë. Ambasadori Arvizu ka folur edhe për reagimin e deputetit Berisha për armët kimike. “Mendoj se konteksti ka qenë ai i fjalëve të mia në Top Story javën e kaluar, në përgjigje të një pyetjeje lidhur me rolin e PD dhe shkallën e ndërveprimit tonë. Mendoj që teksti i zbardhur e bën shumë të qartë se cila ishte përgjigja ime, që, kisha folur me z. Basha në telefon. Ishte një bisedë e shkurtër dhe përgjigja e menjëhershme nga PD ishte pozitive. Më pas, disa ditë më vonë, mendoj të enjten, pamë disa veprime që mendova se ishin paksa provokuese dhe të padobishme. Kështu, në mendjen tonë u krijua pak çoroditje sepse dukeshin në kundërshtim. Përsa i përket komenteve të z. Berisha, mendoj që disa njerëz do të thoshin që Vali Bizhga në fakt, krahasueshmërisht, ka më shumë ndikim në Partinë Socialiste. Por, çështja që është me rëndësi për SHBA dhe SHBA i kushton më shumë rëndësi pasjes së marrëdhënieve të forta institucionale me Partinë Demokratike”, deklaroi Arvizu. Ambasadori ka komentuar edhe zhvillimet në Parlament për armët kimike. “Ishte një deputet i caktuar i PD që ulej pranë zotit Berisha në radhën e tretë, faqja Facebook e të cilit kishte një kopje të retushuar, më duket të “Daily mirror”. Faqja e gazetës kishte foto të disa fëmijëve të vrarë me gaz nga Asadi, një foto faktike të masakrës. Faqja e retushuar kishte të njëjtën foto, por fjalët thoshin: radhën e kanë fëmijët shqiptarë apo diçka e tillë. Një gjë e tillë është jashtëzakonisht provokuese. Është diçka e paskrupullt. Është e pavend. Thjesht e gabuar dhe kjo ambasadë dhe Uashingtoni u skandalizuam. Dhe unë e vendos një gjë të tillë në krah të sigurive që më kishte dhënë zoti Basha vetëm pak ditë më parë, që PD i kuptonte sensitivitet. Nuk është se thamë ndonjëherë mos protestoni apo mos kritikoni qeverinë; kjo nuk ishte pjesë e bisedës, por thjesht vendos pranë atë foto drithëruese prej një politikani të lartë të PD me atë që z. Basha më kishte thënë më parë. Ndaj mendon se ka qenë pyetje me vend. Je apo jo në kontroll”, tha Arvizu. Saturday, November 23, 2013 - 10:19 - See more at: sot.al/politike/arvizu-berisha-kontrollon-pd-basha-më-premtoi-se-do-mbyllte-gojën-për-armët-kimike-topalli#sthash.rxh1F7th.5MnIsxWN.dpuf
Posted on: Sun, 24 Nov 2013 10:31:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015