Arvizu vlerëson aktivitetin TEDx TEDx Tirana është shpallur - TopicsExpress



          

Arvizu vlerëson aktivitetin TEDx TEDx Tirana është shpallur fituesja e nismës së Ambasades Amerikane ‘Vepro Tani’ për muajin qershor. Ky vlerësim ju dha këtij grupi, me udhëheqësen Iris Xholi, për organizmin e aktivitetit të TEDx në Shqipëri më 26 prill 2013, e cila ka frymëzuar ndarjen pozitive të ideve mes popullit shqiptar. Dorëzimi i këtij çmimi u bë nga ambasadori Aleksander Arvizu, i cili vlerësoi energjinë e të rinjve për t’i bërë gjërat më mirë. “Kënaqësi që gjendem sot këtu për të vlerësuar TEDx Tirana, si marrësen e çmimit kampion i muajit qershor, për nismën ‘Vepro Tani’. Po ju vlerësojmë ju si grup të rinjsh, sepse jeni energjikë dhe profesionistë, të cilët keni vullnetarizuar kohën tuaj dhe energjinë tuaj për të organizuar aktivitetin e parë zyrtar të TEDx në Tiranë, gjatë muajit prill. Në fakt, sipas këndvështrimit tonë ky aktivitet ka sjellë disa prej mendjeve më energjike dhe më të mençura të Shqipërisë. Duke përdorur këtë forum, ju erdhët së bashku, për të ndarë vizionin tuaj për një të ardhme më të mirë për vendin tuaj.”- deklaroi Arvizu. Ndërsa marrësja e këtij çmimi, Iris Xholi deklaroi se ky çmim do të shërbejë për ta motivuar më shumë atë dhe grupin në punën e tyre. “Kemi gjetur miq shumë të mirë në Ambasadën Amerikane dhe shpresojmë që nisma të këtilla të vazhdojnë të mbështeten nga Ambasada dhe nga “Act Now Albania”. Ne jemi duke u përgatitur për TEDx Tirana 2014, kështu që do të punojmë edhe më shumë sepse ky çmim na ka motivuar për të vazhduar përpara dhe për ta bërë këtë event gjithnjë e më të madh, gjithnjë e më sinjifikativ për të rinjtë shqiptarë dhe për gjithë Shqipërinë në përgjithësi.”- u shpreh Xholi. Pas marrjes se çmimi grupi i TEDx Tirana, së bashku me ambasadorin Arvizu shkëmbyen ide dhe pikëpamje për veprimtarinë e tyre në të tashmen, por edhe të ardhmen.
Posted on: Wed, 03 Jul 2013 19:42:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015