As Zoti dhe as Djalli nuk e kanë krijuar ferrin . Njerëzit e - TopicsExpress



          

As Zoti dhe as Djalli nuk e kanë krijuar ferrin . Njerëzit e krijuan, madje u përpoqën ta bënim të përsosur. Çfarë është ferri vallë? Një kazan me serë përvëluese, ku mëkatarët do të përcëllohen pafundsisht? E ku do të qëndronte pastaj argëtimi i dy gjykatësve supremë? Jo, o njerëz të mirë, ferri është këtu, mbi tokë! Ferri është uria, sëmundjet dhe mbi të gjitha luftërat, me gjithë kortezhin e krimeve që bëhen në emër të Zotit. Kur e pyet një besimtar pse Zoti e lejon diçka të tillë, do të të thotë se ai e ka lënë në dorën tonë të bëjmë luftë. Por unë pyes veten: Përse vallë Ai, me gjithë mirësinë e tij, nuk na ka lënë në dorë vetëm lirinë për të bërë paqe? Fushat në Kamboxhia mbushur me kufoma sa gjysma e popullsisë së këtij vendi. Hiroshima. Nagasaki. Liria Hyjnore. Pastaj Afrika: Katanga, Biafra, Angola, Burkina Faso etj. Këtu ndodhet ferri, i krijuar nga njeriu i bardhë dhe superior. Ndoshta tani, në orën e 12-të, njeriu da ta vendosë ferrin në vendin që i takon, duke lënë në tokë veç parajsën. Nuk e besoj shumë këtë, sepse njeriu është i etur për gjakun e sojit të tij. Sepse njeriu ndihet i ngopur vetëm pasi shuan etjen me gjakun e njeriut. _Ferri në Burkina Faso ,Vezure Niculae.
Posted on: Sun, 10 Nov 2013 23:56:52 +0000

Trending Topics



>

Recently Viewed Topics




© 2015