Asgjë nuk vjen rastësisht dhe pa punë nuk mund të arrihet - TopicsExpress



          

Asgjë nuk vjen rastësisht dhe pa punë nuk mund të arrihet asgjë. Me këtë filozofi kanë punuar këto vitet e fundit në Elbasan, ndonëse frytet reale nuk janë vjelë ende. Verdheblutë vijojnë të mos jenë pjesë e elitës së futbollit shqiptar, ku për të tretin vit radhazi do militojnë në Kategorinë e Parë. Megjithatë, drejtues të klubit nuk ngurojnë të pohojnë se për shkak të punës së mirë të trajnerëve të moshave, Sabri Dalipi i 17-vjeçarëve dhe Arjan Kila i 19-vjeçarëve, Elbasani vijon të ketë një të ardhme të ndritur. Për këtë arsye, këta dy drejtues të moshave, në të ardhmen mund të “gradohen” nga klubi edhe në poste më të larta, duke marrë kështu edhe mirënjohjen për atë se çfarë po bëjnë për sportin në Elbasan. Gjatë sezonit të kaluar emrat e tyre u lakuan edhe për trajnerë të skuadrës së parë, duke qenë se tekniku Ilirjan File ende nuk e kishte vendosur nëse do të qëndronte apo jo. Edhe këtë sezon nuk janë të pamundura lëvizjet në klub, ndaj emrat e tyre qëndrojnë në tryezat e drejtuesve për t’u ngjitur më lart. Siç dihet, në fund të çdo sezoni, klubi bën bilancet dhe vendos nëse do ketë ndonjë ndryshim apo jo në drejtim. Këtë vit nuk pritet të ketë ndonjë lëvizje të rëndësishme, si ajo e sezonit të kaluar, kur ish-shefi i klubit Florenc Kushi dha dorëheqjen dhe u zëvendësua nga zëvendëstrajneri i paratërinjve, Erion Sqapi, i cili vijon ta mbajë ende këtë post.
Posted on: Fri, 21 Jun 2013 14:29:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015