Asnjë ushtri nuk mund ti rezistojë - TopicsExpress



          

Asnjë ushtri nuk mund ti rezistojë forcës së një ideje të re që i ka ardhur koha. VIKTOR HUGO. DUKATAS ! TË MOS PËRGJUNJEMI ! Dukat më: 25 – 11 – 2010. Dukati mbas një shtypje të gjatë, për të cilën ka paguar dhe po paguan kosto të lart, duke i mbajtur peng dy të tretat e territoreve jetike, ka dy vjet që është zgjuar, dhe nëpërmjet demonstratave kushtetuese, deri të ashpra ai po kërkon dhe do kërkojë deri në çlirimin e tyre, “Pronat e pushtuara” nga mafia vertikale. Si gjithmonë në histori, lufta për të drejtën ka qenë e vështirë, sepse nuk është përballur vetëm me tiranët vendorë, por dhe me falangat e tyre, të cilët i shërbejnë ç,do llumi pushtues, duke shtypur së bashku me të huajin vëllezërit e tyre. Mendimet e mia për kuvendin e Dukatit mund ti lexoni në internet me këtë adresë: “xhemilseferi.blogspot”. Detyrohem t,ja jap internetit sepse asnjë gazet sa shohin emrin Dukat nuk mi boton. Absurdi është se gazeta Dukati i pret pa humor artikujt e mi...Pse?.Si duket është zëmëruar shefi. Mëshiroje o zot! Unë në faqen e internetit (blog), kam paraqitur dhe paraqis të shkruara, dinamikën e ecurisë të problemeve të Dukatit në luftën e fitimit të drejtave pronësore, të cilat i janë pushtuar qysh pas luftës së dytë botërore, dhe po mbahen të pushtuara, nga qeveritë “demokratike” të pas vitit 1990. Këto të fundit nuk u mjaftuan me mbajtjen e territoreve të cilat u shtetëzuan nga viti 1946 deri në vitin 1949, e cila përfshin: a) Tokën arë: që kufizohet në vijën horizontale prej, çepit të majës së priftit në jug lindje, pra: në lum të Dukatit deri në qafën e Kishës së Marmiroit në perëndim, Gjithë pasqyra e kësaj vije tokësore përfundon, në vijë paralele veriore të detit, i cili quhet në hartë “Gjiri i Dukatit”. B) Kullotat në Karaburun: të cilat përfshijnë gjysmën e gadishullit, pjesën perëndimore të tije : prej qafës së qesarit deri në bishtin e gjuhës., por sikurse theksova më lart, qeveritë e pas vitit 1990, zgjeruan zonën e pushtimit real të Dukatit, duke i shtetëzuar dhe llogorain si dhe gjithë pasqyrën e rivierës e cila përfshin pjesën perëndimore të vargmaleve të Dukatit (Akrokeraune)., nga kepi i gjuhëzës në veri, deri në Palasës në jugë, d.m.th. bregdeti i Jonit. Kur prona ishte shoqërore në socializëm këto toka ishin të shtetit, nuk tjetërsoheshin, mbasi toka ishte e gjithë shoqërisë, nuk kishte rrezik shitblerje. Ndërsa sot ajo po shërben si një magazinë gjigante të cilën shteti po tenton t,ja kalojë në pronësi private pronarëve me tapi fallco. Them me këmbëngulje se janë fallco sepse, kur fshatarësia e Labërisë ndër ta dhe “Nahija e Dukatit” ose lokaliteti, u shpallën fshatarë të lirë, nuk kishin më vartësi nga beu dhe shteti perandorak Turk, Pas kësaj periudhe Toka: Ara, livadhe, kullota, dhe pyje, u trashëguan me breza, nga Dukatasit: prej shekullit shtatëmbëdhjetë deri më sot, të cilat po ja pushton një perandori e re. Paguanin tatime e detyrime, i shisnin dhe blinin, por nuk i kishin hedhur në senete (tapi). Mbretëria e Zogut, hodhi tokat arë në tapi dhe filloi lufta e dytë botërore, gjë që pengoi hedhjen e kullotave të tapi. Kullotat pyjet livadhet ,asnjë nuk i ka pasur në tapi, as bejlerët,. Ato janë poseduar dhe janë trashëguar nga brezi në brez, si prona private të pa tjetërsueshme., por sikurse është e vërteta pa tapi. Tapitë që paraqiten sot gjithfarësh janë falsifikim i neveritësh, që në ç,do shtet të botës falsifikatorin do ta çonin në gjyq, veç Shqipërisë “Demokratike”. Flitet se qendra e falsifikimeve është në Greqi. Këto Tapi Kryetari i Bashkisë dhe Kryetari i Këshillit të Bashkisë duhet ti hidhte poshtë me neveri, duke kërkuar gjykimin e tyre dhe jo të bjerë qindëshet e zeza për të masakruar popullin e tij, zgjedhësit e tij shkurt dukatasit e tij. Historia do të jetë e pa mëshirshme karshi atyre renegatëve, të cilët janë bërë dhe po bëhen palë në persekutimin permanentë (të pa ndërprerë të Dukatit). I shkrova këto radhë se ekziston një paqartësi çuditëse, se si duhet të çlirojmë pronat tona nga tjetërsimi pushtetar dhe i mafies së brendshme e të jashtme. Deri sot është luftuar me të gjitha mënyrat paqësore me qeveritë për certifikimin e pronave të Dukatit. Ajo filloi në vitit 1991 me grupin nismëtar. Me këtë organizim nismëtar vazhdoi deri në vitin vitit 2000. Prej vitit 2000 që u formua shoqata “Atdhetare Kulturore Dukat” kjo luftë u realizua në këtë kuadër organizativ. Lufta për pronat, mori hov me themelimin e kuvendit të Dukatit më 19 qershor 2010. i cili e çoi në një stad të lartë kërkesën legjitime të Dukatit, duke tronditur qeverinë me demonstratat mbarë popullor Në demonstratat e datës datën 11 nëntor 2010, u tentua të shtypeshin me dhunë mesjetare. Për shtypjen e kësaj demonstrate u përdorë: Policia e rendit. Policia speciale te ndërhyrjes së shpejtë. Policina e fshehtë ose sikurse i emërton populli spiunët përçarës. U Përdorën dhe renegatët të quajtur balashë, të cilët luftojnë pas krahëve vëllazëritë e tyre. Dhuna policore u ushtrua me urdhrin e Ministrit të rendit sllavo grek, i cili do na Shfarosë sikurse u shpreh para gjithë botës nga foltorja e pushtetit më datën 11 nëntor 2010. etj. Ju bëj thirrje individuale renegatëve të rikthehen në traditën e dukatasve sepse në Dukatin e mbi 1000 intelektuale dhe të popullit kompakt e puritan Shqiptar asnjë pôshtërsi nuk do ju ngelet pa u regjistruar. Mos e lejoni veten që për interesa xhepi në kurriz të fshatit të ngeleni me damkën popullore të trashëgueshme. Gabimet e drejtuesve të kuvendit, të cilat ju i evidentoni, ti godisni hapët, por jo të hakmerreni me fshatin. E quaj të pa lejueshme dhe miopi që biznesmenët të cilët e Duan Dukatin po sa ne, por qëndrojnë të frikosur, indiferent në këtë ngjarje të madhe historike. KUJTESË: Mençuria tradicionale popullore na porosit: “Po nuk të deshi qeveria dhe të donë populli yt fundi do jetë lavdi. Po të deshi qeveria, por të urren populli yt fundi do të ngelet turpi në breza. Këtë dua ta argumentoj me një referencë të dy gjigantëve të mendjes: Faik Konicës dhe Fan Nolit të cilët arrinin në një përfundim se: “Sa qëndruan në krye të interesave të popullit bejlerët... populli i donte dhe i respektonte...Kur ata u hodhën në krahët e Perandorisë Otomane duke u kthyer si shërbëtorë të qeveris, duke shtypur bashkë me të,popullin e tyre, populli i urreu dhe i titulloi bejlurçina”(shih veprat e Konicës dhe Nolit). Komenti i më tejshëm është i tepërt. Me keqardhje po shohim një lëkundje të pa precedent në radhët e kuvendit, të cilën po e lamë të mahiset do na kostoje rëndë. Kuvendi në punën e tij të shkurtër shënoi arritje. Ai i prezantoi qeverive antikombëtare se: “Rron, or rron, dhe nuk vdes Dukati”, Ky është një perifrazim i bërë nga Noli i madh i cili dekada më parë kur Shqipëria rrezikohej të copëtohej shkruante: “ Rron or rron dhe nuk vdesë Shqiptari” Nga kjo lëkundje të mos hutohemi, të mos dëshpërohemi, të mos merremi me sëmundjen vdekjeprurëse se : jo e ke fajin ti, jo e kam unë, për të cilën kanë luftuar përçarësit, por ta kalojmë në forma më të larta organizimi dhe kërkese, të cilat forcojnë bashkimin e Dukatit dhe mbyllin hapësirat vepruese përçarësve, në veprën e tyre kriminale për të asfiksuar një popull autokton prehistorik me metodat më të sofistikuara mafioze bashkëkohore. Praktikisht në zvogëlimin e gabimeve, që u evidentuan në drejtimin e kuvendit krahas sukseseve, të cilat janë në dialektikën e çdo pune, sidomos atyre të vrullshme, mendoj se duhet të përqendrohemi në dy momente: l- Kuvendi dhe shoqata atdhetare kulturore Dukat të shkrihet urgjent në një unitet pra në shoqatë. e cila të kryej aktivitetin sipas seksioneve përkatëse, me këtë strukturë deri në zgjedhjet e reja sipas statutit të shoqatës; Sipas mendimit tim ç,do komplikim i cili do tentojë të pengojë këtë unitet nuk i shërben çështjes Dukati. 2- Të kalohet në një metodë të re të njohjes dhe dokumentimit të pronave, nëpërmjet pushtetit vendor të decentralizuar, i cili sot nuk ekziston, sepse është i centralizuar si në diktaturë dhe në kundërshtim me gjithë bashkimin evropian. Këtë propozim unë e paraqis mbi bazën e një studimi të bërë me mençuri legjislative nga intelektuali Pulo Nezha, në materialin me titull: ______________________________________ DUKATI. Vështrim: NË TË SHKUARËN, TË TASHËMEN? TË ARDHËMEN¨: Po shkruaj këtë mendim të zotit Pulo, të cilin unë e mbështesë si e vetmja rrugë e cila do ketë përkrahjen e strukturave evropiane dhe do tu imponohet qeverive post totalitare shqiptare ta zgjidhin në favor të pronarëve. “ Ç, do pronar i Dukat me topograf, me harta dhe akte të përbashkëta, të hartojmë dokumentacion të rregullt ligjor. Ti noterizojmë dhe ti dorëzojmë në kadastrën e bashkisë, të mos i njohim zyrat e regjistrimit të pasurive të pa luajtshme, deri sa shteti, qeveria t,i nxjerrë dokumentet që ekzistojnë dhe të mos bëhet pengesë, por me administratën e saj t,ua çojë secilit nëpër familje, ashtu si çon faturat e dritave, ujit, taksave sepse kjo është detyra e saj. “ Ky është thelbi i propozimit të bërë nga z-Pulo Nezha, të cilin un ë e shkrova të plotë. Më tej ai shkruan se pronarët mbasi ti kenë bërë dokumentet, me dëshmitarë dhe ti kenë arshivuarë në kadastrën e bashkisë duhet të bëjnë trysni deri në mos njohjen e qeveris dhe ligjeve të saj, bojkotimin e zgjedhjeve deri sa qeveria qendrore të bëjë decentralizimin e pushtetit vendor dhe njohjen e dokumentimin e pronave nga ky i fundit. Kushdo për tu njohur me hollësi ti referohet materialit origjinal të zotit Pulo, i cili e jep vullnetarisht në shërbim të çështjes. 3-Ti bëhet apel Kryetarit të Këshillit të Bashkisë z- Selaudin Nelo, të mbledhë Këshillin dhe të kontestojë firmë e hedhur , Kompanisë Siciliane për ngritjen e amullive me erë, ekologji shkatë rruese dhe turizëm çfarrosës. Ndërkohë ti drejtohemi referendumit popullor. 4- Ti Bëhet apel kryetarit të Bashkisë z- Kanan Braho, të hedhë në rigjykim të ashquajturit pronarë të cilët me dokumente fallto u është dhëne drejta e pronës nga mafia, për të fituar 4OO ha. të valltos së Dukatit bashkë me vijën detare të gjirit të Dukatit (Pashalimanit). Ndërkohë të kërkohet dhe dënimi i Dukatasve që kanë dëshmuar për këta falsifikatorë noterik. Pa u plotësuar këto kërkesa historike Dukati shuhet së qeni. Kushdo që bën shaka me fatet e këtij komuniteti gjoja në emër të pacifizmit, dhe mallkimeve të fshatarëve të tyre të cilët zvarriten nga policia jo kombëtare se “Mirë jua bëjnë që i rrahin!” “t’u bëjnë nënat e motrat!” “pse e zënë rrugën! “ etj; pisllëqe do japin llogari para historisë dhe kombit, mbasi Dukati dhe gjiri i Dukatit (Pashalimani) si dhe gjiri i Vlorës që po pushtohet nga mafia nuk janë vetëm të Dukatit, por janë të gjithë Shqipërisë, prandaj ata që masakrojnë Dukatin, duke përfshirë dhe policinë Bashiste, masakrojnë Shqipërinë. Së fundi e vlen të bërtitet me zë të lart dhe krenar. “E dini pse e bllokojmë rrugën o batakçinj!, partizanë të kamxhikut dhe emisarë të errësirës!: -Sepse kemi 20vjet që po i lutemi qeveris: Na njihni pronat se po na vdisni për bukë dhe në vëntë të pronave shpërblehemi me pushtim, dhunë tortura ekonomike, psikologjike masakrim intelektual, zvarritje shkopinj dhe gjithë farë shtypje të pa parë. Ti qeveri nuk më njeh, je kthyer pushtuese dhe unë nuk do të njoh, e si rrjedhoja rruga që kalon në fshatin tim është e imja dhe nuk të lejoj të kalosh se ti kalon në këtë rrugë për të shtypur mua që më ke shpallur të huaj në atdheun tim. Ahere largo çizmen nga trojet e mia, që rruga ime ti shërbejë kombit. Dhe të jemi partner me qeverinë ashtu sikurse ka qenë historikisht populli i qytetëruar i krahinës së Dukatit: Dukat Tragjas Radhim, me qeveritë kombëtare. Secilit dukatas dhe krahinor, i jepet e drejta e ligjshme ti bëj apel vet vetes!: “ DUKATAS! TË MOS PËRGJUNJEMI” MBASI VIKTOR HUGO KA SHKRUAR: “ Asnjë ushtri nuk mund ti rezistojë forcës së një ideje të re që i ka ardhur koha. Xhemil Seferi. Agronom në pension.
Posted on: Tue, 09 Jul 2013 15:46:40 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015