Astrit Patozi: Basha ishte parazgjedhur nga Berisha në krye të - TopicsExpress



          

Astrit Patozi: Basha ishte parazgjedhur nga Berisha në krye të PD-së, nuk pati garë reale Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, ka hedhur akuza të forta për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së. Ai tha se Lulzim Basha ishte përcaktuar si fitues dhe se gara nuk ishte korrekte. “Më 22 korrik e kam pasur kutinë e votimit vetëm dy metra larg, pasi ajo ishte poshtë zyrës sime. Unë nuk kam shkuar të votoj, me bindjen se vota ime nuk kishte asnjë vlerë. Kërkesën e fundit e kam pasur nga zoti Olldashi, vetëm 5 minuta para përfundimit të garës, edhe pse ai e dintë që vota ime nuk kishte vlerë. Ça ishte ky gjest, nuk ishte ndonjë burrëri e madhe, sepse burrëri është ta ngresh zërin dhe ta shprehësh vullnetin me votën. Unë nuk e bërë dhe kërkoj ndjesë, sepse gjesti im nuk ishte gjest force, por dëshpërimi. Për shkak se në partinë time nuk po zhvillohej një garë korrekte dhe unë nuk doja që të merrja pjesë në një proces që ne na takon. Kaq mund të them për përfshirjen time në atë proces. Nuk ishte një garë korrekte, për shkak se fituesi ishte paracaktuar”, tha Patozi për “Top Story”. “Ne harxhuam energji të tepërt dhe të panevojshme, çka ka krijuar një hendek të madh për demokratët. Olldashi dhe Basha janë shumë të vegjël për të krijuar përçarje tek demokratët, por është krijuar një frakturë, pasi në finishin e garës njëri ishte I nënës dhe tjeteri i njerkës. Në këto kushte gara u prish. Ky ishte një gabim i rëndë, për të cilin PD-ja nuk kishte asnjë interes. Unë jam shumë i sigurtë sot që daljen time do ta konsiderojnë si një kundërvënie ndaj PD-së. Por, kjo nuk është e vërtetë. Unë thjesht dua të shpjegoj se 22 korriku ishte një gabim i madh, që duhet harruar shumë shpejt nga ana e demokratëve. Unë ndërkohë s’mund ta harroj dot lehtë, pasi është edhe ditëlindja ime. Por, çdo gabim që ndodhet brenda shtëpisë, është i falshëm”, vijoi më tej Patozi gjatë rrëfimit të tij. Sipas Patozit, Basha ka qenë i paracaktuar dhe i parapëlqyer nga ana e Sali Berishës. Megjithatë, sipas tij, Basha është i vetëdijshëm se nuk ka pas vetes as 50% të anëtarëve të PD-së. “Kryetari i ri i PD-së, Lulzim Basha, është legjitim. Jo prej rezultatit të 22 korrikut. Ai është koshient se nuk ka 50% të militantëve dhe anëtarëve të PD-së dhe distanca e tij me Olldashin nuk është 8 me 2, sepse gara nuk është korrekte. Por, ai është legjitim, sepse në çfarëdo procesi, ai do të ishte fitues, sepse ai ishte i paracaktuari dhe i parapëlëyqeri nga Sali Berisha”, tha Patozi. Ai tha se do ishte më e udhës që kryetari i ri i PD-së duhej të ishte në parlament, por sipas tij, problemi më i madh është lufta brenda llojit në PD. “Do ishte më e udhës që shefi i opozitës që të ishte në parlament, pasi këtë gjë ia kemi kërkuar edhe Edi Ramës. Por, kjo nuk përbën ndonjë problem. Problemi është lufta brenda llojit që ndodhi në PD, e cila krijoi pakënaqësi të mëdha tek demokratët. Metodat që u ndoqën në garën për kreun e PD-së, nuk ishte normale”, tha Patozi. “Basha duhet të qendrojë larg atyre që u përfshinë në këtë betejë brenda llojit, pasi ata na kanë shkaktuar kosto të larta gjatë qeverisjes. Rezultati 80% me 20% është shumë problematike, por kjo pjesë në minorancë nuk duhet të ndjehet e agresuar”, vijoi ai. Patozi tha se e kishte paralajmëruar garën jokorrekte për kreun e PD-së. “Unë e kam paralajmëruar këtë situatë. U kam rënë këmbëanave të alarmit që kjo të evitohej. E kam bërë në mbledhjen e fundit të Kryesisë, ku u kërkova rivalëve që t’ja kursenin PD-së një betejë të pajustifikueshme, apo mungesën e fair play-t, sepse demokratët janë mjaft të goditur nga humbja e zgjedhjeve të 23 qershorit. Kërkova nga ata që mos ta zhvillonin fushatën me triumfalizëm apo me patetizëm, sepse vinim pas një humbje të rëndë dhe nuk mund ta mbante përgjegjësinë vetëm Sali Berisha. Ne humbëm në rang kombëtar dhe kjo është e rëndë, pasi nuk humbën në nivel lokal”, tha Patozi. Ai u shpreh se Basha, ashtu si Olldashi, ka përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve më 23 qershor. “Basha mban përgjegjësi për humbjen e PD-së, por varet nëse e ndjen që të mbajë përgjegjësi. Unë mendoj se ai ka përgjegjësi për humbjen, pasi mban një post të rëndësishëm si kryebashkiak, por edhe për faktin që ka qenë ministër i rëndësishëm. Po ashtu përgjegjësi ka edhe Olldashi, që ka pasur role të mëdha në qeveri. Pra, të dy janë pjesë e përgjegjësisë”, u shpreh Patozi. Sipas tij, do ishte më e denjë që Basha të zgjidhej direkt nga Berisha në krye të PD-së. “PD e kishte të nevojshme një garë reale dhe fair play. Për fat të keq ne nuk patëm një garë reale dhe as fair play. Kjo ishte një garë fiktive, për të zbatuar një vullnet të paracaktuar. Do të ishte më e denje në fakt, që Basha të caktohej direkt nga Berisha, ashtu siç ka ndodhur në shumë vende. Problemi qendron tek rruga që u ndodh për zgjedhjen e Bashës në krye të PD-së”, tha Patozi. Patozi u shpreh se Berisha gaboi në këtë rast. “Berisha është një politikan i përmasave të jashtëzakonshme, që ka shkruar historinë e PD-së dhe këtij vendi. Çdo politikan ka një bilanc në finalen e tij. Berisha në 23 vjet në krye të PD-së, i ka mbajtur demokratët 13 vjet në pushtet dhe 8 vjet në opozitë. Por, duke thënë këto, unë nuk mund të them që Sali Berisha është i dërguari nga Zoti dhe nuk është mëkatar. Kjo nuk do të thotë që ai nuk bën gabime. Dhe ky është një prej tyre. Për mua ky është një gabim i Sali Berishës. Por, në bilancin që unë bëra, nuk lëviz peshoren e Sali Berishës”, u shpreh Patozi. Ai tha se Lulzim Basha duhet ta bëjë standart dorëheqjen si kryetar i PD-së, në rast se humb zgjedhjet. Ai hodhi dyshimin se Basha nuk mund ta ketë me nxitim këtë gjë, pasi aktualisht është në pushtet se kryebashiak. “ Lulzim Basha duhet ta fusë në status dorëheqjen në rast të humbjes së zgjedhjeve, ashtu si bëri Berisha. Mund të ketë skeptikë që kryetari i ri i PD-së e ka me nge ardhjen në pushtet, duke qenë se të tre faktorët janë në pushtet, PS- dhe LSI janë në qeveri, por edhe Basha në krye të bashkisë. Por, demokratët e kanë me ngut ardhjen në pushtet, ashtu siç e kam edhe unë”, tha deputeti demokrat. Patozi ka ironizuar edhe me Blendi Fevizun dhe Çim Pekën, ndërsa ka hedhur akuza ndaj Fahri Balliut. Ai ka kërkuar nga Basha që të qendrojë larg njerëzve si Fahri Balliu. “Erdha këtu se Fevzo e para ka dalë armik, ndërsa e dyta ka ikur me pushim të parakoshme. Tek Çim Peka nuk shkoj dot, sepse ka filluar të zbulojë krimin e organizuar. Fahri Balliu tani do thotë që unë jam bashkëpuntor i sigurimit të Shtetit e para dhe më pas do thotë edhe shumë gjëra. Por, unë do kërkoja nga Lulzim Basha të qendrojë larg disa xhambazëve, gjobvënësve, të cilat fatkeqësisht janë ngjitur si këpuca pas PD-së, duke kërkuar dëmshpërblime që jo rrallë i kanë marrë, për shërbime që nuk i kanë kryer kurrë. PD duhet të qendrojë larg trafikantëve të influencës, të cilët kanë ndikuar negativisht në imazhin e PD-së”, tha Patozi.
Posted on: Thu, 25 Jul 2013 20:53:20 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015