Ata ishin njerëz që ecnin mbi tokë, deri sa zemrat e tyre ishin - TopicsExpress



          

Ata ishin njerëz që ecnin mbi tokë, deri sa zemrat e tyre ishin të lidhura ngushtë për Krijuesin. Një motër e dalluar me emrin Mona një herë më ka treguar se në një ligjëratë edukative islame ligjëruesi pyeti: “A i dini emrat e futbollistëve brazilian që luajnë për kombëtaren e tyre?” Për habi të ligjëruesit ata që ishin prezent arritën t’i tregojnë emrat e të gjithë lojtarëve, por jo vetëm kaq; ata i numëruan madje edhe lojtarët që janë në pankinën rezervë. Pastaj ligjëruesi i pyeti për emrat e grave të Pejgamberit tonë Muhammedit a.s. Edhe pse të pranishmit numëruan disa nga emrat e grave të tij, siç janë Ajsheja, Hatixheja dhe Sevda, përmendën edhe Fatimenë dhe Eminenë, duke mos e ditur se e para është vajza e tij, kurse e dyta është nëna e tij! Doli që prezantuesit mes të cilëve kishte edhe prej atyre që kërkonin dituri islame, nuk mundën të kujtohen për emrat e gjitha grave të Pejgamberit. E tani ta shtjellojmë pak pyetjen e ligjëruesit. Tani të pyesim diçka tjetër por pyetje më të vështirë: “Lexues i nderuar i këtyre rreshtave, a je pyetur ndonjëherë: “Sa shokë të Pejgamberit i njeh,dhe sa prej tyre tani mund ti numërosh?” Përgjigja jote mund të jetë një, dhjetë, apo edhe njëqind. Por sigurisht nuk mund të thuash njëmijë! Habit fakti se askush prej nesh, duke e numëruar këtu edhe vetveten, nuk është në gjendje t’i numëroj më shumë se njëmijë, ndërsa e dimë se në Haxhin Lamtumirës ishin prezent më shumë se njëqindmijë sahabë. Nëse përpiqemi të shfletojmë biografinë e Muhammedit a.s. dhe literaturën që merret me luftërat çlirimtare islame (p.sh.: El-Futuhat El-Islamijje) do të gjejmë një numër prej dhjetë mijë meshkujsh dhe femrash, ithtarë të Pejgamberit a.s. Disa dijetarë përmendin se numri i sahabëve që përmendet në literaturën islame nuk e kalon numrin prej 10.000! Shtrohet pyetja logjike: “ Po ku janë të tjerët? Ku mund të gjejmë diçka më shumë mbi ta?” Kjo është një pyetje shumë serioze. Për të dhënë përgjigjen e kësaj, do të përshkruajmë situatën në kantierin e ndërtimeve. Ta zëmë, kur shohim një ndërtesë të lartë, në mënyrë automatike mendojmë se arkitekti që e ka dizajnuar dhe e ka ndërtuar këtë ndërtesë, ka groposur thellë në tokë ku i ka forcuar themelet e saj, me qëllim që të jetë stabile dhe e qëndrueshme. Pra, që një ndërtesë e thjeshtë të jetë e qëndrueshme dhe e sigurt për njerëzit që do të jetojnë aty, patjetër duhet që ajo t’i ketë “rrënjët” thellë në tokë me ndihmën e betonit dhe çelikut. Ngjashëm është kur flasim edhe për rrugën e drejtë, Islamin. Ai është një religjion i lartësuar dhe i shenjtë i shpallur nga ana e Allahut të Madhërishëm. Po, kjo është e vërtetë, por në themelimin dhe ndërtimin e saj gjithsesi duhet mundi i njeriut. Kjo është një nga ligjet e Allahut- që Islami të jetë fuqishëm i vendosur dhe të jetoj në atë mënyrë që Ai e ka shpallur, muslimanët duhet të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të insistojnë në kryerjen e obligimeve të tyre. Mundi i tyre në këtë kontekst është kusht në bazë të së cilit do të thirren në Ditën e Llogarisë. Gjatë dhënies së përgjigjes sonë në këtë pyetje, do të përmendim mënyrën se si ndërtimtaria islame vajti larg gjerë në mjegulla. Ajo u ndërtua në bazë të mundit të 90% të sahabëve emrat dhe jetët e të cilëve nuk i kemi të njohur. Pas ndihmës së Allahut mos të ishte mundi i tyre, Islami nuk do të kishte mbërritur në mënyrë të kompletuar dhe të përsosur deri tek ne sot. Ajo për çka aktualisht mund të më kujtohet është rrëfimi mbi një ushtar të armatës së Mesleme ibn Abdul-Melikut. Gjatë një beteje kundër jobesimtarëve, ky ushtar u paraqit vullnetar për të hyrë në kështjellën e jobesimtarëve nëpërmjet pusetës së kanalizimit. Pas kryerjes me sukses së detyrës së tij, e cila i kontribuoi fitores së musliamnëve, prijësi Mesleme bëri përpjekje të mëdha që ta identifikoj dhe shpërblej ushtarin. Pas shumë përpjekjeve të pasuksesshme për ta zbuluar identitetin e ushtarit, Meslemeja urdhëroi që ushtari patjetër të paraqitet në shtabin e tij, qoftë kjo ditën apo natën. Më në fund, tek sa Meslemeja rinte ulur në tendën e tij, në njeri me fytyrë të mbuluar hyri brenda. Meslemeja pyeti: “A je ti ai i cili i hapi dyert duke kaluar nëpërmjet pusetës? “ Njeriu u përgjigj: “Unë jam i përfaqësuesi i tij, kurse ai të çonfjalë se do të identifikohet, por vetëm me tre kushte. “ Meslemeja iu drejtua: ” Fol!”; Njeriu u përgjigj: “Si e para, nuk ke për ta shpërblyer. E dyta: nuk do ta lavdërosh përpara ushtarëve të tjerë; dhe e treta: nuk do ta lajmërosh kalifin mbi emrin e tij.“ Meslemeja tundi kokën në shenjë të pranimit të këtyre kushteve. Atëherë njeriu e zbuloi fytyrën e tij duke thënë: “ Unë jam ai ushtari.” Pas kësaj ndodhie, Meslemeja e kishte për traditë që t’i lutet Allahut të Madhërishëm me këto fjalë: “ O Zot! Më ringjall së bashku me Sahib En-Nakbi (në gjuhën arabe: “Njeriu i Pusetës”)!” Ç’është e vërteta, emri i këtij ushtari asnjëherë dhe askund nuk është përmendur, kështu që edhe sot e kësaj dite mbetet mister dhe nuk dihet emri i tij. Ky njeri dhe të ngjashmit si ky, janë ata të cilët Pejgamberi Muhammed a.s. i ka emërtuar “Mos i fyeni shokët e mi, ngase sikur dikush nga ju të harxhonte ari sa kodra e Uhudit, nuk do ta meritonte atë që e meritonin ata. Madje nuk do të meritonin as gjysmën, e asaj që ata e kanë merituar.” (shënon Ebu Davudi me sened hasen.) Dhe ata për të cilët Allahu i Madhërishëm tha: “Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë Allahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke e dhënë jetën….” (El-Ahzabë, 23). Këta janë ushtarët e panjohur dhe shembulli ideal i lojalitetit, sakrificës dhe altruizmit. Këta janë njerëz që kanë ecur nëpër tokë, gjersa zemrat e tyre kanë qenë fort të lidhura për Krijuesin. Kokat e tyre ishin të ngritura lartë në qiell, deri sa nuk preknin mjegullat… Të tillët vetëm Allahun e Madhërishëm e kishin udhëheqës të tyre, kështu që qëllimi i tyre ishte fare i qartë- asgjë tjetër vetëm se arritja e kënaqësisë së Allahut të Madhërishëm. Nuk u interesonin lavdërimet dhe madhështia e njerëzve , e as vërejtjet e tyre. Ata më shumë dëshironin që t’i gëlltis toka se sa dikush ti sheh duke e madhëruar Allahun apo duke i ftuar njerëzit në adhurimin e Tij. Shumë njerëz nuk dinë për ta, por ata janë të kënaqur që Allahu i Madhërishëm di për ta. Allahu na ringjalltë me ta dhe na bëftë sikur ta! Amin! Ashtu qoftë! Në fund të përmendim edhe diçka që nuk mund të mos e vëmë re. E dimë që përveç këtyre mijëra ashabëve që nuk ua dimë emrat, ekzistojnë ata që na janë shumë mirë të njohur, për të cilët veç dimë diçka. Allahu i Madhërishëm i ka lënë kështu të njohur, për të na shërbyer si ylli polar në errësirat e jetëve tona. Biografitë e tyre dhe qasja e pjesërishme në jetët e tyre, mësimet jetësore dhe urtësitë e tyre janë këtu që të na ndihmojnë gjatë rrugëtimit tonë jetësor, deri sa nuk i takojmë nën hijen e Arshit të të Gjithëmëshirshmit, dhe të Mëshirës së Tij.
Posted on: Sat, 22 Jun 2013 22:07:43 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015