Atentat në qendër të Elbasanit, plagoset 32-vjeçari Një - TopicsExpress



          

Atentat në qendër të Elbasanit, plagoset 32-vjeçari Një 32-vjeçar i ka shpëtuar për mrekulli një atentati në qendër të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur tek Pedagogjikja ku Ledio Zabeli është qëlluar nga persona, tashmë të identifikuar nga policia. Autori ka qëlluar me armë nga një automjet, i cili është larguar me shpejtësi. Sapo ka dëgjuar të shtënat Zabeli është shtrirë në tokë për ti shpëtuar plumbave. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Elbasanit. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për shkak të një sherri për motive të dobëta mes autorit dhe të plagosurit disa ditë më parë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa janë shoqëruar në komisariat më shuëm se dhjetë persona.
Posted on: Thu, 27 Jun 2013 06:34:31 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015