Avni Zogiani Publikuar: 28.09.2013 - 12:12 "Shërbimi Informativ - TopicsExpress



          

Avni Zogiani Publikuar: 28.09.2013 - 12:12 "Shërbimi Informativ i Kosovës (ShIK) është një organizatë që pretendon të ketë ekzistuar që nga vitet ’90. Megjithatë, ai u bë i njohur për kosovarët sidomos mbas lufte, kur përflitej për të si një organizatë e mistershme, e cila funksionon si një shërbim i afërt, nëse jo brenda, PDK-së. Pak dihej për këtë shërbim, por shumë përflitej ... Ky raport ishte një përzierje informatash të mbledhura andej-këtej mbi zyrtarët e atëhershëm të LDK-së, ... ShIK-ut filloi të dilte në shesh në nëntor të vitit 2009 ... kur Nazim Bllaca dëshmoi mbi krimet e kryera, në asnjë moment në dokumentet e gjykatave rastet nuk i janë referuar ShIK-ut, por UÇK-së. ... ndërkohë që PDK dhe AAK në vazhdimësi janë përpjekur ta përhumbin faktin se ky emër po dëmtohet nga vetë ata duke akuzuar të tjerët se po dëmtojnë emrin e UÇK-së. ... Sido që të jetë afro rreth 70 vite burg u dhan për ish-anëtarët e ShIK-ut nga gjykatat e dominuara nga EULEX-i. Ata janë dënuar, mes tjerash, edhe për vrasjen e kundërshtarëve politik të PDK-së, por edhe për vrasje tjera të njerëzve që kanë dyshuar se kanë punuar për struktura serbe të sigurisë. ... Sido që të jetë, Tërë procesi i ShIK-ut ka ekspozuar në mënyrë kokëforte dyshimet se gjykimet e EULEX-it përcillen me ndikime politike. ... Ambasadorët po kërkonin qeveri me duar të pastra dhe u kënaqën kur në Qeverinë Thaçi nuk e panë ministër Fatmir Limajn, ... Ish-udhëheqësit e ShIK-ut në anën tjetër po përjetonin ngritjen në majat e PDK-së, me Kadri Veselin tashmë nënkryetar të parë të kësaj partie. në të cilin komunikim ai tha se është marrë vendim (nuk dihet prej kujt, as si) për shuarjen e kësaj organizate meqë tashmë Kosova ka Agjencinë për Inteligjencë – AKI. ... Me këtë rast ai falënderoi disa herë ndërkombëtarët për një bashkëpunim me këtë organizatë. ... Shtatë zyrtarët e ShIK-ut të dënuar për krime serioze nuk iu hodhën në tavolinë Veselit asnjëherë, as nga EULEX, as në PDK, as nga media kosovare. Mirëpo, si është e mundur që ai të ketë një futje të glorifikuar në politikë, pa asnjë reagim diplomatik, ndërkohë që zyrtarët e organizatës që ai e shoi më 2009 po gjykohen në vazhdimësi? ... A është shërbimi i devotshëm që ai iu bëri shërbimeve të huaja arsyeja pse nuk përballohet me asnjë përgjegjësi, qoftë edhe me përgjegjësi politike për një organizatë që i priu e që ashiqare ka bërë krime monstruoze? Ku janë diplomatët që kërkuan qeveri me duar të pastra sot? ... dy ambasadorët e zëshëm gjatë kësaj periudhe, ambasadori amerikan Dell dhe ai francez Fitoi, janë larguar nga qeveritë e tyre nga aktiviteti diplomatik, sipas gjasave për shkak të sjelljeve të tyre tërësisht joetike në Kosovë. ... Në fund, si ta konsiderojmë ne sot ShIK-un dhe PDK-në përgjithësisht kur ka pjestarë të të dyjave, apo të së njëjtës, të gjykuar e akuzuar për krime serioze, ndërkohë që krerët e kësaj krijese, Thaçi e Veseli vendosin për të ardhmen e vendit? ... A mundemi ne të besojmë në një Evropë që mbyll njërin sy ndaj zyrtarëve që u shkojnë përshtati, e bëhet agresiv pa ndonjë bazë evidencash dhe krijon spektakle ndaj zyrtarëve që nuk pajtohen me atë që bënë ndërkombëtarët në Kosovë për këto vite? ... A duhet ne si shoqëri tashti të pajtohemi me fatin e keq të legjitimimit e spastrimit të cilitdo që futet brenda skemave që përkrahin atë që ndërkombëtarët bëjnë në Kosovë? ... Pse EULEX-i bashkë me diplomatët shfaqen shumë agresivë ndaj aktivistëve politikë pa histori kriminale që nuk pajtohen me ta, e bashkëpunojnë shkëlqyeshëm me politikanë që kanë bujë si të dyshimtë për përfshirje në krime serioze? Kujdes EULEX, një ditë kjo bombë do të të pëlcasë në dorë !"
Posted on: Sat, 28 Sep 2013 17:50:50 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015