Azil kërkuesit që kërkojnë ndihmë mjekësor të ndihmohen nga - TopicsExpress



          

Azil kërkuesit që kërkojnë ndihmë mjekësor të ndihmohen nga qeveria belge Azilkërkuesit e Luginës së Preshevës që kërkojnë ndihmë mjekësore duhet të ndihmohen nga qeveria belge sepse trajtimet në vendin tonë për disa sëmundje janë të pa mundura duke futur këtu aspektin ekonomik, distancën me klinikat për trajtim, dhe problemet administrative. Ka konstatuar sot zëvendës kryetari i komunës së Preshevës, Skender Destani në takimin që realizoi sot me përfaqësuesin e zyrës së migracionit për shërbime mjekësore në qeverinë belge, Tim Karp. Zëvendës kryetari në përpikëri ka sqaruar shkaqet e migrimit të njerëzve që kërkojnë ndihmë mjekësore në Belgjikë. Në takimin e sotëm është diskutuar edhe për nacionalitetin rom të Luginës dhe pozicionin e tyre në vend. Zoti Destani edhe për këtë pjesë të popullatës ka konkluduar se është shtresa më e diskriminuar duke pasur parasysh se kjo popullatë nuk gëzon as të drejtat elementare. Migrimi i popullatës shqiptare të Luginës edhe gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka të ndalur drejt shteteve të Evropës me qëllimin që të sigurojnë gjërat elementare për jetën e tyre dhe fëmijëve. Kur do të ndalohet ky egzod askush nuk ka përgjigje.
Posted on: Thu, 03 Oct 2013 21:17:08 +0000

Trending Topics



min-height:30px;">
Successful expedition - Cerro Austria (5300 m) & Pequeño Alpamayo

Recently Viewed Topics




© 2015