Aziz AZIRI : TË MOS BIEM PRE E LOJËS SË SËRBISË PËR TË - TopicsExpress



          

Aziz AZIRI : TË MOS BIEM PRE E LOJËS SË SËRBISË PËR TË BOJKOTUAR REGJISTRIMIN NË LUGINË. Ka ditë që përflitet cështja e regjistrimit të popullsisë dhe nga sitemi mediatik kemi vërejtur se liderët politikë dhe subjektet në Luginën e Preshevës janë te orientuar drejt bojkotit të regjistrimit, duke nxjerrë arësye të cilat meritojnë analizën me këmbë në tokë, në raportet shkak pasojë.Çka do të thotë të marrësh pjesë në regjistrim dhe çdo të thotë ta bojkotosh këtë aktivitet që realizohet një herë në 10 vite?Ajo që dimë është se të gjitha të dhënat e këtyre regjistrimeve janë parametarë reale që shkojnë depozitohën në të gjithë institucionet ndërkombëtare deri në OKB dhe mbi këtë bazë parashikohën dhe planifikohën ndërhyrje për politika me të drejta, ose në të kundërt, me të cilat shpesh përballet opinioni dhe vetë institucionet shtetërore.Ta bojkotosh regjistrimin do të thotë që ti japësh të drejtë shtetit të Serbisë të marre për bazë dhe të publikojë të dhënat që ka nga sektori i Ministrisë së Brendëshme dhe këto të dhëna të mbetën në raportet e institucioneve ndërkombëtare dhe shtetërore.Ta bojkotosh regjistrimin do të thotë që ti japësh të drejtë shtetit të Serbisë të marrë për bazë dhe të publikoje të dhënat që ka nga sektori i Ministrisë së Brendëshme dhe këto të dhëna të mbetën në raportet e institucioneve ndërkombtare dhe shtetërore.Nëse nuk do të merret pjesë në regjistrim ky fenomen do të ndodhë siç ka ndodhur në cdo rast tjetër më përpara, me tendencën e rrudhjes sa më shumë të shtrirjesë demografike dhe të uljes artificiale të numrit të popullsisë.Faktori shqipëtar përherë është përballur me qëndrime të tilla dhe asnjëherë në këto raste nuk ka dalë realisht numri i popullsisë. Duke ju referuar disa fakteve, ajo që tërheq më shumë vëmendjen është largimi masiv i familjeve shqipëtare nga Lugina pas përfundimit të luftës. Sipas të dhënave numri i tyre rezulton të jetë mbi 3000. Pse kjo popullsi e larguar nuk kthehet në trojet e veta? Cfare politikash ndiqen ndaj tyre? Kjo nuk eshte gjë tjetër, vecëse një asimilim dhe spastrim etnik i ftohtë, i heshtur, me pasoja shumë të rënda për Luginën. Nëse këtij spastrimi i shtojmë edhe bojkotin e regjistrimit, atëhere me dashje ja lëmë në dorë shtetit të Sërbise që të bëje cfarë të doje dhe të publikoje cfarë i intereson për numrin e popullësisë në këtë krahinë.Ata që sot flasin për bojkot, janë pikërisht ata që se duan regjistrimin e popullsisë dhe me ose pa dashje ata bëjnë lojën e politikës sërbe. Njerzë të indoktrinuar bien lehtë në sklenare dhe gracka të tilla, duke u manipuluar lehtë, pa shkaqe serioze.Ka plotë raste kur duhet bojkotuar aktivitete, por jo në cdo rast bojkoti ështe rruga më e drejte. Nëse atë e perdoim pa kriter, pa analizë serioze politike, pa llogaritur shkaqet dhe vecanërisht pasojat, në vete me dashje dëmtojme interesat tona. Jo vetëm popullsia në Lugine, por thirrja jonë duhet të jetë e qartë dhe e hapur: TE GJITHË NË LUGINË TË PRESHEVËS, TË MARRIM PJESË NË REGJISTRIM, TË SHFAQIM SHIFRAT REALE TË POPULLSISË SHQIPËTARE NË KËTË KRAHINË, DUKE DEMASKUAR SI NË CDO RAST EDHE KËTË SPASTRIM ETNIK QË PO NDODH, PJESË E TË CILIT ËSHTË EDHE SKENARI I BOJKOTIT TE REGJISTRIMIT. Aziz AZIRI –Student i Shkencave Politike nga Lugina e Preshevës Tiranë. 08.10.2013.
Posted on: Mon, 07 Oct 2013 23:07:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015