BAMIR TOPI - JASHTQITJE E PARTISE DEMOKRATIKE Nga: Arben - TopicsExpress



          

BAMIR TOPI - JASHTQITJE E PARTISE DEMOKRATIKE Nga: Arben Berisha Partia Demokratike i ka hapur dyert Bamir Topit atehere kur Bamiri ishte askushi ne Bashkine e Tiranes. Si tiranas dhe i shkolluar (meqe ne ate kohe kishte vakum te thelle ne Shoqerine tone per intelektuale dhe nje intelektual tiranas me shume, i nevojitej PD per tu indentifikuar me votuesin e Kryeqytetit) Bamiri u afrua dhe iu dhane pergjegjesi te ndryshme ne kohe te ndryshme nga Sali Berisha, deri ne N/Kryetar i PD dhe automatikisht Kryetar Grupi. Bamiri nuk eshte injorant apo mendje-shkurter - kete ta keni te sigurte - por eshte kalkulues shume i zhdervjellet i situatave politike. Ai hypi shkallet e PD duke luajtur me imazhin e burrit mire ne PD. Te pershendeste, tregonte interes kur flisje me te, bente cmos per te ndihmuar, po sic thonte Bamiri: keta nuk te hapin rruge dhe normalisht nuk te mbaronte pune..... por per ironi te realitetit, Bamirit iu hapnin rruget ne PD - per veten e tij. Hmmmm!!! Sali Berisha i ofroj Bamir Topit mbeshtetjen e PD-s te kandidonte per Bashkine e Tiranes - dy here 2003 / 2007 - por Bamiri e refuzoji oferten e Berishes. Ne ato zgjedhje kandiduan Spartak Ngjela ne 12 Tetor 2003 dhe Sokol Olldashi ne 18 Shkurt 2007. Te dy humben thellesisht. Qellimi i Bamirit ishte te behej President dhe me 8 Mars 2007 shpalli hapur synimin dhe kanididaturen e tij per President. Berisha e pranoi! Kur Bamiri fitoji, demokratet kudo qe jane, perfshire edhe mua, kane qare nga gezimi!! PO, kemi qare dhe kemi uluritur nga gezimi, sepse duke u zgjedhur President, N/Kryetari i parties tone, jo vetem qe do kishim “mbeshtetjen” e nevojshme per dekretimin e ligjeve, por nuk do kalonim ne zgjedhje te parakoheshme dhe nuk do nderpriteshin ato zhvillime madheshtore qe perjetoji Shqiperia ne vitet qe pasuan, megjithese ne ato kohe ishin akoma vetem premtime, por premtime qe ne demokratet i besomin sepse percilleshin nga Sali Berisha. Por c’ndodhi: ky burri jo vetem qe doli “asnjeanes” qe per mua ishte qesharake dhe e dyshimte, sesi nje N/Kryetar Partie ne pushtet, i brumosur me filozofine e Djathte na cohet ne mengjes dhe na del “asnjeanes”. WoW!!! Por dicka tjeter ka ndodhur, per te cilen askush nuk ka folur: Bamiri refuzoji dy here te kandidonte pikerisht kunder Edi Rames; Bamiri “kaloji lumin” ne Parlament me 8 votat e Nanoisteve, por ju nuk pat’ Edi Ramen te bente protesta apo “bllokonte” ato 8 Nanoiste qe ai i dinte shume mire se do votonin Topin dhe e kishte shume te lehte t’i bllokonte ata. Rama beri pak “zhurme” dhe e la Bamirin te qete. Sa here keni pare ju qe Rama te sulmonte politikisht Presidentin? Asnjehere!!! Dhe Bamir Topi ia ktheu te “miren” Edi Rames duke bllokuar dekretimin e ligjeve qe conte Kryministri Berisha ne Presidence, dhe keshtu ndalte hovin e Maxhorances per te pasur sukses ne qeverisje dhe natyrisht per te zvogeluar shancet e fitores ne Zgjedhjet e 2009. Per tju kthyer pak mbrapsh historise se shumtuar te Bamirit, me leni t’ju kujtoj se Bamir Topi i mori te gjitha pronat e veta dhe te familjes “per vete” bashke me Lejet e ndertimit – pa asnje zhurme – nga Edi Rama. E po dreqi ta haje ket’ pune, N/Kryetari im, eshte mish-e-thua me Kryetarin e Opozites!? Te mos mjaftonin keto, Bamiri pati kurajon te votoje per Edi Ramen ne zgjedhjet lokale 2011. Kjo u pa si drita e diellit nga media. C’beri Topi? Ai e “injoroji” me neveri kete “genjeshter” . Epo dreqi ta haje kete pune, mos t’i besojme as syve tane? Ne Grushtin e deshtuar te Shtetit, me 21 Janar 2011, Bamir Topi, Presidenti “asnjeanes” – sic thoshte ai, mbajti anen e Pucistave. Pa piken e turpit, Komandanti i Forcave te Armatosuara te Republikes, i detyruar me Ligj te mbroje Insitucionet Shteterore dhe te gjithe Territorin e Republikes nga armiq te brendshem dhe te jashtem ne cdo kohe dhe me cdo cmim – sic shtrohet ne Kushtetute, fajesoji Garden e Republikes sepse mbrojti Insitucionet e Republikes me cdo cmim nga armiq te brendshem! Kjo eshte marrezi! Presidenti del kunder Gardes “tij”. Bota mbare e pa Opoziten e Edi Rames duke i ven flaken gjithckaje, duke shperthyer deren e hekurit te Kryeministrise, duke qelluar policine, duke shkelur me kembe flamurin e Skenderbeut. Dhe Presidenti nuk tha asnje fjale per keto gjera, por u mjaftua me nje deklarate te shpifur per shtypne te cilen nuk tha asgje substanciale… Sa prej jush mbani mend se c’tha Presidenti? Anjeri nuk kujton! Sepse Bamiri gjithmone ka qene as mish e as peshk! Sa per kujtese: Lulzim Basha, ia dha voten e tij per President Bamir Topit, atehere kur ai “e kishte litarin ne fyt”. Por si njeri mosmirnjohes, Bamir Topi, ai ktheu te miren me vote kunder, atehere kur Lulzim Basha “e kishte litarin ne fyt, dhe keshtu poshteroji veten dhe imazhin miqesor dhe mirnjohes Tironc!!! Me daljen e votes hapur” pro Edi Rames, Bamir Topi e kuptoi se pas perfundimit te mandatit Presidencial, e ardhmja e tij ne PD eshte e paimagjinueshme. Prandaj ai mblodhi PD-istat e zhgenjyer me politiken e brendshme ne PD -sic ka ne cdo parti politike ne cdo kohe – dhe formoji Frymen e Re – por per interesin e tij dhe vetem te tijin. Nje nder demokratet e zhgenjyer me PD-n ishte edhe ish-Deputeti , Dr. Aleksander Biberaj. Ai bashke me Oketen dhe disa ish-Deputet dhe fuksionar te tjere punuan shume per te ngritur FRD me shpresa se Bamiri eshte nje lider ndryshe, dhe me kete lider te detyrojne PD te reformohet dhe shkeputet nga klanet, me piksynimin e vetem qe FRD me pas te bashkohet perseri me PD. Por zhgenjimi nuk vonoji. Bamir Topi injoroji punen e bere nga Oketa dhe Biberaj; injoroji “vijen” politike te Djathte dhe beri ate qe donte vet - mbajti qendrim thellesisht armiqsor me PD dhe filloji te tregonte tendenca te majta qysh perpara zgjedhjeve te 23 Qershorit. Duke e pare kete “rruge” te majte qe Bamir Topi po merrte, N/Kryetari i FRD, Dr. Aleksander Biberaj, u largua para zgjedhjeve, largim qe u pasua edhe nga te djathte te tjere. Zhgenjimi i elektoratit te FRD me Bamir Topin u faktua ne Zgjedhje ku mori vetem votat e atyre qe kurre nuk ishin PD-ista, por vetem pa parti por me tendenca te Djathta qe ndoshta kurre nuk kishin votuar me par’. Sipas shkrimeve te tij perpara zgjedhjeve te 2013, Dr. Biberaj shprehej se, “ne vertet jemi kunder Sali Berishes dhe klaneve te PD, por jemi te djathte dhe kurre nuk mund te shkojme majtas”. Ai e kishte kuptuar qe Bamir Topi po kalon majtas . Une e vleresoj kete qendrim te tijin, sepse nuk eshte e thene qe te gjithe te djathtet te “duan” Berishen, por te pakten i qendrojne besnik te Djathtes dhe nuk shkojne te lepihen majtas. Ndersa Bamir Topi jo vetem qe shkoj te lepihet majtas, por me kete zgjedhje te pjesshme lokale, shfaqi hapur fare qe eshte i majte. Ne parashikimin tim Bamir Topi do qendroje ne politike per nje kohe te gjate, ashtu sic mbijetuan Ndoka, Gjinushi, Ceka, Lesi, apo Milo, por kurre nuk do kthehet me ne lartesine qe ishte ne PD, sepse PD-ja e ka (jasht)qitur qysh kur ai futi voten e zeze ne kutine e bardhe.
Posted on: Thu, 31 Oct 2013 14:05:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015