BASHKIA SHPERBLEN LOJTARET Triumfi spektakolar që arriti - TopicsExpress



          

BASHKIA SHPERBLEN LOJTARET Triumfi spektakolar që arriti Turbina në transfertën e Luzit, ka nxitur drejtuesit e klubit cërrikas të akordojnë një premio prej 500 mijë lekësh(të vjetra), për të gjithë protagonistët e këtij suksesi. Drejtori sportiv i skuadrës Thoma Plaka, deklaroi se ky stimul financiar i vënë në dispozicion nga kryebashkiaku Servet Duzha, është një vlerësim modest për gjithë lojtarët që arritën fitoren e parë në transfertë për këtë edicion. Fitorja e rëndësishme me rezultatin 4-2 e arritur në këtë transfertë ndaj Luzit 2008, sigurisht që nxit Bashkinë e Cërrikut për të vlerësuar ekipin e Turbinës. Kryebashkiaku Duzha përgëzon skuadrën për këtë sukses duke akorduar dhe një shpërblim modest për grupin e lojtarëve tanë. Mendoj se jemi në një situatë optimiste që favorizon klubin tonë edhe në takimet vijuese. Kemi arritur dy fitore radhazi dhe jam i bindur që i njëjti temp do të ruhet edhe në supresfidën e kësaj jave ndaj Besëlidhjes. Turbina tashmë ka hyrë në një tjetër rrjedhë dhe sigurisht ky progres duhet të jetë i vazhdueshëm përgjatë gjithë kampionatit-deklaroi drejtori sportiv i Turbinës, Thoma Plaka. P.SPORT
Posted on: Mon, 25 Nov 2013 12:29:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015