BENZINA (1) Karakteristikat kryesore Benzina është një - TopicsExpress



          

BENZINA (1) Karakteristikat kryesore Benzina është një përbërje hidrokarburi e prodhuar nga përpunimi i naftës bruto. Meqenëse ka veti djegëse, ajo përdoret te motorët me ndezje me shkëndijë. Karakteristikat e saj janë si më poshtë: Avullon shpejt në temperatura normale. Eshtë transparente, pa ngjyrë dhe me erë të rëndë. Pika e ndezjes është e ulët. (–10 deri ne –15°C ose 14 to 5°F) Pesha specifike është e vogël. (0.60 deri ne 0.78). Është tretës i mirë i vajit dhe i gomës. Nxehtësia që përftohet është shumë e madhe (9,500 to 10,500 kcal/kg ose 4,300 to 4,800 kcal/lb) Nuk le mbetje hidrokarburi pasi digjet. REFERENCE Pesha specifike (ose densiteti relativ) është dendësia e substancës relative e krahasuar me dendësinë e ujit. Nëse pesha specifike e një substance është më vogël se 1.0, dendësia e saj është më e vogël se ajo e ujit. (2) Vetitë e Benzinës Që një motor me benzinë të punojë mirë, duhet të sigurojë: Djegie Djegie të plotë brenda dhomës së djegies. Avullim Benzina duhet të avullojë edhe kur motori vihet në punë në gjendje fillestare. NJOHURI TE PERGJITHSHME 1-79 Djegie të qëndrueshme dhe rendiment pastrues Benzina ka veti pastruese sepse pengon papastërtitë të akumulohen në sistemin e thithjes. (3) Numrat Oktanë Numuri oktan i lëndës djegëse është masa e karakteristikave kundërplasëse të karburantit: ka pak gjasa që benzina me numër oktani të lartë të shpërthejë motorin në krahasim me benzinën me numër oktani më të vogël. Dy mënyrat që masin numrat oktanë janë: Metoda e Kërkimit dhe Metoda e Motorit. Metoda e Kërkimit është më e përdorur dhe numrat oktanë të përcaktuar nga kjo mënyrë paraprihen me indeksin ―RON‖ (Research Octane Number) (Kerkimi i Numurit Oktan). Vetitë e saj janë si më poshtë: Lëndë me ngjyrë të verdhë të murrme, me erë të rëndë. Është viskoze dhe nuk avullon në temperaturë normale. Pika e ndezjes së saj është e lartë dhe shkon nga 40 deri 100°C (104 deri 212°F). Krahasuar me benzinën, nafta ndizet vetvetiu në temperaturë të ulët 350°C (662°F). Pesha specifike është 0.82 deri 0.86. Nxehtësia që përftohet është e madhe (afërsisht 10,500 kcal/kg ose 4,800 kcal/lb). Ka përmbajtje më të lartë squfuri sesa benzina. 3. Vetitë e Naftës Cilësitë e saj janë: Ndezshmëria Koha e ndezjes duhet të jetë e shkurtër në mënyrë që motori të ndizet shpejt. Nafta duhet të bëjë që motori të punojë me pak zhurmë. Lëng i ftohtë Nafta nuk duhet të ngrijë në temperaturë të ulët që motori të ndizet e të punojë mirë. Fuqi lubrifikuese Kjo lëndë djegëse, gjithashtu,shërben edhe si lubrifikues për pompën e injektimit. Viskoziteti Duhet të ketë trashësi të duhur që të shpërhapet nga injektorët. Përmbajtja e squfurit Squfuri duhet të jetë minimal, pasi gërryen dhe vesh pjesët e motorit. REFERENCE Në përgjithësi, benzina me numër oktani 90 quhet e ―rregullt‖; me numër oktani 95 quhet benzinë ―me oktan të lartë‖ ―super‖ ose ―cilesi e lartë‖. Motorat me shkallë të lartë kompresimi kërkojnë benzinë me oktanë të lartë që të punojnë sa më mirë. Pra, kjo është arsyja që benzina e ―rregullt‖ dhe me ―oktanë të lartë‖ shiten më shumë në pikat e karburantit. NAFTA (1) Karakteristikat kryesore Nafta nxirret nga distilimi i hidrokarbureve të naftës bruto në temperaturë nga 200 deri 340 °C (392 deri 644°F). Ky karburant përdoret në motorat që punojnë me naftë. NJOHURI TE PERGJITHSHME 1-80 Qëndrueshmëria Nuk ka ndryshime në cilësi dhe nuk krijon mbeturina gjatë akumulimit. 2. Numrat Cetanë Numuri cetan i naftës tregon aftësine e saj për të penguar zhurmat e motorit. Sa më i madh është ky numër aq më e mirë është ajo. Indekset që tregojne aftësine e naftës për ndaluar zhurmën e motorit, dhe ndezjen janë indeksi i cetanit dhe i dizelit. Numuri minimal i cetanit në karburantet që përdoren në automjetet me shpejtësi të madhe motorike është 40 deri ne 45. VINI RE! Nafta luan edhe rolin e lubrikuesit, ndërsa benzina nuk është e tillë. Nëse gabimisht hidhet benzinë në makinat që punojnë me naftë, do të demtohet pompa e injektorit. Tregohet kujdes në furnizimin e automjetit me karburant.
Posted on: Mon, 24 Jun 2013 18:08:04 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015