BOJKOTIMI I ZGJEDHJEVE: HAPI I PARE DREJT DEMOKRACISË SË - TopicsExpress



          

BOJKOTIMI I ZGJEDHJEVE: HAPI I PARE DREJT DEMOKRACISË SË VËRTETË Në shtetin shqiptar do të ketë zgjedhje por nuk ka zgjidhje. Të gjithë këta janë pjesë organike e parisë së Tiranës. Ata përfaqësojnë interesat e një grushti oligarkësh ekonomikë e politikë të klaneve kriminale të drejtuara nga Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta dhe të tjerët. Ja disa nga arsyet pse duhen bojkotuar zgjedhjet: Unë them se të gjithë këta nuk kanë pikë dashurie për popullin shqiptar, nuk kanë pikë dhëmbshurie për të varfërin, nuk kanë mirëkuptim për të pamundurin, nuk kanë mëshirë për të mjerin, nuk kanë vetëdije shoqërore e mendësi shtetari. Ti mund të shkosh të votosh për cilin të duesh nga këta por asgjë nuk do të ndërrojë. Prapë do të jesh pjesë e një populli që këta e quajnë “këta pisa.” Prandaj duke mos ua dhënë votën këtyre që të urrejnë e të përbuzin, që duan të të rrjepin e të të shfrytëzojnë nuk bëhesh me vetëdije pjesë e krimit që po luhet e që do të luhet edhe më me dhimbje mbi ty e mbi familjen tënde mbas këtyre zgjedhjeve. Unë them se këta nuk punojnë për ta vënë shtetin në shërbim të të gjithë shqiptarëve por vetëm për ta vjedhur e grabitur për veten e tyre. A nuk të mjafton ajo që sheh e përjeton përditë? A nuk i sheh se si i vodhën të mirat që u prodhuan me aq mund e gjak e që u përkisnin të gjithëve, i ropën shqiptarët nga e mira publike e kolektive, i shitën pasuritë e vlerat, i shfrytëzuan si deshën vetë burimet e shtetit? A nuk e sheh se si na kanë zhytur në borxh publik, na kanë mashtruar, rrejtur, dhe grabitur? Në se ua jep votën këtyre, cilitdo prej tyre, do të bëhesh pjesë e krimit të pashembullt që u luajt kundër shqiptarëve. Prapë do të jesh pjesë e një populli që këta e urrejnë, e neverisin dhe e përbuzin. Por do të jesh si ai që e lë pasurinë në dorën e hajnave. Prandaj duke mos ua dhënë votën këtyre që të urrejnë e të përbuzin, që duan të të rrjepin e të të shfrytëzojnë nuk bëhesh me vetëdije pjesë e krimit që po luhet e që do të luhet edhe më me dhimbje mbi ty e mbi familjen tënde mbas këtyre zgjedhjeve. Unë them se këta do të bëjnë gjithcka që munden që të vazhdojnë degjenerimin e zvetënimin e shoqërisë shqiptare. Këta që nuk e lëvizën as gishtin kur kriminelët e banditët më të fëlliqtë trafikuan cdo gjë të shenjtë që ne kishim, kur shoqëria shqiptare jetonte nën terrorin e bandave që punojnë për ta nuk kanë ndryshuar. Këta që nuk kanë pasur mëshirë për asgjë, nuk do të kenë mëshirë për ty nesër. Këta që kanë trafikuar fëmijë, vajza, armë, drogë, e gjithcka tjetër nuk do të kenë mëshirë për ty e për familjen tënde nesër. Prandaj duke mos ua dhënë votën këtyre që të urrejnë e të përbuzin, që duan të të rrjepin e të të shfrytëzojnë nuk bëhesh me vetëdije pjesë e krimit që po luhet e që do të luhet edhe më me dhimbje mbi ty e mbi familjen tënde mbas këtyre zgjedhjeve. Unë them se këta kanë vetëm një Zot që është paraja. Për para këta kanë shitur shpirtin e tyre, për para këta do të bëjnë gjithcka që u thotë shpirti i tyre i uritur e meskin, sepse skllevërit e zvetënuar e të ndërgjegjshëm të një sistemi nuk bëhen dot bukëdhënës e frymëzues për brezat e ardhshëm. Këta duan të pasurohen me cdo kusht. Tani që nuk kanë ku marrin, ku të vjedhin, ku të privatizojnë, ku të korruptohen, do të drejtohen të të hanë ty me gjithë kocka, me gjtihë atë pak mall që ke, gurë e tulla që i quan pasuri, me atë apartament ku fut kokën, me atë grusht parash që i ke ruajtur për ditën e zezë. Sepse këta nuk njohin gjë tjetër vec erës së parasë. Prandaj, duke mos ua dhënë votën këtyre që të urrejnë e të përbuzin, që duan të të rrjepin e të të shfrytëzojnë nuk bëhesh me vetëdije pjesë e krimit që po luhet e që do të luhet edhe më me dhimbje mbi ty e mbi familjen tënde mbas këtyre zgjedhjeve. Unë them se këta duan të na skllavërojnë e të na bëjnë që të punojmë për bukën e gojës. Këta e kanë sjellë punën që për bukën e gojës njerëzit shesin nderin. Ata që sot shesin nderin, nesër do të shesin jetën e fëmijët e tyre. Sepse këta e dinë shtegun se si të skllavërojnë njeriun. Sot të bëjnë të dalësh në miting, të kërcënojnë me vendin e punës, të mbajnë varur, të korruptojnë, të degjenerojnë si duan ata vetë. E mendon se do të ndryshojnë nesër? Duke mos ua dhënë votën këtyre që të urrejnë e të përbuzin, që duan të të rrjepin e të të shfrytëzojnë nuk bëhesh me vetëdije pjesë e krimit që po luhet e që do të luhet edhe më me dhimbje mbi ty e mbi familjen tënde mbas këtyre zgjedhjeve. Unë them se duke mos ua dhënë votën këtyre je duke treguar karakter dhe virtyt qytetar. Këta duan të të kthejnë në kafshë me të drejtë vote. Këta duan të të kthejnë në injorant me diplomë. Këta duan të të kthejnë në pronar në tokën e paligjshme por nën kontrollin e tyre. Këta duan të të kthejnë në njeri që shet nderin për paranë. Këta duan të të kthejnë në njeri që për jetën e vet shet fëmijët e vet. Këta duan të të kthejnë në njeri që kurvninë e konsideron virtyt, që poshtërsinë e konsideron zgjuarësi, që maskarallëkun e sheh si sjelljen burrënore. Këta duan të të kthejnë në qorrshurdhmemec politik që pranon vjedhjen massive e krimin që kanë bërë këta vetem për të siguruar mbijetesën e ditës e bukën e gojës. Duke mos ua dhënë votën këtyre që të urrejnë e të përbuzin, që duan të të rrjepin e të të shfrytëzojnë nuk bëhesh me vetëdije pjesë e krimit që po luhet e që do të luhet edhe më me dhimbje mbi ty e mbi familjen tënde mbas këtyre zgjedhjeve. Une them se duke mos ua dhënë votën këtyre horrave e maskarenjve ti po tregon se ende ka shpresë për shqiptarët. Sepse bojkoti nuk është qëllim në vetvete. Bojkoti është hapi i parë në rrugën e vështirë të ndryshimit, të fillimit të ri, të një rruge që do të bëjë një shoqëri normale. Bojkoti i këtyre zgjedhjeve ua heq lustrën shfaqjeve publike që kushtojnë miliona euro e që nuk bëjnë asgjë për ty. Bojkoti është hapi i parë me pa rrotull e me kuptue se ka të tjerë që nuk e duan këtë gjendje. Bojkoti është hapi i parë me u nda me të keqen. Bojkoti është momenti kur ti shkëputesh nga kontrolli i ujkut që të ka kapur për fyti. Sepse ti mund të bësh c’të duash, këta duan vetëm të pinë gjak. Po ta kuptosh se vota është plumb, atëherë nuk do të bësh vetëvrasje duke ua dhënë votën këtyre por do ta drejtosh votën-plumb aty ku duhet. Unë them se kombi shqiptar ka shumë shembuj që duhen ndjekur, ka djem e vajza që duan të japin gjithcka. Kërkoji në rrugën tënde. Aty janë. Ata janë ti, motra, vëllai, djali e vajza, mbesa e nipi, shoku e shoqja, ata që ty nuk ta merr mendja, sepse janë edhe në kalimtarët e rrugës dhe në ata që ti nuk I njeh sepse nuk të lë llapaqenëria mediatike. Ata që nuk ta mbushin mendjen por që duan të punojnë për të mirën e shqiptarëve, për një shtet-komb normal, për një ekonomi kombëtare, për një shoqëri që e mbron nderin e dinjitetin e qytetarëve të vet, për një system shoqëror që mbron të pamundurin, të varfërin, fëmijët, gruan shqiptare janë aty me ty. Ata njerëz janë e nesërmja jote. Duke mos ua dhënë votën këtyre që të urrejnë e të përbuzin, që duan të të rrjepin e të të shfrytëzojnë nuk bëhesh me vetëdije pjesë e krimit që po luhet e që do të luhet edhe më me dhimbje mbi ty e mbi familjen tënde mbas këtyre zgjedhjeve por bëhesh pjesë e zgjidhjes që fillon me dështimin e me cjerrjen e maskës së kësaj parie kriminale. Unë them se edhe po nuk pate besim se dicka ka me ndodhë, mos u bëj pjesë e të keqes. Shko e voto, por voto ndërgjegjen tënde. Vëru një vizë të gjithëve. Kur të dalësh nga salla do të shohësh ata komisionerët e shitur që rrinë aty gati për të vjedhur të ardhmen tënde por do të jesh i ndërgjegjshëm se ata do të vjedhin votën, por nuk mund të vjedhin nderin e ndërgjegjen. Mos voto për sot, mendo për nesër. Sepse vota e jote vendos të ardhmen tënde dhe të fëmijëve tuaj. Sepse vota që hedh është plumb dhe moa ia drejto atë plumb fëmijëve tuaj. Drejtoja atyre që të urrejnë e të përbuzin, që duan të të shfrytëzojnë, e të të grabisin, të të rrjepin e të skllavërojnë. Sepse jemi një hap në buzë të greminës dhe cdo votë kundër parisë, cdo votë për bojkot, e mbush të ardhmen me shpresë. Vuri një vizë të shkuarës. Duhet një fillim i ri, dhe cdo fillim i ri fillon me ndarjen nga e shkuara, sidomos kur ajo është kaq e zezë dhe e vuajtur sa e shkuara e ne shqiptarëve.
Posted on: Thu, 20 Jun 2013 07:33:29 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015