BORDI I FEDERATËS SË BASKETBOLLIT TË KOSOVËS : Procesverbal i - TopicsExpress



          

BORDI I FEDERATËS SË BASKETBOLLIT TË KOSOVËS : Procesverbal i mbledhjes konstituive të datës 26 gusht 2013. Të pranishëm në mbledhje konstituive të Bordit ishin anëtarët: 1. Erolld Belegu, Kryetar 2. Shaqir Totaj, Nënkryetar 3. Valdet Spahija, Anëtar 4. Mentor Rruka, Anëtar 5. Linda Shala, Anëtare 6. Kimete Haliti, Anëtare 7. Fazli Fazliu, Anëtar 8. Besim Braha 9. Leart Hoxha, Anëtar 10. Arbër Elshani, Anëtar 11. Valton Bilalli, Anëtar 12. Arben Fetahu, Anëtar Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës, në mbledhjen e vet të datës 26 gusht 2013, shqyrtoi zhvillimet e fundit në basketbollin e Kosovës. Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, z. Erolld Belegu, shfrytëzoi të drejtën e vet statutare për të emëruar tre anëtarë të Bordit, duke emëruar znj. Linda Shala, z. Fazli Fazliu dhe z. Arbër Elshani. Pas konstatimit të kuorumit, Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, z. Erolld Belegu, kërkoi nga të gjithë anëtarët e zgjedhur dhe të emëruar të Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës që të deponojnë deklaratat e tyre me shkrim për tërheqje nga të gjitha funksionet ekzekutive në klubet e tyre, në pajtim me nenin 15 të Statutit të Federatës së Basketbollit të Kosovës. Deklarata të tilla u deponuan nga nëntë anëtarë të Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës që mbanin poste ekzekutive në klubet përkatëse. Bordi i rekomandoi Kryetarit të FBK-së që të kryejë auditimin financiar dhe të performansës së Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe organeve, shoqatave dhe trupave të saj që nga auditimi i fundit, i cili është kryer në vitin 2010. Bordi konstatoi se komisari i ri i garave do të emërohet në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ndërsa anëtarët e Bordit u ftuan të sjellin propozimet e tyre. Bordi vendosi që nga të gjitha klubet të kërkohet që t’i shlyejnë të gjitha obligimet e tyre financiare, përfshirë dënimet dhe kuotizimet për garimin në stinorin vijues, jo më vonë se deri më 5 shtator 2013. Bordi vendosi që të ftojë Kuvendin e Federatës së Basketbollit të Kosovës jo më vonë se deri në fund të muajit shtator 2013. Në këtë Kuvend do të shtjellohen aktet normative të FBK-së dhe do të paraqiten raportet e auditimit të kryer në FBK. Bordi nuk e miratoi kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të FBK-së për pushim katërjavor nga data 26 gusht 2013. Bordi e autorizoi Kryetarin që të kërkojë nga Sekretari i Përgjithshëm që të kthehet në vend të punës menjëherë nga data 27 gusht 2013, në mënyrë që të mund të kryejë detyrat e veta lidhur me organizimin e garave për stinorin 2013-2014, të japë informatat e nevojshme lidhur me veprimtarinë financiare të Federatës deri më sot, si dhe përgatitjet për Kuvendin e punës së FBK-së që do të mbahet jo më vonë se deri në fund të muajit shtator 2013. Bordi rikonfirmon se Sekretari i Përgjithshëm do të jetë në gjendje të shfrytëzojë të drejtën e vet ligjore për pushim vjetor në një kohë më të përshtatshme. 24.08.2013
Posted on: Tue, 27 Aug 2013 13:26:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015