BOTA/// Presidenti francez Francois Hollande thotë se qeveria e - TopicsExpress



          

BOTA/// Presidenti francez Francois Hollande thotë se qeveria e tij do të vazhdojë sanksionet dhe presionin kundër Iranit deri kur të jetë e sigurtë se Teherani ka hequr dorë nga programi bërthamor që dyshohet se ka për qëllim prodhimin e armëve. Ai u zotua para udhëheqësve izraelitë, përpara zhvillimit të vizitës së tij tre ditore atje. Hollande pasi u prit në një ceremoni zyrtare, tha Unë do të jem gjithmonë mik i Izraelit. Kjo vizitë e Hollande vjen në një kohë kur Izraeli ka bërë thirrje të mos zbuten sanksionet kundër Iranit, ndërsa zhvillohen negociata me qeverinë e presidentit Hassan Rouhani.
Posted on: Mon, 18 Nov 2013 08:56:58 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015