BOTUAR ZERI I POPULLIT dt. 03. 09. 2013 SHIKO NËPUNËSIN, - TopicsExpress



          

BOTUAR ZERI I POPULLIT dt. 03. 09. 2013 SHIKO NËPUNËSIN, PËRCAKTO SHTETIN Nëpunësit e thjeshtë të administratës shtetrore, në gjithë piramidën për gjatë 22 vjetëve të vënë në peshoren e sovranit, të 23 qershorit ishin pjesë e politikës së rrënim-rrëmbimit, dhe e dhunimit të shqiptarve që kanë rritur kurbën e pakënaqsisë dhe të padrejtësisë së qytetarëve. Për rrjedhojë i kishin zbrazur edhe kutitë e votimit! E thënë më açik: Grabitqarë-Zullumqarët/ Nuk i votuan as nënat dhe baballarët. Edhe ata i kanë bërë DEF nga marazi që u kanë shkaktuar bashkëqytetarve e bashkëkombasve. E shprehur me votën e protesës, mbi 1 milionëshe, duke i shporrurr nga syt këmbët, shoqëruar me mallkimin: Mos u’a pafshim bojën! Pas kësaj, prindërit nuk dalin dot as në rrugë, të zënë në siklet nga paudhësitë e pasardhësve! Një prind e ka bërë def, dhe nuk e pranon as në shtëpi binanë e vet- me tregonte një mik i imi, për fëmijën e tij që punon ende në ZRPP. E sheh i ati që abuzon, edhe me njerëzit e vet, me bashkëqytetarët...Ndihet keq njeriu-Njeri. Ndërsa një miku im dhe i shtypit, ish sindikalist i emigracionit në Athinë Lorenc Keqaj, shpreh idenë e tij, një vendimarrje qytetare e marrë në heshtje me vota unanime: “Këta njerëz që kanë punuar në administratë, kanë abuzuar rëndë me shqiptarët, aspiratën e tyre, shqiptarët nuk duhet t’i pranojnë as në shtëpi, as t’i takojnë, por duhet t’i pështyjnë kur t’i shohin në rrugë. Këta duhet të njihen si njerëz të balë dhe të pështyhen publikshtë, dhe e kan pak këtë masë”. Nga një bilanc i këtyre viteve rezulton: Gjithë ish Regjistruesve në Vlorë ( kupto Çregjistrueseve-Ngatërruesve) të kësaj zyre, (zgjyre) u është hapur padi penale, (jan ende në ndjekje, dhe në panik gjithë jetën) për shkelje të ligjit, abuzim me pozitën zyrtare, padrejtësi ndaj qytetarëve, vjedhje të dokumentave, dhe dosjesh të plota, tjetërsim të pronës etj Përgjatë viteve tërkuzë të tranzicionit, shqiptarët gjenden vazhdimisht përpara kutive të votimit, për të ndryshuar të ardhmen e tyre. Përsëri mbeten të shokuar; bëjnë shumë zgjedhje dhe kanë “korrur” (as) pak zgjidhje. Sa herë janë gjendur para zgjedhjeve, pas tyre, është kryer revizion ,”qilizëm” e thellë, ndaj administratës shtetërore, në të gjitha nivelet e sajë. Përsëri plaga, në vend të mbyllej, ështe maisur edhe më. Nëpunësit e administratës, janë “gurët e themelit” të sajë; “muret” që lartësojnë shtetin; “çatia që mbulojnë shtetin”. Sa më të “gdhendur” të jenë këta “gur”, aq më i gdhendur do të jetë dhe shteti, dhe sa më të “pa gdhendur” të jenë ata si dhe kanë qënë dhe janë, aq më i “pa gdhendur” do të jetë dhe do të mbetet shteti. Kamerat vëzhguese të shtetasve “filmojnë” çdo ditë dhe “shfaqin” çdo mbrëmje kronikën, nga veprimtaria e administratës së shtetit. Përsëri zgjedhësit bëjnë bilancin: “Na është përligjur, apo na është shpërdoruar vota”?… Nëpunësit e administratës janë “Kampionët” ku merren “analizat” e shtetit. Ndonëse nëpunësit e vegjël quhen të tillë, misioni i tyre është i madh. Ata janë të përballur përditë me njerëzit, me hallet e tyre, dhe zgjidhjet konkrete. Por, misioni i madh i nëpunësve të vegjël, ndeshet me vëmëndjen e vogël, të politikës shtetërore, nga mënyra e përzgjedhjes së tyre, dhe vendosja, në “murin” e administratës shtetërore. Shpesh merren për përcaktim, bindjet politike edhe në nivelet më të ulta të adiministratës, duke e politizuar edhe vendin e punës për pastruesen e institucionit, të shkollës, etj. Ndodhë të merret si kriter në përzgjedhjen e nëpunësve të administratës, shkollimi, qoftë dhe nga “Universiteti tek Buxhaku”, (“analfabet fuksional”) duke lenë në hije nivelin intelektual, aftësitë organizative dhe komunikuese, forcën drejtuese, etj. Shpesh themi: “Sa shkollë ka filani, por harrojmë të evidencojmë dhe: “Sa Mënd ka filani”. Sa aftësi dhe sa mundësi posedon, ka aftëtsi të organizojë- shpirt të frymëzojë, guxim të drejtojë, vullnet të ndryshojë rrënimin?! Të dhënate statistikore kanë rezultuar se 75 përqindë e kryetarve të shtetit në SHBA,kanë pasur nota me te ulëta se gjysma tjetër e nxënësve të klasava. Sot 50 përiqnd e afarisitve, miliardierve po në SH.B.A nuk kanë mbaruar ndoshta kolegje, e të jen paisur me Mastera, por ata kanë shfaqur pasion të veçantë, e mbi të tjerët. Zotrojnë aftësi, dhe shpalosin zotësi, aftësi organizative dhe forcë drejtuese, janë këmbëngulës dhe pasionant për të realizuar aspiratën, ndihmojnë dhe nuk pengojnë, shërbejnë dhe nuk rrëmbejnë, kanë vlera dhe vyrtyte më të larta edhe mbi të tjetrët qoftë dhe mes atyre me shkollim më të lartë. Ata ndoshta nuk kanë shkollë të lartë, por kanë përkushtim, angazhim dhe përgjegjësi të lartë. “Çdo të thosh Berisha nëse do të ishte në Austri ku kryeministri është me shkollë të mesme? Çfarë do të thosh Berisha për presidentin e parlamentit europian Martin Schulz, i cili drejton me të mesme. Po për ish ministrin e jashtëm gjerman Joshka Fisher, i cili as të mesmen nuk e ka”? Shprehej Fate Velaj në një të perditshme, njeriu i njohur në Europë, që i ngre supet vendit tonë. Niveli intelektual, aftësia organizative dhe forca drejtuese për një nëpunës, nga shkalla me ulët deri në majë piramidën, duhet të jenë “ekuivalente” dhe evidente në përcaktimin dhe përzgjedhjen e tij. Përgjatë këtyre viteve të stërtranzicionit: Rojet dhe dallkaukët u graduan, të koruptuarit mblodhën rreth vetes alabakë dhe servilë pa emër, ndaj thyen turinjtë dhe e (u) bëmë ËMBËR… Rrjetat e farefisnisë janë shtrirë në gjithë skutat e administratës, me militant fanatik, mediokërr. Në radhët e sajë kanë vërshuar me bollëk edhe nga “Lëvizja e Lirë”, me kosto të shtrënjte, të cilët kanë përfituar pronë, tokë andej nga kanë ardhur dhe e kanë braktisur. Vërshuan edhe mbi Vlorë nga të katër anë e vendit. Kanë pushtuar hapsira publike dhe private, buzëdetin pa pasur asnjë lidhje, të lidhur me pushtim- zaptimet dhe u legalizohen! Andej braktisën, këtej shkatërruan, po dhe administratën e rrëmbyen- pushtuan! Kjo është pamja rrënqethëse e derisotme edhe në administratën shtetrore të Vlorës. Politika e shturrjes ka shthurur njerëzit, favorizon të shthururit, fyen qytetarinë dhe aspiratën i tyre, duke mbajtur dy standarte, favorizon të paaftët, informalët nga jashtë Vlorës, dhe përjashton qytetarinë vlonjate nga përfaqsimi! Një parti politike përbëhet nga antarsia, por fitoren e siguron nga qytetaria- dhe do ti shërbehet pas fitores gjithë asaj dhe përzgjedhja do të bëhet në gjithë hapsirën e sajë! Tek përzgjedhja e administratës, qytetari sheh aspiratën e tij, prek shtetin e shërbimit, të votuar dhe të shumë vonuar! Aspiron administratën, t’ju shërbejë qytetarëve në barazi dhe përgjegjësi të plotë. Pra këta nëpunës inatçor, mëndje shtrëmbër që mbajnë të pushtuar zyrat dhe qytetarinë do t’i zvëndësojmë me nëpunës qytetarë-civil, të së nesërmes? Ministri i (pa)’drejtësisë klithte ditë më parë në mbrojtje të administratës së korruptuar. Po harron vet Alimi dhe Ristrukturimi, firmat që ka hedhur për largimin nga puna të shumë ish zyrtarve me performancë sipërore publike, dhe integritet qytetar, shumë prej të cilëve po nga gjykatat e Alim- Ristruktirim kanë fituar madje dhe të drejtën për tu rikthyer në punë, me Vendime Gjykatash të formë së Prerë, mbi padrejtësitë që ka bërë ministri i (pa)’drejtësisë. A do të ngrejmë shtet për qytetarët, jo me mercenarët, por me qytetarët dhe për qytetarët, për sot dhe t’i shërbejë të nesërmes?! -Kjo është dhe çështja që shtrohet për zgjidhje, dhe po e mban në dilemë zgjedhësin! Edhe ati që ka bër def fëmijën e vet, po mbetet ende në dilemë nga zhgënjimi i 22 vjetëve- me votën e tij edhe kundër kësaj administrate, në gjithë nivelet e saj?! Abuzuesit duhet të ndihen keq e mos më më keq., që kanë mbushur institucionet me nëpunës dallkauk, mercenarë, puthadorë dhe këpucfshirës, me kufizim intelekti, për ti shfrytëzuar dhe keqëpëdorur lehtësisht... RILINDJE- e vulosën qytetaria shqiptare?... Po! -Me këtë administratë të korruptuar, të kooprometuar dhe të kriminalizuar?! Nuk duhet të nxjerrë vetëm dhitë jashtë, stallës dhe të dezinfektohen vetëm dy thundrakët. Por edhe stallat ku kanë ndenjur, sepse kanë ndotur edhe muret,gjithë ngrehinën. Pastrim i thellë dhe dezinfektim i gjithë ambienteve, madje edhe muret e suvaja duhet hedhur në shesh, të digjen parazitët që kanë rritur dhe shumuar në to. Sepse nëse do të nxjerrim vetëm dhitë dhe të lëmë plehun atje, nuk do të pastrojmë stallën, do të mbeten parazitët brenda, do molepsën sërish tufën e re, të RILINDJES! Sovrani e dha verdiktin- pret zbatimin e tij.
Posted on: Tue, 03 Sep 2013 10:32:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015