BOTUAR në Gazeta SOT nën kujdesin e A. Jazaj OPINION - TopicsExpress



          

BOTUAR në Gazeta SOT nën kujdesin e A. Jazaj OPINION AMANET “KALIN”... “Kali po jep shpirt nga kalorësi i pashpirt. Kalit duhet dhënë shpirt nga kalorësi me shpirt”... Nga AHMET DEMAJ Urimet nga të gjithë trevat shqiptare shkojnë për qeverinë e Re, të RILINDJES. Por...Një miku im, dhe i fjalës së shkruar më nxiti, me përkufizimin e tij: “Kali po jep shpirt nga kalorësi i pashpirt. Kalit duhet dhënë shpirt nga kalorësi me shpirt”. U deshën me ligj 45 ditë fushatë, për të dhënë dhe për të marrë kalin në përdorim, për 4 vjetët. Mbi 66 parti (në një listë, “batanie”) me gati 1000 kandidat, për 140 vende në parlament, në garë. Pronarët e kalit, mbi 2 milion shqiptarë, me të drejtë vote nga Konispoli në Tropojë dhe nga Shkodra deri në Vlorë më 23 Qershor zgjodhën edhe Kalorësin e Ri... Programe, mitingje, logo, shpenzime, premtime për t’i mbushur mëndjen pronarit të kalit, për të marrë kalin nën kujdestarinë, për t’i shërbyer dhe për të udhërrëfyër...Është e drejta e shumicës për të vendosur e zgjedhur kalorësin, të drejtojë dhe jo thjeshtë të ndryshojë kalorësin, t’i kalërojë kalit. Dhe shumica, me mbi një milion zotër të kalit zbritën nga kali, jo me plumb-pushke, por me plumb-votën kalorsin Sali që dhunoi dhe poshtëri jo vetëm kalin, por dhe kalorësin... Bashkëpronarë e kalit zgjodhën për kalorës Edi Ramën. Këto janë marrëdhënie që funksionojnë mes palëve, shumicës në shoqëritë demokratike. Ka shumë proverba për kalin dhe kalorësin. Për shëmbull: ”Kali botës të lë në mes të udhës. Kali i kuq e ka një huq. Kali i mirë, shton tagjinë e vet. Hedh lumin, shan kalin. Kal Troje”, etj, etj. Kur nisa të hedh këto radhë mu kujtuan fjalët e babait kur shiti kalin. -E uroi blerësin: “I pafshë hairin”! ...“Amenet kalin”! I’u drejtova babait. Pse i thua ashtu baba? Më është ngulitur në kujtesë përgjigja e thjeshtë, me fjalët popullore të tij: “ E porosisë se po e përdori keq kalin, mallkohem edhe unë që e zgjodha për kalorës të tij”. Dhe mençuria e filozofia e të parëve tanë, më ngamon dhe mua dhe jo vetëm duke vijuar: Që këtej e tutje do ta quajmë “kalin” pushteti dhe kalorësin Edi Rama, i besuar nga i zoti i kalit- populli. Shumica popullore votoi Partinë Socialiste dhe aleatët e vet, me në krye të ekipit të Rilindjes z. Edi Rama. Aq shumë urime kemi marrë edhe ne socialistët e thjeshtsë, e përkthyer dhe në përgjegjësi shumë më të madhe, për t’i bër hysmet kalit, për ta mëkëmbur, sepse ai tani nuk ngre dot as veten dhe jo më të mbajë mbi, hypur kalorësin... Jemi ai grupim që të japim kalin, të zgjedhim për kalorës, por dhe me merakun, amanetin: “Amanet KALIN”! Por, jemi dhe bashëpërgjegjës, për kalin dhe kalorësin. Gjithë analizat parazgjedhore i la të zhgënjyer, edhe kalëmxhinjtë- kalemthyer, demonstrimi popullor qytetarë dhe fshatar, sepse kultura demokratike, po bëhet pronë e sa më shumë shqiptarve që aspirojnë Demokraci. Zullumet me pushtetin nga kalorësi mbi kalin, ishin shumë e më shumë të mëdha nga parashikuesit. Nuk u trembem nga vjedhja e votave, sepse togu ishte shumë më i madh se sa parashikimi. Pse ndodhi:Vota popullore nuk ishte thjeshtë e vetëm mertitë e kalorësit të ri, por edhe zullumet e shumta të kalorësit paraadhës, të cilin edhe atë e porositën kur i besuan: “Mos e keq përdor kalin”. Por ai e dhunoi, e shfrytëzoi, shpërfytyroi dhe e plaçkiti deri kur i numëroheshin brinjët, e mezi mbushej me frymë. I rrëzuar dhe i rrënuar i qëndronte hypur, i tundëte këmbët kalorësi- kalit... Kalorësi i 8 viteve, në 4 vitet e para e rimori kalin nga keqpërdorimi i “kalorësit” paraardhës. 4 vitet e tjerë i’a vodhi kalin pronarit. I zoti i kalit-POPULLI ka pronësinë e vet mbi kalin dhe e lë kalorësin më këmbë kur e keqëpërdor atë. Madje e ngre zërin dhe zemërimin: Të izolohet abuzuesi dhe keqtrajtuesi, të mos hypi kurrë më në kal. Dhe po të ngasësh pronarin e kalit, i numëron zullumet, krimet e ndodhura kur kalëronte mbi kalin: ”Gërdecin, 21 janarin, detin e shitur, korrupsionin e instaluar, analfabetizmin e shtrirë, informalitetin e mbuluar, varfërinë e pllakosur, krimet nga prona të kudondodhur, shkatërrimin e qyteteve, padrejtësitë e drejtësisë etj, etj. Kali tashmë është në ditë të hallit. Këtë e sheh dhe kujdeset për të i zoti, po edhe kalorësi i zgjedhur më shumë se kushdo... Nuk ka as shalë, është pa frer, s’ka yzegjinj, madje kalit i kanë hequr edhe pakonjtë... Ai gjendet i gjymtuar. Kalorësi i ri në 100 ditët e para nuk mundë të përdorë kalin, por vetëm do të kujdeset për të, t’i jap pamjen e duhur dhe të pais me takëmet e veta. Edi Rama u zgjodh Kalorës jo rastësisht. Përvoja në qeverisjen e Tiranës, dhe kthimin e tij në kryeqytetin europian i dhanë atij dhe besueshmërinë e plebishitit të 23 qershorit. 8 vitet e opozitës dhe konstruktiviteti, energjitë “diezeli” që punon në vend të gjakut të tij, e bindën të zotin t’i besojë kalin. Mbas një rruge të gjatë dhe me zigzake të shumta bindi sovranin për t’i besuar qeverisjen e vendit. Pra e meriton për kalorës për kalin. Por amanetin për kalin i’a kemi borxh, t’ia themi dhe t’ia rikujtojmë shpesh. Jemi djegur nga qulli, i fryjmë edhe kosit: AMANET KALIN! Themi qysh në fillim se për kalin do të kujdesimi të gjithë, nga ai që përgatit shalën, ushqimin dhe deri tek ai që i vendos patkonjtë dhe gozhdët në këmbët e tij. Vet kryeministri Edi Rama e ka quajtur skuadër, qeverinë e vendit. Gjithë skuadra mban përgjegjësi për rimmëkëmbjen dhe ringritjen e kalit, të gjymtuar. Së bashku me armatën e madhe progresive 1 milionëshe besojmë të përmirësojmë shpejtë shëndetin e kalit. Por janë dhe 600 mijë të tjerë, ndër ta dhe prej tyre të bashkuar në këtë qëllim. Ka dhe prej atyre dhe jo pak që do të lëshojnë mizat e kalit, kundër kalit, për ta tërbuar atë, të hedh vickëla, me synimin: Të rrëzojë edhe kalorësin... Ju kujtojmë atyre se para se të ngrejnë grupet e punës, për të ruajtuar ata që s’do hyjnë të punojnë në administaratën e shtetit, të japin hesap për ata që për 8 vite i hodhën në rrugë. E dëgjuam në fushatë kalorësin dhe po e ndjekim me vëmëndje edhe këto dy muaj. Më janë fiksuar dy shprehje të tij: ”Nuk do t’ju harrojë, apo dhe më keq t’ju tradhëtojë. Duam të ngelemi në histori e jo t’na damkos historia”. Por dhe zhvillimi i mitigut përmbyllës Shkodër-Vlorë dhe mbledhjet e qeverisë së zgjedhur, ende të pa mandatuara në Vlorë dhe Shkodër, na bëjnë optimist. Artisti ka shpirt të madh, ka shpirt krijues. Sheh shumë larg, më tej se të tjerët. Edhe Havel ishte artist! Mendimi i tij shërben si lokomotivë për të tërhequr me guxim dhe vozion drejtë zhvillimit europian, aspiratën e mbarëshqiptarve. Pra besuan shqiptarët, i besuan kalin. Por dhe i kujtojnë: Amanet Kalin. Formimi i gjithë asaj armate të administratës nga fundi në majë të piramidës, të kujdesen dhe të shënjtërojnë Kalin, për ta pasur në pronësi për 4 apo dhe 8 vjet, për të mbetur në kujtësën njerëzore si kalorësi i vërtetë që po kërkojnë me pishë shqiptarët kaq gjatë! Janë caktuar ministrat, janë ofruar këshilltarët, të cilët gjithë ditën duhet të shohin terenin dhe tërë natën të lexojnë librat dhe përvojën e përparuar të qeverisjeve të vendeve të përparauara europiane, dhe pse jo të shohin dhe të përfitojnë nga gabimet, apo dështimet e tyre. E kanë këtë shans, e ka pasur edhe “kalorsi” i parë... Qysh pa e dorozuar kalin e grabitur dhe të keqpërdorur, i hedhin mizat ( kleçkat në biografi) të Shkëlzen Maliqit. “Elektricisti” Fate Velaj, me të cilin jo vetëm ne si vlonjat krenohemi me kapacitetin, por dhe shqiptarët krenohen me të, kur Europa e shpall Qytetarë Nderi. Opozita e nesërme njihet për destruktivitetin dhe agresivitetin që do të shpalos, për humbjen e pushtetit të vjedhur dhe për të mbuluar zullumet, krimet e saj dhe të ish kalorësit të rrëzuar dhunshëm nga pronari i kalit më 23 qershor. Ajo do të përballohet kur të mos heqësh dorë o KALORËS dhe të vijojnë këndet e Fjalës së lirë, shëtitjet e lira si qytetar i Lirë mes qytetarëve dhe pa ekskorta, si vazhdimi i fushatës. Dhe jo vetëm për ne dhe si deputet i Vlorës së RILINDJES, po për gjithë Shqipërinë dhe shqiptarët e kudondodhur, do të gjendet shpejtë edhe ilaçi për të ringritur dhe shëndoshur Kalin. Ata madje ia ndjejnë dhimbjet, i njohin plagët Kalit, po edhe huqet, dhe zgjodhën njeriun karakter fortë të burrë-shtetit. Shpresë madh për shpresë vrarët, punë për të pa punët, drejtësi të bërë nga padrejtësia. Rend dhe ligj të shthurur nga Lukunia. Provat janë dhe besimi u provua, por dhe meraku i shprehur në çdo vatër, bisedë, parcelë, burim uji, tek secili mbetet: AMANET KALIN! Guxojmë të shkruajmë ne njerëzit e thjeshtë, sepse kemi krijuar bindjen sepse dëgjonim dhe ju çmoni:” Gënjeshtra shitet lirë por paguhet shtrënjtë. Ju nuk thoni: “Rri dy orë në det”. Ju i njihni dallgët e detit që kur Aneta (nëna jote) të fuste lakuriq në dallgët e tij. Ju kini guximin e dallgëve të detit që ka pushteti, kur do të drejtojë një popull që aspiron paqe dhe demokraci. Ka dhe një sekret për marëdhëniet midis Kalit dhe Kalorësit. Mirënjohje për të zotin e kalit. Sepse mirënjohja ka kosto të ulët, por merr çmimin më të lartë: Diferencimin midis atyre që e kanë qëlluar me gurë kalin dhe kalorësin, dhe atyre që i përgatitën mundësinë për ti dhënë kalin kalorësit duhet të dallojmë... Kryetar i Shoqatës A. K “LABËRIA” Dega VLORË
Posted on: Wed, 18 Sep 2013 10:58:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015