BREAKING: ZBULOHET LETRA QE RIKTHEU LEGJENDEN ELDO MATA NE - TopicsExpress



          

BREAKING: ZBULOHET LETRA QE RIKTHEU LEGJENDEN ELDO MATA NE SKUADER. I nderuar Zoti President! Të nderuar anetar te stafit! Të nderuar zonja dhe zotërinj fansa te FC Partizani NY! Prezantohem përpara jush me shumë emocion.Besimi që skuadra, Presidenti dhe trajneri, kanë investuar tek unë është shumë i madh. Ju siguroj të gjithëve se do të bëj gjithçka që të jem në lartësinë e këtij besimi.Unë, jam rritur në një familje njerëzish të zakonshëm. Prindërit e mi nuk kanë trashëguar një mbiemër të famshëm dhe gjithë jetën e tyre i kanë shqërbyer me korrektesë shtetit shqiptar.Në vitin 2009 kam mbaruar Fakultetin Te Shkencave Komputrike në Universitetin e CUNY, dega Administrim Biznes.Pas mbarimit të Universitetit, kam filluar punën në Jet Blue dhe e kam nisur nga shkalla më e ulët e administrimit . Përkushtimi dhe korrektësia në punë, më ngritën deri në detyrën e drejtorit të degës kryesore në një nga bankat e nivelit të dytë.Deri para dy ditësh isha në atë detyrë ku munda të mësoj shumë, të kuptoj shumë, të njoh shumë nga njerëzit dhe sakrificat e biznesit.Kush prej jush më ka njohur në punë, besoj e di që për mua marrëdhënia e edukuar është themeli i raportit të punës. Nuk dua te mburrem, por rroga tani me ka vajtur 200,000 dollar amerikan. Kam dëgjuar qindra histori shqetësimesh po dhe shkatërimesh të shkaktuar ndaj jush prej një administrate te arrogante dhe aspak bashkëpunuese te @Cosmopolitan Soccer League. Jeni përballur me një legjislacion te liges që në këto 8 vjet ka ndryshuar shumë herë, më shumë se stinët e tetë viteve – duke sjellë vazhdimisht rrebeshe dhe furtuna me pasoja të rënda në skuadren tuaj.Jeni përballur me interpretime nga më arbitraret të ligjit te futbollit në dëmin tuaj.Jeni përballur padyshim edhe me shumë premtime se gjërat do të ndryshojnë në gjithë këto vite.Unë sot ju premtoj vetëm një gjë: Puna dhe koha do ta tregojnë shumë shpejt që gjërat nuk do të jenë më siç janë për ju në raport me administratën tatimore.Vizioni im është ai i Fifas: Skuadren mund ta rimëkëmbin vetëm së bashku. Misioni im është t’u shërbej interesave të skuadres duke mbrojtur interesat e stafit.Bindja ime është se ndryshimi që të gjithë duam në skuader, kalon nga dialogu m es nesh, përgjegjesia e secilit në raport me kerkesat e trajnerit, partneriteti në shërbimin tuaj dhe të vendit njëkohësisht.Ka shumë punë për të bërë dhe siç thotë Presidenti Lepurushi Fisnik, ne jemi të vendosur për të qënë forca e shembullit dhe jo shembulli i forcës në raport me ju. Faleminderit Eldo Mata
Posted on: Mon, 07 Oct 2013 16:07:12 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015