BRUKSIZMI OSE BLUARJA E DHEMBEVE Bluarja e dhembeve ndodh kur - TopicsExpress



          

BRUKSIZMI OSE BLUARJA E DHEMBEVE Bluarja e dhembeve ndodh kur njerëzit janë të stresuar, të zemëruar apo të shqetësuar. Ndërsa ky është një veprim normal për shumicen e individeve , ka disa njerëz për të cilët kjo është një akt i pandërgjegjshëm.Termi mjekësor për këtë gjendje është bruksizem. Bruksizmi eshte një lloj i çrregullimit gjumit i karakterizuar nga bluajtja e dhembeve dhe shtrengimi i nofullave. Ai është mjaft i zakonshem, në të vërtetë , mund të preke shumicën e popullsisë së botës të paktën një herë në jetën e tyre. Ai ka tendencën të jetë i përkohshëm dhe zakonisht nuk bëhet një problem per shëndetin. Për të tjerët, megjithatë, bruksizmi është një problem. Shkaktaret jane fiziologjike dhe psikologjike. frikë ankth stres zhgënjim zemërimi i pashprehur dhimbje dhimbje nga dalja e dhembeve, sidomos në fëmijë të vegjël Vendosja shtrember e nofullave te sipërme dhe të poshtme dhe / ose dhëmbëve Efektet anësore të ilaçeve ose drogës simptomë e çrregullimeve të tilla si të sëmundjes Parkinson ose Hantingtonit probleme me gjumin. Bruksizmi mund të shfaqet nëpërmjet një shumëllojshmëri të simptomave, të tilla si: Dhimbje koke te pashpjegueshme, zakonisht pas zgjimit, mund të shoqërohet me dhimbje ne nofulla ose qafe dhimbje ose një ndjenjë butësie dhe tensioni në muskujt e nofullës migrena gjumë i crregullt ose pagjumësi tringëllimë në veshë veshja me nje cipe e sipërfaqeve te dhemebve , nëse bruksizmi mbetet i padiagnostikuar dhe i pakuruar, ai mund të rezultojë në dëmtim të dhëmbëve ndjeshmëria nga ushqimet e ëmbla dhe pijet e ftohta si shkak i ngrënies se zmaltit te dhëmbëve dhëmbët te levizshem mishrat e dhembeve te terhequr. Trajtimi për bruxism Trajtimi i bruksizmit zakonisht bëhet ne trajtimin e rrënjës se problemit. Si i tille, ekziston trajtim i ndryshem per gjendje te ndryshme të diagnostikuara. Pajisje dentare të tilla si plastikat mbrojtese mbi siperfaqen e dhembeve dhe protezat mbrojtese te gojës mund të përdoren për të mbrojtur sipërfaqen e dhëmbëve dhe të zvogëlojnë presionin mbi nofulla. Nëse bruksizmi është shkaktuar nga dhëmbët e shtrember, mund te kryhet trajtim korrigjuese ose rindërtues. Kjo do të ndihmojë per të korrigjuar problemin dhe uljen e konsumimit te dhëmbeve. Bruksizmi i shkaktuar nga stresi dhe çështje të tjera psikologjike mund të trajtohet duke përdorur teknikat e menaxhimit të stresit dhe terapi të sjelljes. Disa nga këto trajtime mund të përfshijnë biofeedback, ushtrime të veçanta per gojën dhe teknikat e relaksimit.
Posted on: Sun, 30 Jun 2013 18:33:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015