BUDAKOVA NJË PËRSPEKTIVË EKONOMIKE E KALUAR KRENARE Budakova - TopicsExpress



          

BUDAKOVA NJË PËRSPEKTIVË EKONOMIKE E KALUAR KRENARE Budakova eshte vendbanim kodrinoro-malore dhe i takon tipit të vendbanimeve të shpërndara. Gjendet rreth 14 km në lindje të Therandës, rrëzë bjeshkëve të Jezercit, që u ngjitën vargmaleve të Sharrit. Shtrihet në një lartësi mbidetare prej 600-1100m. nga lagjja Buzhalë e deri më 1100 metra te lagjja Hoxhët. Prej vendbanimeve të kësaj komune që përfshin një territor mjaft të gjërë. Është vendbanim mjaft i vjetër. Ka shumë gjurmë arkeologjike, si p.sh.Xhamia eshte nje prej xhamive më të vjetra të Komunë së Therandës si dhe themelt e Mjetepit(shkolla e par ne menyrë të organizuar në këtë rajon ku nxënsit krahas mesimit Islam kan 1 mesuar të shkruajn dhe të lexojnë) në vendin Gurët e Lumës (ka varreza dhe themele), Konaqet (gjenden themelet e shtëpive),. Emri i fshatit Budakovë sipas gojëdhënave thuhet se mban emrin e themeluesit apo të parit që është vendosur në këtë trevë Buda i Jakovës, ndërsa supozim tjetër është se Budakovë ka kuptim - kodër e madhe. Sot fshati përbëhet prej 9 lagjeve: Buzhala, Palush, Sallauk, Caka, Kokollar, Buq, Bajraktar, Kololl dhe Hoxha. Të gjitha mikrotoponimet janë në gjuhën shqipe dhe tregojnë lashtësinë e tyre, ku japin për të kuptuar se këtu gjithmonë kanë jetuar shqiptarët, si p.sh. Kajbija, Bjeshkët e Thaqit, Gurët e Lumës, Sumbullari, Kungullari, Kacadeve, Lugu i Zanave, Varri i Kadisë, Bojgjakët, Fusha e Gatë, Fushat etj. Me emrin Budakovë është e regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h). Budakova ka një traditë të bujarisë dhe të trimërisë. Gjatë historisë fshati ishte qendër e rezistencës kundër pushtuesve të huaj. Shënimet statistikore: Rreth vitit 1879 kishte 29 shtëpi shqiptare,në vitin 1913 së bashku me lagjen Buzhalë kishte 887 banorë, në vitin 1918 - 89 shtëpi me 633 banorë shqiptarë,sipas regjistrimit të vitit 1921 - 95 shtëpi me 713 banorë,në vitin 1948 - 136 shtëpi me 949 banorë,në vitin 1953 - 133 shtëpi me 1006 banorë,në vitin 1961 - 140 shtëpi me 1127 banorë (1112 shqiptarë, 1 serb, 4 të tjerë),në vitin 1971 - 151 shtëpi me 1374 banorë shqiptarë,në vitin 1981 - 164 shtëpi me 1.599 banorë shqiptarë. Budakova në vitin 1995 kishte 250 shtëpi me rreth 2400 banorë shqiptarë. Ndërsa, sipas shënimeve të Kuvendit Komunal të Suharekës të vitit 2000 kishte 2472 banorë. Nga sulmet barbare serbe të vitit 1998-99 fshati u dogj dhe u shkatërrua në tërësi, përkatësisht u dogjën e shkatërruan më se 275 shtepi, objekti i shkollës, i ambulancës, ndërsa xhamia e ndërtuar më 1873 është granatuar më 8 qershor 1999 per fat te keq është mbetur në mëshirë të kohës ku e pret dorën bujare që ta renovon këtë vned të kulturës dhe adhurimit të Krijuesit siq është Xhamia. Nga ky fshat në luftërat e viteve 1998-99 mbetën të vrarë 35 banorë, nga të cilët 5 dëshmorë të kombit, të tjerët civilë të moshave të ndryshme. Në këtë vendbanim më 26 qershor 1998 u formua Shtabi i UÇK-së, pra aty qëndroi dhe veproi Shtabi i Batalionit të II të Brigadës 123 të Zonës Operative të Pashtrikut si dhe Spitali ushtarak. 2 GJENDJA MOMENTALE APO DEFIQITI EKONOMIKE Kur u ndala në të kaluarën historike nuk ishte qëllimi që të elaboroj nga aspekti historik dhe nuk jam kompetent të flas për këtë lemijë po qellimi im ishte që me gjith këtë kulturë që me bënte të ndihem krenar për të kaluarën e banorve të kësaj treve si me arkitekturën e shtëpive , me mbijetesën ekonomike për kundër kushteve ekstremisht të pafavorshme me vtetëdijen kombëtare gadishmërin për flijim kur është kërkuar në momente historike, pastretine e gjenit Shqiptar si dhe me kalitjen e tyre për të punuar dhe shfrytëzuar tokën dhe të mirat që jua ka dhuruar Zoti. Kjo në shiqim të par prap mund të jep me kuptu se po flitet për historinë e një vendi ose të një treve siq është Budakova me rrethinë por kjo në vete ngërthen artin dhe zotësin e parardhsve tanë për të punuar dhe jetuar prej faktorit punë dhe faktorit kapital si faktor bazë të zhvillimit ekonomik të një vendi. Ku jemi sot?.Andihemi krenar ne sot dhe a do të kenë ndjenjën e krenarisë pasardhësit tanë sikurse ne me paraardhesit tanë dhe sa japim për këtë vend ose amund të jetojm prej këti faktori vendimtar ekonomik siq është toka ose ku është faktori tjeter po ashtu vendimtar siq është puna ku harxhohet energjia jonë ose faktori tjetër kapitali siq janë makineritë apo dijm të punojmë dhe nëse dijm ku punojn ato makinerië. Edi që se pari dotë më pytni ju lexues të respektuar,se është leht të bëhet alternativa në letër por përgjigjëje në praktikë.Une prap përgjigjem se lehetë, është alternativa për nje zhvillim të qëndrueshëm por problem është vetdisiplina,vullneti dhe dashuria për punë dhe besimi në perspektivë dhe të ardhme të ndritëshme . Me këtë elaborim desha të them a duhet të knaqemi me këtë gjendje kur promotori I zhvillimit siq është arsimi len për të deshiruar me rezultate aspak të kënaqëshme ku kjo është si rezultat mos funksionimit të trekëndëshit : arsimtar, prenid dhe femijë. Rinia e kësaj treve pjesa dërrmuse e plakun ditën duke prit me një shpresë pa shpresë se një ditë dotë jenë në një punë jasht vendlindjes ndërsa ne duart e tyre e kanë energjinë rinore për punë poashtu edhe faktorin tjetër tokën e cila është lënë djerrinë poashtu edhe kapitali teknike nuk mungon ai vetëm pret që të shtyn në levizje. A nuk ndihemi keq që të shitemi sikur në kohën e mesjetës si skllever (me paga minimale) kur një të ardhur mujore që nuk I plotson as nevojat e vet puntorit e most e flasim për nevojat familjare. Për fat të keq sillet një mendim shum I pa shpresë “nuk ka llogarië të punojmë tokën “ Në rregull vetëm ti derdhim ato djersë në tokën tonë ku me këtë përveq se dalim nga gjendja e palakmushme si skllevër, konsumator dhe barre e shoqërisë njëherit dotë jemi eksportues të kulturave buqësore në nivel vendor dhe me gjërë siq janë duke fillu nga pemëtsi: qershij, dardha, molla , kulturat bujqësoredrithrat dhe perimet si: patatja, misri, gruri, thekra, tërshëra sidhe kultivimi me më perspektive siq është kultivimi kafshëve qumshtore siq janë lopët delet sidhe kafshët e mishit ku mekët dote jemi kontribues në nivel shoqëror. Kjo është gjendja momentalë që me shpresë që ky moment I vesës të largohët nga rrezët e Diellit të perspektivës , por nëse flasim në terma ekonomik, kjo gjendje njihet me termin defiqit ekonomik . 3 PRITJET PER TE ARDHMEN Në shumë studime është kërkuar të kuptohen arsyet pse një vend ose rajon është më i varfër se një tjetër dhe cilët janë përcaktuesit e rritjes ekonomike të një vendi. Rritja ekonomike është rritja e prodhimtarisë, kapaciteteve prodhuese dhe e të gjithë përbërësve tjerë të një ekonomie. Te rritja ekonomike vjen për shkak të rritjes së fuqisë punëtore ose kapitalit, teknologjisë aapo rentabilitetit të puntorëve Faktoret e rritjes ekonomike Sikurse në çdo lemijë të jetës edhe në ekonomie janë faktorët përcaktues të rritjës ekonomike ku nëse dijmë ti menaxhojm pa dyshim se japin rezultate pozitve por për fat të keq gjat jetsimit të jetës ekonomike më shumë mbesin vetëm në letër dhe si rezultat barazimi ekonomike po është negative. Këta faktor ekonomike mund ti ndajm në : Aftësia e Njerëzve, Pasuritë Natyrore, Teknologjia, Formimi i Kapitalit, Institucionet. .Aftësia e Njerëzve, Kur fola më lart rreth të kaluerës krenarë dhe aftesisve parardhësve tanë për të jetuar dhe punar me tokën dhe organizimin e jetës së tyre, kjo është argumenti më i mir se kjo trevë siq është Budakova me rrethinë tregon se është ditë të punohet dhe ka kapital njerëzore të mendoj për të ardhmen e kësaj treve që e meriton të kalojnga kjo gjendje e pa lakmueshme . Këtë e bazoj në faktin se në të gjitha lemijtë e jetës ka kudro dhe po shkollohën dita ditës ku vetëm duhët të vlejë parimi i drejt”njeriu i duhur në vendin e duhur” ku kjo lokomatvi e zhvillimit ekonomiktë kësaj treve përbëhet nga: doktor , veterinar, inxhiniera teknik dhe teknoloxhik, arkitekta, ekonomista, jurista, mesuesa , hsitorian , politikolog etj që kjo trevë e meriton që ky kapacitet njerëzor tia kthen borxhin moral duke i sjell përvojat e tyre në vendlindjën e vet. Me këtë rritet kapaciteti i sherbimeve shëndetësore, shërbimeve veterinare , duke ofru artin e ndertimit bashkohore, idete e reja ekonomike , me mesime cilësore, me një përkujtim të historisë së drejt. 4 Pasuritë Natyrore Pasuritë natyrore të Budakovës me rrethinë janë një faktor kyq i zhvillimit i cili është treguar si në të kaluarën por që edhe sot është vendimtar por për fat të keq është lënë mbas dore , ku kjo padyshim se është kthyer bumerang nga një trevë që e ka furnizura tregun Suharekës, Prizrenit, Rahovecit,Malishevës, Shtimës ,Ferizajit,Lipjanit, por edhe të Prishtinës me kultura bujqësore si në sezonën e Verës po ashtu edhe të Dimirit.Toka e kësaj treve është e përshtatshme për shumicën e kulturave bujqësore si pemët:dardha ,molla, qershia kumbulla, drithrat: misri, gruri, thekra, tërshëra, elbi, perimet: patatja, qepa, preshi, speci, domatja ku me futjen ne përdorim të serrave dyfishoet produktiviteti i këtyre perimeve edhe me shum.Poashtu kjo treve eshte e pasur edhe me drunje si: ahu, bungu, qarri dhe shum drunje të tjerë ku hynë në vendet më të pasura në nivel të Republikës së Kososvës. Kafshët shtepiake zënë një vend të posaqëm dhe pothuajse jetike për këtë trevë si: bagëtia,delja,dhija etj,ku me një angazhim solid në kultivimin e kafshëve krijohet nje mundësi shum e favrshme për të gjitha familjet në këtë rajon. Teknologjia Falë zhvillimit të teknologjisë në përgjithsië e veqanërisht teknologjisë bujqësore sot e pothuajse shumica e familjeve ne trevën e Budakovës me rrethinë disponojn me teknologjit më të përshtatshme për të punuar tokën duke filluar nga kombajat për korrje shirjen e grurit dhe produkteve tjera në familjën e grurit, traktorët për lavrimin e tokave, poashtu edhe per multikultivatoret me kapacitet më të vogël për vende më të thyera , gjithashtu e dhe teknika për prerjën e barit dhe lidhjen si kosët dhe presat. Formimi i kapitalit Duke ju falëndëruar punës së palodhëshme të mergimtarve të kësaj treve dhe remitancave në mënyrë permanenete ku kjo tregon për altruizmin e këtyre njerëzve të kësaj zone të cilët për kundër sfidave dhe problemeve nuk harrojnë në asnjë moment që të dërgojn mjete për të afërrmit e tyre gjithashtu edhe sjelljen e teknologjive të reja. Por menaxhimi dhe puna me këto mjete lenë për të dëshiruar dhe këtu padyshim se është faktori njeri ,ku është zhvilluar në mënyrë të zbehtë ku po të lëvisësh nëpër lagjët e Budakovës qka sheh një investim më serioz është një pomepë e karburanteve e cila padyshim se e furnizon në mënyrë të mjaftueshme por edhe kjo nuk punun me kapacitete të dëshirueshme , ndërsa çka mund të vërehën nëpër lagjët e kësaj treve jan minimaketët të 5 cilët punojn me kapacitete shumë të vogla dhe me kushtë aspak të kënaqëshme dhe me çmimie gjithashtu aspak me tregtinë elirë. Institucionet Institucionet janë rregullat e lojës në një shoqëri dhe si pasojë determinant në përcaktimin e incentivave të individëve si ato politike, sociale ose ekonomike. Institucionet në rast se do të funskionin në mënyrë eficente, do të lejonin njerzit te bënin zgjedhje në bazë të kostove dhe përfitimeve të tyre e si pasojë në një shoqëri me rregulla loje të dakorduara dhe me rregulla funksonale në të cilën nuk do të lejohej të merreshin vendime të dëmshme për pjesën më të madhe të shoqërise.Kososva si n jë vend parlamentar dhe me ndarje të pushtetit si në nivel qenderor, Qeveria dhe lokal komunat. Padyshim se në këtë rast barra e menaxhimit të vendeve rurale siq është Budakova me rrethinë i takon Kuvendit Komunal të Suharekës . Sa i përket menaxhimit të politikave subvencionale komunës së Suahrekës me vendet rurale e në këtë rast edhe të Budakovës është bërë pak në këtë drejtim dhe a duhet më shum , padyshim se po. Me politikat subvencionale te vendet ruarle Komuna e Suharekës I arrine dy qëllime zhvillimin e ekonomisë bujqësore dhe njëherit parandalimin e shpërnguljes nga vendet rurale në vendet urbane ku kjo dukuri negative është evidente veqanërshit mbas luftës së fundit, Me këtë dua të them se kjo duhët të jetë platform kryesore e cilës do alternative politke dhe e çdo pretendenti për të parin e Komunës së Suharekës. Jam I vetëdijshëm se me këto rreshta padyshim se nuk është arritur qëllimi final dhe e drejta që e meriton kjo trevë po ashtu edhe obligimi im as për së afërmi nuk është kryer si nje I ri I këtij vendi. Por ky është vetëm fillimi dhe me shpresë te Zoti që sado pak jam munduar të largoj pluhurine përtacisë së këtij margaritari dhe kësaj perspektive ekonomike siq është Budakova .
Posted on: Thu, 25 Jul 2013 10:10:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015