BUKA USHQIMI KRYESOR Eshte nje nga ushqimet me te vjetra te - TopicsExpress



          

BUKA USHQIMI KRYESOR Eshte nje nga ushqimet me te vjetra te pregatitura nga dora e njeriut. Zbulimet tregojne se buka ka ekzistuar qe prej mijra vjetësh më perpara ne Europe, por që mielli i përdorur atëhere vinte nga rrënjët e bimëve. Në epokën e Neolitit kokrra e gurit u bë shtytëse për bërjen e bukës. Buka gjithmon është konsideruar ushqimi kryesore i njeriut. Sot, përkundër përpjekjeve për të zëvendsuar rolin ushqyes të bukës ,ajo prap mbetet prezent në tryezat tona, gati në të gjitha racionet. Mirpo,prodhimi i llojeve të shumta të bukës në botë , prej miellit nga më të ndryshëm, e sidomos shtimi i substancave – aditiveve gjat gatimiti ka bërë njerzit të dyshojnë në kualitet . Kjo sidomos ishte një alarm për shkencën të hulumtoj mënyrën dhe lloin e teknologjis si dhe lëndën që përdoret për gatimin e bukës sote. Buka e bardhe ( që më shpesh gatuhet te ne) Problemi qëndron në procesin e përpunimit teknologjik të grurit. Kokrra e grurit përbëhet prej tre konponentave ( pa u futur në detaje të llojeve tani hibride të grurit). - mbështjellësit - embrionit dhe - endosporit Mbështjellësi apo lëvorja e grurit përmban më së shumti fibra -celuloz , minerale, vitaminedhe pak proteina. Embrioni është i pasur me vitamina B , edhe dia minerale dhe celuloze. Endospori përbën 4/5 të kokrrës së grurit- përmban kryesisht amidon ( sheqer) kjo është pjesa e cila shfrytëzohet gjatë procesit teknologjik të përfitimit të miellit. Ironia ma e madhe se pjesët ushqyese të grurit, mbështjellësi dhe embrioni ndahen nga mielli, hudhen si mbeturina, e më von përdoren për ushqimin e kafshve. Kur gruri bluhet për miell të bardhë , lëvorja dhe embrioni shkputet dhe mbetet vetëm endospori në këtë mënyrë mielli i bardhë ka humbur: - të gjitha vitaminat - të gjitha acidet lyrore të pangopura - 50% të kalciumit - 70% të fosforit - 80% të hekurit - 98% të magnezit - 50%-80% të vitaminës B Industria ushqimore- ajo e prodhimit të bukës nuk e çan kokën për të shtuar konpenzuar materiet ushqyese që i mungojnë miellit por ajo i shton konponete -kemikate artificiale shtes si: 1. Propilen glikol ( mund të konsiderohet antifriz) e cila e mban të qëndrueshme ngjyrën e bardh të bukës. 2. Acidin diacetil ( emulgator)që të kursehet yndira. 3. Sulfat kalciumi CaSO4 ( gjips) lehtsohet përzierja e sasirave të mëdha të brumit ( përdoret si lidhës strukturor) A duhet të heqim dor nga përdorimi i bukës së bardhë? Gjithnjë mendohet dhe thuhet se nuk ka bukë të ligë. Por mund të themi se asnjë lloj i bukës së bardhë nuk është që nuk mund të përdoret por po e përsërisim se buka e bardhë është e pasur me amidon por është e varfur me yndirna dhe vitamina. Nëse e marrim një cop të bukës së bardhë , ajo përmban gjysëm grami celuloze , ndërsa sasia e njejtë e bukës integrale përmban 2 gram celuloze. Bile disa lloje të bukës integrale përmbajne edhe deri 4 gram celuloze.Kjo do të thotë se duhet ti hani 8 cop buk të bardhë që të fitoni sasi të njëjte të celuloze e cila gjindet vetëm në një cop të bukës integrale.Gjatë përpunimit të grurit nga mielli largohen 24 minerale dhe vitamina. Duke e kuptuar se mungesa e tyre ka shkaktuar një mori smundjesh , njeriu ka filluar te prodhoj edhe miell të pasur me këto minerale dhe vitamina. Mirpo, asnjë lloj i bukës i cili gatuhet duke ja shtuar këto substanca në munges mund ta zëvendsoj miellin integral. Cila buk është ma e shëndetshme? Buka e shëndetshme në veti përmban të gjitha pjesët e kokrrës së grurit , mbështjellësin , embrionin dhe endosporin. Ky lloj i bukës ka vlera ushqyese katër herë ma tepër se lloji i bukës së rafinuar. Nëse këtë lloj të bukës e hani me perime të freskëta e fitoni një racion të pasur me energji dhe pastaj për një kohë të gjatë nuk keni nevoj për energji dhe nuk ndiheni i uritur. Bleni bukë të fortë e cila nuk është e fryme me ajër. Shfrytëzoni miellin integral.Buka e bardhë shpejtë tretet në organizëm dhe pasi ka shumë amidon ai kur të laget gjat futjes në organizëm shëndrrohet i tëri në sheqer. Përshkak se tretet shpejte dhe shpejte e lë organizmin pa energji, thuhet në munges të njëjtë të energjis siç e le organizmin çokolada. Buka tradicionalishte , gjatë shekujve ka qen produkt themelor i njeriut. Nëse bukës i kthejmë vendin e merituar do të bëjmë hapa të mëdha në drejtim të ruajtjes së shëndetit. Para se të niseni me ble buk shikoni mundësin që ate ta bëni vetë – ta gatuani në shtëpi, e nëse nuk mundeni atëhere bleni lloin e bukës i cili i përgjigjet menys tuaj , por edhe që është baza e shendetit tuaj.
Posted on: Fri, 06 Sep 2013 09:46:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015