BURRNIA DHE MIKËPRITJA ENDE NUK JANË HARRUAR NDËR MALET TONA : - TopicsExpress



          

BURRNIA DHE MIKËPRITJA ENDE NUK JANË HARRUAR NDËR MALET TONA : Traditë e veçantë e shqiptarëve është mirësjellja, që i kushtohet vizitorit, mikut që i vie tek dera e shtëpisë. Mikpritja është e njohur që nga koha e Homerit. Shqiptarët këtë traditë e kanë trashiguar nga e kaluara e lashtë, traditë të cilën e kultivojnë edhe sot. Kurë miku vie në derën e malsorit, të gjithë shtëpiakët gëzohen, miku vendoset në krye të tryezës, i ofrohet çdo gjë që ndodhet në shtëpi në mënyrë të pakufishme. Çdo anëtarë i familjes e ka obligim që mikun ta presë me rrespektin më të lartë edhe nëse mungon Zoti i shtëpisë, nëse në shtëpi për momentin nuk gjenden burrat, këtë virtyt të shenjtë e bëjnë edhe gratë e shtëpisë deri sa të vinë burrat. Se edhe gratë e mbajnë burrninë dhe mikpritjen e shtëpisë e dëshmuam më 23.06.2013. me rastin e ekspeditës që e ndërmuarëm drejt Greçës. Pikërisht në afërsi të vendit, ahut nën të cilin është mbajtur Memorandumi i Greçës më 23.06.1911. gjetëm një malsore e cila kulloste grigjen e vet. Malsorja quhet Leze Tinaj e shoqja e Nikë Rrok Tinaj nga Selca e Këlmendit. U përshëndetëm me të, Lezja shprehi kënaqsinë e sajë për ardhjen tonë në këtë vend historik dhe na ftoi të shkojmë në tʼbanin e familjse së sajë për të pushuar dhe për të na shërbyer me çfarë kishin për momentin. Mes tjerash Lezja tha: “ nuk ka ndodhur asnjë burr në shtëpi, jam grua dhe nuk di me e rjep qengjin, por dikush nga ju të merret me atë punë sepse jam e porositur nga i Zoti i shtëpisë që kush vie në tʼbanin tonë nuk mund të shkojë pa u shërbye me çfarë na ka ndodhur në shtëpi “. Ky gjest i Lezes dhe i porosisë së të Zotit të shtëpisë është një vepër e madhe. Gjest që dëshmon se burrnia e mikpritja nuk janë veç virtyte të burrave por edhe të grave, burrneshave, virtyte të trashiguara brez pas brezi. Virtyte që ende jetojnë dhe me krenari i kultivojnë këlmendasit por edhe malet tjera të mbarë Malsisë. Leze Tinaj edhe një malsore tjetër nga tʼbanishta e Greçës e quajtur Diellë Gjon ( e lindur Smajlaj nga Rapsha e Hotit ) e shoqja e Pasho Mark Mirashit (Caraj) Lekoçaj nga Bekajt e Trieshit ia arritën nën ahun historik me prodhimet blegtorale që i prodhonin në bjeshkën e Greçës: tamël, djath, mazë....... Ne me vehte kishin sjedhur ushqim, nuk munguan as petullat e mjalti, pitja e kllinit, pitja e mbështjellun me djathë, kuleçët etj. E pamundur ishtrë që ne ta refuzonim ofertën e këtyre dy grave burrnesha dhe fisnikesha të cilat nderuan shtëpinë “ konakun “ e tyre por edhe bajrakun e Këlmendit. Mue personalisht por edhe të gjithë grupit do të na mbesin në kujtesë mikëpritja që e gjetëm ndër malet tona.
Posted on: Thu, 27 Jun 2013 20:07:02 +0000

Trending Topics




© 2015