Babai i Adnanit foli edhe për çështjen e kombëtares shqiptare - TopicsExpress



          

Babai i Adnanit foli edhe për çështjen e kombëtares shqiptare dhe fushatën e madhe në internet. Ai ka kritikuar ashpër Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), duke thënë se ata kurrë nuk e kanë kontaktuar dhe se ata kanë gënjyer opinionin se kinse e kanë ftuar djalin e tij. Ai madje kritikoi edhe mendimet se ai mund të luajë për Serbinë, apo Kroacinë, teksa konfirmoi se dëshira e tij është që ai të luajë për Kosovën. “Shiko, për këtë do të publikoj diçka në ditët e ardhshme, por një herë, sidomos kohëve të fundit është folur shumë në mediat shqiptare. Dua të konfirmoj se Adnan Januzaj nuk ka Facebook, e as unë nuk merrem me të. Sepse ka disa informacione se ai po shkruan dhe unë i them të gjithëve se Adnani nuk ka Facebook. Disa persona të pa autorizuar të cilët merren me emrin e tij, shumë shpejt do t’i gjej se pse po përzihen në fushatën ‘Thuaj po Shqipërisë”. “Dua të sqaroj çështjen e kombëtares në pika të shkurtra. Unë deri më tani nuk kam pasur asnjë thirrje nga ana e FSHF-së, që së paku të bisedojmë për Adnan Januzajn. Këtë opinioni shqiptar duhet ta dijë qart, këtu po flet babai i tij dhe menaxheri i tij për disa çështje që unë i kontrolloj. FSHF nuk na ka thirrur asnjëherë. FSHF ka bërë vetëm dezinformata që ne kemi kontaktuar me Januzajn, por vëllezërit më kanë thënë se kryetari i FSHF-së kishte thënë se para tet muajve ka folur me Adnan Januzajn që është gënjeshtër dhe e pavërtetë. Para dy netëve, më kanë thënë se është bërë një emision në televizionin Klan dhe më thanë se duhesha ta shikoj patjetër këtë emision dhe të shikoja se çfarë flitet”. “Dua t’i them FSHF-së, se Adnan Januzaj nuk e ka refuzuar askënd. Thonë se telefonin nuk e kemi çuar. Por, është Manchester United ku mund të gjesh kontakt. Klubi më tha se një zyre e ministrisë së Shqipërisë ka tentuar të flasë me Adnanin, por atë askush nuk mund ta bëj sepse Adnanin nuk merret me këtë punë, kështu që ata ia kanë mbyllur dyert vetes. Madje as fushatën “Thuaj Po” nuk e kam parë, sepse ne nuk kemi Facebook. Ai tha se nëse e ndjen veten Januzaj le të luajë edhe për Serbinë. Kjo nuk të lë hapësirë që ti t’i japësh një rast ekipit kombëtar të Shqipërisë”. “Ata ia kanë mbyllur dyert vetes. Te unë duhet të vijnë njerëzit të flasin që janë vetëm njerëz të përgatitur profesionalisht dhe korrekt. Asnjë mënyrë tjetër e asnjë njeri tjetër. Nuk do të negocioj me asnjë tjetër. Nuk e njoh Dukën gjërësisht, por flas në bazë të asaj se si FSHF ka reaguar në mënyrë totalisht të paautorizuar dhe jo profesionale. A janë gjasat minimale për të luajtur për Shqipërinë? Nuk dua t’ia mbylli dyert kombëtares shqiptare totalisht. Në këtë emision kam konstatuar se një deputet nga Kosova (Berat Buzhala), kishte thënë se Adnani ka shkuar nga Kroacia dhe ka dokumente kroate. Unë nga Kroacia kam shkuar në pushim, sepse unë në Belgjikë kam kaluar në mënyrë nromale me pasaportë kështu që edhe atje jam martuar. Të shoqen e kam shqiptare edhe ajo nga Istogu dhe nuk e di se si mund të qarkullojnë zëra se e ka të shoqen nga Kroacia ose Januzaj ka dokumente kroate. Ato janë gënjeshtra. Ne jemi nga Istogu”. “Nuk ia mbylli dyert asnjë kombëtareje, e posaqërisht ekipit shqiptar, sepse ne jemi shqiptarë, por derën e kanë mbyllur vet, sepse kanë bërë dezinformata totalisht të çmendura. Ai (Armando Duka, FSHF) thotë se në moshën 13 vjeçare kemi thirrur Januzajn...kjo është çmenduri. Këta njerëz që punojnë në FSHF nuk kanë shanca që të negociojnë me mua. Te unë duhet të vijnë njerëz profesional, që punojnë për t’i thirrur talentët shqiptarë në mënyrë sportive dhe jo në mënyra ‘e çoj atë, e çoj këtë’. Këto janë gjëra që totalisht nuk kanë efekt te unë”. “Kanë provuar edhe përmes Lorik Canës. Unë e respektoj atë lojtar, ka bërë karrierë të jashtëzakonshme, por nuk ka influencë ai njeri te unë, që unë ta çoj djalin të luajë për Shqipërinë. Jo ai, por askush. Vetëm njerëz që janë profesional, që punojën ashtu si duhet, mund të vijnë dhe të ulen në tavolinë me mua”. “Ai nuk do të luajë as për Belgjikën një herë për një herë, sepse do të mundohet të bëjë mirë në klub. Ka pasur tentativa nga trajneri i Belgjikës që ta marr për Kroacinë tani që të laujë, por nuk ka mundur ta marrë leht. Sepse duhet të flitet në mënyrë sportive. Nuk shantazhoj asnjë ekip kombëtar, unë nuk kam çfarë të shantazhoj. Ata po vijnë te unë. Unë i them trajnerit të Belgjikës se unë nuk kam pse ta shantazhoj atë për Januzajn, sepse ai vjen te unë. Kam njerëz menaxhera që punojnë për të, menaxhera jo shqiptar, belg, dhe ata e kanë terenin e vet të punës”. “Anglia? Roy Hodgson ka thënë se po e përcjell lojtarin dhe në qoftë se ka mundësi juridike, atëherë ai do ta bëj kërkesën që eventualisht të bëjmë diçka për të. Por, ka shumë për të bërë në këtë drejtim. Unë për momentin jam i fokusuar vetëm te klubi i Manchester United”. “Unë dua që Adnani të luajë për Kosovën, por siotuata politikme për Kosovën është më delikate sepse FIFA nuk e ka pranuar vendin tonë. Por, këto janë çështje që do t’i shikojmë më vonë. Nuk dua të përjashtohet ajo mundësi, që Adnani të bëhet edhe pjesë e kombëtares së Kosovës, por këto janë çështje delikate. Nuk e di se si njerëzit thonë se ai mund të luajë për Serbinë, kur nuk ka kurrfarë mundësie. Turqia, Kroacia dhe Serbia janë të përjashtuar prej kësaj gare”. “Unë e përshëndes popullin shqiptar që e ka përkrahur Adnan Januzajn dhe i falënderoj të gjithë. Edhe Adnani i falënderon të gjithë. Populli duhet të dijë se njerëzit të cilët janë profesional kanë vend që të vijnë e të flasin me mua. Jo njerëz që bëjnë dezinformata dhe gënjeshtra. Me ata nuk do të komunikoj”, ka deklaruar Abedin Januzaj për Intearktiv. Kështu, përfundimisht i mbyllen dyert Serbisë, Turqisë e Kroacisë, teksa Shqipëria duhet të angazhojë njerëz shumë profesionalë dhe me përvojë në skautimin e lojtarëve, pasi që si duket se dëmi që ka bërë FSHF në krye me Armando Dukën është vështirë i riparueshëm. Si do që të jetë, me rëndësi është që Adnani po vazhdon të jetë në formë dhe me mendjen që të luajë ose për Shqipërinë ose për Kosovën. /Telegrafi/ Tfundit nga Rubrika Adnani: Dua të bë
Posted on: Thu, 17 Oct 2013 22:48:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015