Bahri Omari 1888- 1945 Ish-ministri i Jashtëm i qeverisë së - TopicsExpress



          

Bahri Omari 1888- 1945 Ish-ministri i Jashtëm i qeverisë së Rexhep Mitrovicës në vitin 1943, dhe një nga intelektualët më të mëdhenj të Shqipërisë, mbajti një qëndrim prej heroi në momentin kur ishte para togës së pushkatimit. “Kur të dënuarit nga Gjyqi Special u gjendën të rreshtuar me shpinë nga skuadra e pushkatimit, Bahri Omari u thirri me një ton urdhërues: “Ktheni fytyrën nga pushkët, se nga shpina vriten vetëm armiqtë. Ne s’jemi armiq, dhe këtë do ta vërtetojë historia”! Këto ishin fjalët e fundit që tha Bahri Omari para vdekjes, shkruante në kujtimet e tij ish-prokurori Bedri Spahiu, që merrte pjesë në ekzekutimin e ish-ministrit të Jashtëm. i lindur në Gjirokastër, Bahri Omari diplomohet në Stamboll në vitin 1910, në shkencat administrative. Ai është shumë aktiv në Shpalljen e Pavarësisë në vitin 1912, dhe është përkrahës i Nolit gjatë Revolucionit të Qershorit të vitit 1924. Në vitin 1943 ai emërohet ministër i Jashtëm në qeverinë shqiptare të Rexhep Mitrovicës. Pas çlirimit të vendit, me ardhjen në pushtet të regjimit komunist, ai u arrestua me akuzën si bashkëpunëtor i pushtuesve dhe dënohet me vdekje nga prokurori i atëhershëm, Bedri Spahiu.
Posted on: Thu, 29 Aug 2013 06:18:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015