Ballina ¦ Historiku ¦ Menaxhmenti ¦ Repartet ¦ Profesionale ¦ - TopicsExpress



          

Ballina ¦ Historiku ¦ Menaxhmenti ¦ Repartet ¦ Profesionale ¦ Informata ¦ Projektet ¦ Kontakti ¦ Lidhje Kirurgjia Operimi i „zorrës qorre“ ( operimi i apendiksit, Appendectomia ) Shumë e nderuara paciente, shumë i nderuar pacient, prindër të dashur, Është vendosur dyshimi për ndezje (inflamacion) të shtojcës krimbake (Appendix), pra Appendicitis, e cila në popull njihet si „zorra qorre“. Vendosja e diagnozës është jo e lehtë, pasi ankesat (si dhembje barku, mundim, vjellje, ethe etj ) janë të ngjajshme me shumë sëmundje tjera të hapësirës së barkut ( psh inflamacion i zorrëve,lukthit, inflamacion i vezoreve dhe organeve tjera gjenitale, inflamacion i veshkeve dhe rrugëve urinare etj). Pasojat dhe rreziqet e sëmundjes Ndezja (inflamacioni) akute është sëmundje që duhet të merret shumë seriozisht. Rreziku kryesor është që „zorra qorre“ e inflamuar të shpërthej (Perforatio), përmbatja me qelb e saj të zbrazet në hapësirën e barkut dhe me këtë të shkaktoj ndezje ( inflamacion) të krejt hapësirës së barkut ( Peritonitis) ose deri te formimi i një grumbulli qelbi përreth „zorrës qorre“ ( Abscess perityphlitica) me rrezik të „helmimit të gjakut“(Sepsis). Teknika operative Teknika operative e propozuar për ju-femijën tuaj do të shënohet. Mbi përparësit dhe mangësit e dy metodave, të cilat realizohen në anestezion të përgjithshëm, ne do të ju informojmë me dëshirë gjatë bisedës informuese. □ operacioni i hapur ( Laparotomia ) Pas një prerje të vogël në kuadrantin e poshtëm të djathtë të barkut do të identifikohet,preparohet, lidhet, prehet dhe largohet „zorra qorre“. □ operacioni nën përcjelljen e kamerës ( Laparoscopia ) Përmes një prerje 1-2 cm në regjionin e kërthizës futet në hapësirën e barkut një instrument optik (Laparoskop) me një mini-kamer. Për të pasur një pamje të mirë në hapësirën e barkut futet një sasi e gazit të dioksid karbonit përmes vrimës prë kamerë. Përmes 2- 3 prerjeve tjera të vogla futen instrumente tjera speciale ( psh kapëse, gërshër, prerëse elektrike). Nën përcjelljen e kamerës me pamje në ekran prehet dhe largohet „zorra qorre“ dhe vendi i prerjes mbyllet sërish. Te të dy teknikat mundet varësisht si është inflamacioni i „zorrës qorre“ te jete e nevojsme që për disa ditë në hapësirën e barkut të vendoset gyp drenues (dren) për të larguar sekretet që mund të grumbullohen në hapësirën e barkut. Edhe pse apendiksi nga jashtë mund të duket pa ndryshime, mund të rekomandohet largimi i tij. Ndryshimet dhe zgjerimet e mundshme të operacionit Pasoja e paparashikuara të sëmundjes ( psh ngjitjet e shumta, formimi i hapësirave me qelb-absceseve), karakteristikat trupore, komplikacionet ( psh gjakderdhjet e mëdha ) apo sëmundjet tjera shoqëruese mund të kërkojnë zgjerimin e operacionit. Nëse „ zorra qorre“ është e shpërthyer (perforuar ) dhe është formuar absces ( grumbullim qelbi), qelbi përmes një gypi (drainage) duhet të nxjerret (drenohet) jashtë hapësirës së barkut. Në raste të tilla mund të rekomandohet që me largimin e apendiksit të pritet deri sa inflamcioni të qetësohet me ndihmën e antibiotikëve ( appendectomia në interval). Nëse gjatë operacionit konstatohet që një sëmundje tjetër është shkaktar i ankesave mund të jetë i domosdoshëm një intervenim tjetër.Ju lutemi të jepni pëlqimin tuaj për ndryshime apo zgjerime të intervenimit të parapar kirurgjik qysh tash në mënyrë që të të realizohen në të njëjtin anestezion të përgjithshëm dhe për të shmangur një intervenim të sërishëm kirurgjik. Komplikacionet dhe pasojat e mundshme të operacionit Operacioni i „zorrës qorre“ ,apendiksit, është intervenim kirurgjik rutinor dhe në shumicën e rasteve kalon pa komplikime. Vështirësitë e operacionit paraqiten para se gjithash nëse tashmë kemi pasojat e sëmundjes si ngjitjet dhe inflamimimet e indeve perreth.Në rastin më të pavolitshëm edhe përkundër qasjes shumë të kujdeshme nuk mund të përjashtohen lëndimet gjatë ndarjes së indeve të inflamuara të zorrës apo organeve fqinje. Komplikimet tjera të rënda ( si psh inflamacioni i hapësirës së barkut, paraliza e zorrëve, mbyllja e zorrëve, humbjet e mëdha të gjakut ) si pasoj e lëndimeve ose shpimet e organeve fqinje apo enëve të gjakut nga instrumentet apo lëshimet e qepjeve (suturave, ligaturave ) janë të rralla. Këto komplikacione si dhe mundësia e formimit të komunikimeve ndërmjet zorrës dhe murit të barkut (fistula sterkorale e jashtme apo e brendshme) mund të bëjnë të nevojshme një operacion me hapje të sërishme të barkut. Lëndimet e lekurës apo indeve tjera nga elektrokauteri apo mjeti dezinfektues janë të rralla; në shumicën a rasteve shërohen vetvetiu. Pasi që kemi të bëjmë me inde të inflamuara, pengesat në shërimin e plagës¸të cilat kërkojn largimin e disa penjëve për të arritur drenimin e qelbit nga plaga, janë relativisht të shpeshta(5-10 %). Poashtu edhe në hapësirën e barkut është i mundshëm që pas operacioneve të formohen abscese (grumbullim qelbi) të cilat sipas mundësisë drenohen jashtë përmes drenave. Mbi llojin dhe kohëzgjatjen e dhënies së antibiotikëve do të vendosim sipas shkallës tuaj personale të rrezikut për infeksion. Nganjëher mund të vij deri te hernie incizionale ( bruh në vendin e prerjes ), e cila kërkon të mjekohet me operacion. Nëse ndodh hapja komplete e plagës operatore është i paevitueshëm reintervenimi kirurgjik. Në shumë raste paraqitet një ndjeshmëri më e ulët e lëkurës në vendin e plagës operatore. Ngjitjet ( adhezionet ) në hapësirën e barkut munden shumë shpejt apo pas shumë viteve të shkaktojn mbylljen (ngatërrimin) e zorrëve (Ileus). Te alergjitë apo mbindjeshmërinë ( psh medikamente, dezinfektues , flaster etj) mund të paraqiten ajtje (edema), kruarje, teshtitje, skuqje lekure, marramendje, vjellje apo reaksione të ngjajshme. Komplikime të rënda në organet më rëndësi jetësore ( zemër, qyrkullim gjaku, frymarrje, veshkë ) dhe dëmtime të përhershme (psh insuficiencë e organeve, paraliza ) janë ekstrem të rralla. Si pas çdo intervenimi kirurgjik mund të formohen droçka gjaku në venat e mëdha (Thromboza ) që mund të barten me rrymën e gjakut dhe të mbyllin ndonjë enë gjaku (Embolia). Komplikime tjera të mundshme anësore Edhe ëto masa përgatitore, shoqëruese apo pasuese nuk janë plotësisht pa rrezik. Kështu psh mund të paraqiten dëmtime lokale të indeve pas infuzioneve apo injeksioneve ( abscese injektuese, nekroza, iritime lëndime apo inflamacione të nervave dhe/ose venave. Te dhënie/aplikimi i transfuzionit të gjakut ose komponenteve të gjakut nuk mund të përjashtohet me siguri absolute mundësia e infeksionit psh shumë rrallë me Virus hepatiti ( inflamacion i mëlqisë) dhe ekstrem rrallë HIV (AIDS). Mirëpo behët gjithçka që rreziku eventual të mbahet në shkallën më të ulët të mundshme. ____________________________________________________________________________________ Patjetër mbani mend! Nëse nuk vendoset ndryshe nga mjeku! Para operacionit Operatori vendos nëse dhe kur duhet të ndërpriten medikamentet antikoagulante ( psh Marcumar, Aspirin ) nën kontrollin e mjekut ordinues gjegjësisht nëse duhet zavendësuar me ndonjë medikament tjetër. Pas operacionit Nëse shërimi juaj do të jetë aq i favorshëm ashtu që ju pas disa orëve ose pak ditëve të dilni nga spitali do të duhej që kjo të bëhej të shoqëruar nga personi tjetër, pasi nga medikamentet e anestezionit apo dhembjes reaksionet tuaj të adaptimit ende janë të kufizuara. Ne do të ju njoftojmë kur ju sërish mund të dilni aktivisht në komunikacion apo kur ju mund të punoni sërish në makina lëvizëse. Ju gjatë kësaj kohe nuk duhet të pini alkool dhe poashtu nuk duhet të merrni vendime të rëndësishme. Nëse keni temperatur të ngritur ( mbi 38°C ), dhembje apo skuqje në vendin e operacionit informoni menjëherë mjekun tuaj. Kjo vlen para posaçërisht nëse dhembjet e barkut shoqërohen me ankesa të jashtëqitjes ( kapsllëk, barkqitje), edhe nëse këto ankesa paraqiten disa ditë apo më shumë pas operacionit. Më të rejat » Këtu lexoni mbi risit dhe aktivitet më të reja në spital..... Shpallje» Këtu lexoni mbi shpalljet, konkurset, ofertat etj.... Festat» Spitali nuk punon në këto ditë ( punohet vetëm me kujdestari).... Mediat» Këtu lexoni mbi prezentimin e Spitalit në media..... Statistika» Këtu lexoni prezentimin e punës së spitalit në bazë parametrave dhe indikatorëve statistikor.....
Posted on: Tue, 12 Nov 2013 20:38:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015