Banorët e Basrës i janë drejtuar Ibrahim Ed’hemit duke i - TopicsExpress



          

Banorët e Basrës i janë drejtuar Ibrahim Ed’hemit duke i thënë: “All-llahu na ka premtuar se do të na i pranojë duatë, por duatë assesi nuk po na pranohen!” Ibrahimi tha: “Zemrat e juaja janë të vdekura në dhjetë pika, e për këtë shkak duatë nuk po ju pranohen: 1. Thoni se e njihni All-llahun , por nuk jeni duke e adhuruar atë; 2. Jeni duke e lexuar Kur’anin, por nuk jeni duke vepruar me të; 3. Thoni se e duani të Dërguarin e All-llahut , por nuk jeni duke vepruar sipas traditës (sunnetit) të tij; 4. Thoni se shejtani është armiku më i madh i juaj, por përsëri e pasoni atë; 5. Thoni se i frikoheni zjarrit të Xhehe-nnemit, por nuk veproni vepra, të cilat do t’ju kishin larguar nga ai zjarr; 6. Gjithashtu thoni se e doni Xhennetin, por nuk veproni vepra, të cilat do t’ju kishin afruar kah ai; 7. Thoni se vdekja është hak (e vërtetë e pamohueshme), por nuk po pregaditeni për të; 8. Jeni duke i zbuluar veprat e turpshme të tjerëve, ndërsa veten tuaj po e harroni; 9. Jeni duke i shfrytëzuar begatitë (ni’metet) e All-llahut duke mos e falënderuar Atë dhe 10. Shpesh po i përcillni të vdekurit nëpër varreza, por nuk po mirrni mësim nga kjo vepër!”
Posted on: Wed, 31 Jul 2013 20:28:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015