Banorët rreth Lazaratit jetojnë mes frikës dhe - TopicsExpress



          

Banorët rreth Lazaratit jetojnë mes frikës dhe terrorit 25/09/2013 Lazarati, fshati i njohur për kultivimin historik të kanabis sativa shfaqet vazhdimisht kërcënues për banorët e rrethinave të qytetit dhe fshatrave përreth. Kultivuesit që “mbrojnë” parcelat e mbjella me kannabis me armë po shkaktojnë një klimë terrori përgjatë orëve të natës kur të shtënat mbi qiellin e fshatit vazhdojnë për orë me rradhë. Pamundësia e shtetit për të marrë në dorë situatën në Lazarat, një fshat mjaft i vogël, ngre dyshimet se persona të fuqishëm dhe me pushtet nuk duan që zona të preket dhe kultivimi të vazhdojë. Në Lazarat konfirmohet prania e një arsenali të tërë armësh të të gjithë kalibrave. Të shtënat paralajmëruese mbi qiellin e fshatit gjatë mbrëmjeve janë bërë mëse të zakonshme. Banorë të lagjeve periferike dhe të sipërme të Gjirokastrës kanë denoncuar në polici mbërritjen e gëzhojave të armëve në oborret dhe banesat e tyre por “qitësit” mbeten të pacënuar. Stuhia e të shtënave bëhet më e shprehur sidomos gjatë periudhës së korrjes dhe ambalazhimit në fillim të vjeshtës, ndërsa fshati po vazhdon të grumbullojë të gjitha rezervat e armëve të ’97 për të siguruar mbrojtjen nga ndonjë kërcënim potencial. Paprekshmëria e Lazaratit ka sjellë trafikimin e tonelatave të marijuanës drejt vendeve fqinje, ndërsa sasitë e sekuestruara dyshohet të jenë shumë më të vogla nga ato të përfunduara në duart e tregtarëve të saj në vendet fqinje. / Top Channel
Posted on: Wed, 25 Sep 2013 22:35:51 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015